web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Khloe Kardashian në prag të lindjes, zbulohet videoja e tradhëtisë së partnerit të saj Tristan Thompson

11 Prill 2018, 20:30, Lifestyle CNA

Nuk dihet se si do ta justifikojë këtë video por duket qartë se Tristan Thompson e ka tradhëtuar Khloe Kardashian jo me një por me dy femra.  Kjo ka ndodhur disa muaj më parë kur partnerja e tij ishte 3 muajshe shtatzënë.

TMZ ka publikuar videon e regjistruar me 7 tetor të 2017-tës në një hookah lounge pranë Washington D.C. Tristan duket me 3 vajza një prej të cilave duket duke u puthur me babain më të ri.

Përveç puthjeve njëra nga vajzat e tërheq  Tristanin duke i vendosur kokën në gjoksin e saj. Videoja u regjistrua një natë para se Cleveland Cavaliers të luante me Magjistarët e Washingtonit.

Por sikur mos të mjaftonte kjo një javë më parë një tjetër video e Tristan i cili u pa teksa hyri në hotel me një fëmër është publikuar nga TMZ dhe thuhet se është një nga vajzat që ai shkëmbeu puthje disa muaj më parë. Duket se Khloe nuk do ta ketë të lehtë të përballojë gjithë këtë trysni e aq më pak tani që pritet nga dita në ditë të lind vajza e tyre e parë./CNA

 





Lajmet e fundit nga