FOTOLAJM/ Pankartat "pikante" në protestën e 46 kundër qeverisë
Vijon protesta e 46 para Kryeministrisë. Protestuesit vijo...
Vijon protesta e 46 para Kryeministrisë. Protestuesit vijo...
Agron Gjekmarkaj, një nga penat më me vlerë të së djathtës sot, një javë më parë në një editorial të tij, ai kërkoi që demokratët ta falin Bashën për një ditë dhe të ishin në krah të tij.
Shkrimi i tij ndoshta ka qënë më i lexuari i ditës. Edhe servilët e Lulit që vjellin vrer ndaj kritikëve ishin të lumtur nga editoriali i profesorit të Universitetit të Tiranës dhe një prej analistëve më të fortë dhe të qartë që ka e djathta sot.
I lumtur ishte edhe Edmond Spaho me editorialin e Agron Gjekmarkajt, por sot pas një jave Agroni e meriton një përgjigje, të hapur dhe pa asnjë kompleks siç kërkon vetë ai.
?Opozita e tejkaloi kompleksin e vet dhe u vu pak vonë por më mirë vonë se kurrë në krye të kësaj lëvizjeje. Ajo ka shpallur një proteste për të enjten. Nëse nuk do të isha pedagog dhe nuk do të kisha detyrim e mësimdhënies nesër do të isha në krah të Lulzim Bashës pa ju hequr një presje qëndrimeve të mia ndaj tij. Vetëm nesër gabimet e Bashës fshihen. Të gjithë ata që fyhen nga metodat fashiste duhet të jenë me të së paku nesër?.- shkruan Gjekmarkaj në editorialin e tij.
Sot pas tetë ditësh profesori duhet të na japë një përgjigje. Sa është i kënaqur me mosbindjen civile të Lulzim Bashës? Pas një jave kemi parë gjithçka. Një protestë thuajse të dështuar që mbaroi para afatit. Asnjë aksion apo veprim opozitar që prej asaj dite deri të enjten e djeshme. Po i pëlqeu profesorit le t?ja pranojmë edhe protesten e biznesit të vogël, që në fakt mbyllen qepenat tregjet që nuk i përfshin taksa 20%, dhe të gjitha bizneset e tjera ishin të hapura.
Lulzim Basha, i nderuar Gjekmarkaj, e rrëmbeu dhe e fiku zjarrin e Kukësit. Të jesh i bindur se çatisë do ti dilte tymi nëse Luli dhe të tijtë nuk do ti fusnin hundët në atë reagim qytetar. Edhe protesta e biznesit të vogël do të ishte më e fortë dhe më masive nëse nuk do të hynte Luli dhe Monika.
Teatri i djeshëm në Kuvend ishte aksion me miell dhe me ujë dhe ne si shqiptarë kemi parlamentin që meritojmë, qeverinë që meritojmë, por edhe opozitën që meritojmë.
Pas tetë ditësh të vjen të zgërdhihesh me mosbindjen civile. Luli paguan dritat, ujin dhe taksat. Shkon në parlament, nuk i dorëzon mandatet dhe Basha në krah ka intelektualë të shquar si çuni i Fahri Balliut, Ervin Salianji që bëjnë badigardin e Bashës dhe janë gati të kacafyten dhëmbë për dhëmbë me Edi Ramën. Pse kjo është mosbindja civile profesor?
Po të japim edhe një argument të fundit pse ti s?duhet të jesh jo një ditë, por asnjë sekondë me Lulzim Bashën.
Opozita ka katandisur si mos më keq, sepse ka një kryetar të paaftë, mashtrues dhe të pabesë. Ka në krye njeriun që i urren demokratët, njeriun që shkatërroi elitat dhe intelektualët e PD dhe e mbushi me horra e servilë të pa vlerë dhe pa peshë në politikë.
Të braktisi ty, të tradhëtoi ty dhe çdo demokrat dhe veprimi i tij nuk është thjeshtë lista e zgjedhjeve të qershorit. Por, gjithçka ka filluar shumë herët. Edhe atëherë kur ti ishe miku i tij dhe e mbështesje. Ai ka punuar çdo ditë me një qëllim të vetëm, të mbajë karrigen dhe vulën e kreut të PD, dhe sot është kryetari me kuotat më të ulëta në historinë politike të Shqipërisë.
Në të gjitha sondazhet, Basha është 5-7 pikë poshtë Partisë Demokratike. Dhe pse ti e mbështete një ditë, ai nuk i ngrit dot.
Duke gatuar byrek në parlament e duke ndarë tepsinë me Ramën e Moniken, Lulzim Basha është kthyer në ?zjarrfikësin? e urrejtjes popullore ndaj Edi Ramës.
Prandaj Lulzim Basha duhet hequr një orë e më parë dhe nuk duhet mbështetur më asnjë sekontë. Sa më shpejt të largojmë Bashën, po aq shpejt do bjerë edhe Rama. Në të kundërt le të shijojmë teatrin e përditshëm, mjerimin e shqiptarëve dhe pasurimin e Lulzim Bashës me paratë e Edi Ramës./ Elvi FUNDO-CNA.al
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Moti me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme; më të ...
Ora Botërore e Varfërisë mundëson një përllogaritje në kohë ...
DASHI21. mars – 20. prill Ju po jetoni një fazë energjie të...
Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se do të nisë...
Tre persona janë ndaluar ditën e sotme teksa po tentonin të ...
Deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja, ka reaguar pas sit...
Thotë se është e zhgënjyer nga trupa diplomatike që funksio...
Ish Drejtori i Tatimeve, Petrit Ago lëshoi një deklaratë të ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është e ftua...
I përfshirë në debatin e emisionit “360 Gradë”, ku pjesë dis...
Ish-kryeministri Sali Berisha në studion e ‘ABC News’ ka kom...
Eksperti i ekonomisë, Olti Rrumbullaku, duke folur për “Të P...
Pedagogu Arlind Qori i qenë present në emisionin”360 Gradë”,...
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur...
Një debat me tone të ashpra është shoqëruar debati i mbrëmje...
Në kuadër të turit të vet ballkanik, ministri i Jashtëm grek...
Një ngjarje e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur në kry...
Në një lidhje të drejtëpërdrejtë në emisionin “Studio e Hapu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...