Protesta e 46 kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Presidenti Ilir Meta në një intervistë për ?Albanian Daily News? ka folur mbi zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, që do të mbahen më 13 prill 2018. Kreu i Shtetit shqiptar theksoi se po ndjek me vëmendje dhe interes të veçantë.
?Të dy vendet tona sot janë anëtare e partnere të ngushta në NATO dhe kanë orientim të qartë e të vendosur evropian. Për këto arsye shumë thelbësore jemi shumë të interesuar që zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi të zhvillohen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe mos të cenohen apo ndikohen nga aktorë që prej kohësh po punojnë për destabilizimin e vendeve të rajonit dhe dëmtojnë të ardhmen euroatlantike dhe evropiane të tij?, u shpreh Presidenti Meta.
Ai tha se popullsia shqiptare në Mal të Zi është një faktor shumë i rëndësishëm për unitetin dhe stabilitetin e vendit
Mali i Zi, më 15 prill do të ketë zgjedhjet Presidenciale. Si e shihni klimën e përgjithshme parazgjedhore, kur gjithnjë e më shumë janë shtuar shqetësimet për presione nga aktorë të tretë?
Po i ndjek me shumë vëmendje dhe interes të veçantë zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, pasi për ne Mali i Zi nuk është thjesht një vend fqinj i drejtpërdrejtë, por është një vend me të cilin kemi ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera. Marrëdhëniet midis dy vendeve tona sot konsiderohen si shembull bashkëpunimi në rajon.
Të dy vendet tona sot janë anëtare e partnere të ngushta në NATO dhe kanë orientim të qartë e të vendosur evropian.
Për këto arsye shumë thelbësore jemi shumë të interesuar që zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi të zhvillohen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe mos të cenohen apo ndikohen nga aktorë që prej kohësh po punojnë për destabilizimin e vendeve të rajonit dhe dëmtojnë të ardhmen euroatlantike dhe evropiane të tij.
Sigurisht që organizata që monitoron zgjedhjet është OSBE-ja, ku Shqipëria është anëtare aktive, por siç theksova edhe më lart, për shkak të fqinjësisë, pranisë së shqiptarëve atje dhe interesit për ta zhvilluar më tej bashkëpunimin rajonal, i ndjekim me shumë vëmendje këto zgjedhje.
Duke qenë se jemi fqinjë të drejtpërdrejtë dhe një pjesë e popullsisë së Malit të Zi është shqiptare, si i shihni prononcimet e deritanishme të kandidatëve për President?
Shqiptarët në Mal të Zi kanë qenë dhe janë një faktor shumë i rëndësishëm për unitetin dhe stabilitetin e vendit dhe ky rol i tyre është vlerësuar shumë si nga aktorët ndërkombëtare ashtu edhe nga drejtuesit dhe politikanët malazezë.
Fushata elektorale kudo ka elementët e saj dhe platformat e kandidatëve synojnë maksimalizimin e votës përmes atyre që premtojnë.
Por mendoj se shqiptarët në Mal të Zi janë shumë të interesuar, në veçanti për statusin dhe respektimin e të drejtave të tyre legjitime dhe jam i sigurt se ata do të bëjnë dallimin e qartë midis kandidatëve që kanë kontribuar për ta dhe atyre që retorikën nacionaliste apo antishqiptare e kanë bërë pjesë të platformave të tyre.
Cili do të ishte interesi më i mirë i shqiptarëve në këto zgjedhje dhe cilin kandidat mendoni se ata do të mbështesin?
E theksoj edhe njëherë se shqiptarët në Mal të Zi e ndjejnë, e dinë dhe kuptojnë më mirë se kushdo tjetër se cili prej kandidatëve i ka përmbushur dhe përmbush më së miri aspiratat dhe të drejtat e tyre. Nuk ka qenë një proces i lehtë dhe as i përfunduar.
Personalisht mendoj se kandidati që i ka vendosur dhe forcuar lidhjet miqësore e të bashkëpunimit midis shqiptarëve dhe malazezëve dhe ka ndikuar në mënyrë të qenësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, është zoti Millo Gjukanoviç.
Mikpritja dhe mbrojtja që zoti Gjukanovic u ofroi në Malin e Zi mijëra shqiptarëve të Kosovës të shpërngulur nga gjenocidi i Milloshevicit mbeten të paharruara për shqiptarët kudo në rajon e në botë.
Njohja e shpejtë e pavarësisë së Kosovës prej Malit të Zi ka qenë një tjetër tregues i përkushtimit të tij për fqinjësi të mirë dhe stabilitet.
Konstruktiviteti i tij për të zgjidhur në mënyrë të hapur e të drejtë çështjen e demarkacionit me Kosovën është tregues i vizionit të tij evropian.
Gjykanoviç mendoj se i përfaqëson më mirë se kushdo interesat shqiptarëve në Mal të Zi, si dhe është një prej kandidatëve me më shumë eksperiencë në drejtimin e Malit të Zi dhe që ofron garanci reale në përmirësimin e klimës së bashkëpunimit rajonal.
Njëri prej kandidatëve, në platformën e tij elektorale ka bërë të qartë se nëse do të fitojë do të rishikojë njohjen e pavarësisë së Kosovës, por edhe anëtarësimin në NATO të Malit të Zi. Si i vlerësoni këto qëndrime dhe çfarë impakti/ndikimi mund të kenë në kuadër të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe për rajonin?
Kandidatët, kudo ata qofshin në rajon e që kërkojnë kthimin e vendeve tona prapa në kohën më të errët të konflikteve nuk kanë të ardhme.
Pavarësisht sfidave e kërcënimeve, rajoni ka hyrë në një fazë të re bashkëpunimi e mirëkuptimi dhe agjenda evropiane dhe euroatlantike dominon përgjithësisht agjendën politike të shumicës dërmuese të vendeve tona dhe gëzon mbështetjen më të madhe popullore.
Pas ankimimit të bërë ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llall...
Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe Lëvizje...
Në vitin 1999 pas një përplasje me Sali Berishën, Genc Pollo...
Shpesh na rastis që hyrja për në ambjentin e brendshëm të sh...
Që prej zgjedhjes së Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokr...
Një histori e pazakontë ka ardhur sot në studion e emisionit...
Ditën e nesërme kryeministri Edi Rama do të shkojë në Shkodë...
Emri i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako është lakua...
Është ndoshta hera e parë në histori, që nga krijimi i parti...
Agron Gjekmarkaj, një nga penat më me vlerë të së djathtës s...
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Moti me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme; më të ...
Ora Botërore e Varfërisë mundëson një përllogaritje në kohë ...
DASHI21. mars – 20. prill Ju po jetoni një fazë energjie të...
Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se do të nisë...
Tre persona janë ndaluar ditën e sotme teksa po tentonin të ...
Deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja, ka reaguar pas sit...
Thotë se është e zhgënjyer nga trupa diplomatike që funksio...
Ish Drejtori i Tatimeve, Petrit Ago lëshoi një deklaratë të ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...