Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga ARTUR AJAZI
Zhvillimet dhe situata më e fundit në PD, kanë bërë që Lulzim Basha të mbledhë brenda një kohe të shkurtër sërish kryesinë e asaj partie, për të marrë vendime ?të mëdha?. Partia Demokratike do të mbledhë kryesinë të shtunën në orën 18:00 pasi grupi i punës ka mbledhur ?propozimet? për ndryshimet në statutin e PD. Mbledhja e kryesisë, sipas sekretarëve të Lulzimit, i paraprin mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Këto dy forume fantazëm, do të miratojnë statutin e ri (të panevojshëm) të PD që do i paraqitet për votim Kuvendit Kombëtar.
Në Kuvendin e PD të datës 28-29 prill, do të ketë ftesa edhe për kritikët e kryetarit Basha, thjesht për procedurë. Por ajo që të bie në sy në gjithë veprimtarinë e PD së Lulit, janë ditët e javës, ku spikatin e marta dhe e shtuna. Në një nga këto dy ditë të javës, Lulzimi dhe Ervini vendosin të mbledhin ose ?kryesinë?, ose mbledhjen e grupit parlamentar. Mjafton të kujtosh se edhe protestën më të fundit për ?bllokimin e rrugëve nacionale? Lulzimi e ka vendosur bashkë me Ervinin e tij, ta bëjnë të martën e 10 prillit, po ashtu edhe mbledhjen e radhës së asaj që ai e quan kryesi e partisë, e ka lënë pikërisht ta bëjë të shtunën.
Patjetër këto dy ditë të javës, duhet të jenë me ?ogur? për Lulzim Bashën, madje edhe për opozitarin më të ?flaktë? të asaj partie, Ervinin. Eshtë e habitshme që sa herë që vendi, ndodhet përpara një periudhe qetësie dhe pritshmërie drejt përmbylljes së procedurave të hapjes së negociatave, opozita kërkon patjetër një shkak për ?protesta? dhe trazira, për të risjellë kaosin dhe shkatërrimin. Mjafton të kujtojmë vitin e zi 1997, për ti risjellë në vëmëndje shqiptarëve frikën dhe ankthin e përjetuar, tek shohim çdo të martë dhe të shtunë, përpjekjet e atyre që duan me patjetër të rivijnë në pushtet me thirrje antiligjore. Mjafton të kujtojmë kushtrimin e Flamur Nokës dhe Ervin Salianjit, apo Strazimirit dhe ndonjë tjetri, për të menduar se kjo opozitë është krejt jashtë kontrolli.
Platforma e saj është e ndërtuar si një politikë kuturru, ku çdo thirrje dhe kushtrim sjell një shkatërrim dhe kaos, duke i imponuar vehtes dhe një pakice shqiptarësh idenë e ?përmbysjes së pushtetit mes dhunës?. Tek shikon Lulzim Bashën që ulet ?këmbëkryq? të martave me ?popullin? në mesin e rrugëve, çdo njeri normal mendon se ky kryetar partie nuk është ?lider? por një rastësi e politikës shqiptare. Lulzimi i ulur në rrugë mes ?popullit? si dikur Enveri, përpiqet dëshpërimisht ta kopjojë atë. Përplasja e fundit në sallën e Parlamentit me tendencë bllokuese, duke nxjerrë në vijën e parë figura të konsumuara politikisht të Partisë Demokratike, u tregoi edhe njëherë shqiptarëve se si mund të ishte qeverisja e asaj partie , që për 8 vjet ishte e mbushur me mediokër, të korruptuar dhe të pangopur në prona dhe para.
Por pavarsisht se çfarë do të vendosë mbledhja e kryesisë, apo dhe mbledhjet e tjera të grupit parlamentar të PD që Lulzimi i mban ose të shtunave ose të marten, një gjë është e sigurtë, ndryshimi i statutit të asaj partie nuk ka fare rëndësi. Pranimi i gjoja ?propozimeve? për ndryshimet e statutit të partisë, janë thjesht makinacione të Lulit dhe beniaminit të tij Ervin, për të krijuar terrenin e duhur dhe për ti mbushur mëndjen demokratëve se ?PD po hapet, por mbushet me të rinj?. Hapja e Partisë Demokratike i ngjet një iriqi, që sa herë ngacmohet ai mblidhet dhe bëhet më hermetik. Kjo ndodh edhe me atë parti, e cila ka vendosur që aksionet opozitare ti konturojë dhe përcaktojë në dy ditët e javës, të martave dhe të shtunave, dhe natyrisht duke u tallur me sentimentet e atyre mijëra demokratëve që presin më kot, se ndoshta një ditë Lulzim Basha do të reagojë.
Sa herë Lulzimi deklaron ?hapjen e PD? apo sa herë ai shpall përmes Ervinit të tij ?konkursin? e propozimeve të reja për ndryshim statuti, aq më shumë kjo parti largohet nga realiteti duke u zhytur thellë në mjerim politik. Kjo evidentohet edhe më shumë tani, në prag të mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të asaj partie. Të vetmet simbole me të cilat PD krenohet se ?po bëjmë opozitë të fortë? sot ndoshta janë e marta dhe e shtuna, pasi simbolikat e tjera të saj, kanë kohë që janë fshirë për të mos u ringjallur kurrë .
Pas sulmit të SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Francës, të c...
Sekuestrohen pasuri e paluajtshme, pallate në ndërtim , leje...
Pas deklaratës së deputetit të Partisë Demokratike, Bardh Sp...
Që prej ditës së sotme, Muzeut të Forcave të Armatosura i ës...
Djepi i kulturës, por edhe nacionalizmit në Shqipëri, Shkodr...
Një çantë e dyshimtë është konstatuar në parkingun nëntokëso...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar di...
Pas sulmit të SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Francës, të ci...
Dikur sulmonte ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa sot ës...
Pas tensionit në sallën e Parlamentit, ditën e enjte, ka rea...
Partia Demokratike ka organizuar një protestë kundër përfshi...
Pas TVSH-së së vendosur nga qeveria, kundër biznesit të vogë...
Në krah të shteteve të cilat kanë mbështetur ndërhyrjen usht...
“SHBA dhe aleatët e saj nuk kanë prova për sulmin me armë ki...
“Kuvendi po miraton në fshehtësi projektligjin e Soros për t...
Mëngjesin e sotëm, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, kanë n...
Pas sulmit me armët kimike, të cilët u përdorën nga ushtria ...
Tre automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në qytet...
Pas deklaratës së dhënë në një intervistë për “ABC News”, se...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të gazetave për ditën e...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...