Nis protesta e pestë e qytetarëve në Tiranë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Janë tre lëvizje, reforma apo aksione të qeverisë Berisha nga viti 2009 deri në vitin 2013, që Lulzim Basha dhe Partia Demokratike po përpiqet t’i mohojnë, ndërsa qeveria ia faturon paraardhësve të saj.
Dy prej tyre janë aktuale dhe tema mjaft të nxehta, të tretën po e sjellim si shembull që shqiptarët ta dinë nga sot, meqenëse asnjëra palë nuk flet.
Taksa e “Rrugës së kombit”, një nga temat aktuale më të forta, është filluar si procedurë në kohën e qeverisjes së Berishës, u projektua për tu vendosej në vitin 2011, nuk u vendos për shkak të zgjedhjeve. Më pas, pas darkës së ngjalave, Meta-Rama, në Gjirin e Lalzit, procedura u ndalua sepse po vinin zgjedhjet e vitit 2013.
Të gjitha palët, PD, PS dhe LSI, që nga Kryeministri deri te çdo ministër tjetër, përfshi këtu, Lulzim Bashën, Edmond Haxhinaston, Sali Berishën, Edi Ramën dhe Ilir Metën, në këto 9 vite kanë provuar se taksa e Rrugës së Kombit është e nevojshme dhe të gjithë kanë qenë dakord.
Në lidhje me investimin një argument është taksa “e zhdukur Majko”, ku u mblodhën rreth 35 milionë euro, por në vitin 2005 kur PD erdhi në pushtet nuk gjeti asnjë lek. Qeveria “Berisha” mori vendimin politik për një investim që fillonte tek rreth 460 milionë euro, shkoi në rreth 1.2 miliardë dhe ende sot e kësaj dite nuk ka përfunduar, kërkon të paktën 200 milionë euro të tjera investime.
Të gjitha palët politike, përfshirë dhe shumicën e qytetarëve, janë pro taksës në “Rrugën e Kombit” dhe diskutimi tashmë bëhet mbi shumën.
Vlera e saj mund të kërkojë debate, por qeveria aktuale e quan taksë plus tarifë për investimin. Në fakt Rruga e Kombit, prej gati 9 vitesh nuk njeh asnjë investim dhe kërkon ende 200 milionë euro të tjera për tu përfunduar. Filloi tek Berisha, e mbështeti Meta, po e implementon Rama.
Një temë tjetër e nxehtë është ajo e TVSH-së 20% për biznesin. Dikush thotë se rrit kostot, dikush thotë se do të rrisë çmimet, por le ta shohim në një tjetër këndvështrim.
Tregjet që sot mbyllin qepenat, sipas Edi ramës janë jashtë skemës, por Kryeministri nuk mund të fshihet pas gishtit. Ai mund të kërkojë formalizimin e tregut për të kontrolluar më të mëdhenjtë, por duhet ta ndalë kryebashkiakun e Tiranës i cili është personi që sot në kryeqytet, disa taksa i ka 10-fishuar, disa taksa i ka 100-fishuar apo 1000-fishuar. Për biznesin e vogël, TVSH 20% nuk është asgjë krahasuar me shkuljen e dhëmbëve që i bën biznesit Veliaj dhe Bashkia e Tiranës, i cili ka edhe taksë përmbi taksë, siç është ajo e arsimit.
Edhe këtu në këtë rast, të gjitha palët kanë qenë dakord. Reforma ka filluar në qeverinë e ish-kryeministrit Berisha, ku pragu u ul nga 8 në 5 milionë lekë të reja. Ulja e tek 2 milionë është një reformë fiskale që nuk ka filluar sot, ka filluar në kohën e qeverisë Berisha kur ajo qeveriste me LSI-në, dhe kjo e fundit e mbështet, megjithëse Basha e mohon sot, duke tentuar të fitojë kredo politike.
E treta le të jetë një informacion për të gjithë ata që nuk e dinë, që nesër kur të shohin traun tek rruga Tiranë-Elbasan, ndoshta do të jenë më shumë në protestë. Ky investim me një projekt rreth 300 milionë euro, që në fillimin e saj e ka të përcaktuar vendosjen e traut. Paralel me fillimin e investimit, në vitin 2013, u asfaltua i plotë dhe u investua edhe në rrugën e vjetër të Kërrabës. Që banorët e Elbasanit, Librazhdit, Përrenjasit, Pogradecit, Korçës, Devollit dhe Kolonjës, nesër të mos çuditen dhe ë mos kenë asnjë revoltë, duhet ta dinë që autostrada Tiranë-Elbasan është me taksë dhe me rrugë alternative, të cilën e sulmonte Rama dje, e pranonte PD dhe LSI, dhe do ta implementojë vetë Rama nesër.
Një reformë fiskale dhe dy trarë që kanë filluar dje, po implementohen sot dhe do të vazhdojnë edhe nesër. Me shumë gjasa jo me Bashën kryeministër, por me çdo Kryeministër tjetër që do të vijë pas Ramës dhe shumë të tjerëve që do ta pasojnë. Shqipëria do të ketë më shumë trarë në rrugët e saj. I pëlqen apo si pëlqen Ramës, Bashës apo Metës.
Kjo është e vërteta që kanë frikë t’ua thonë shqiptarëve në sy, pasi kanë frikë nga kostot e tyre politike. /CNA.al
Shtypi i shkruar serb është zgjuar këtë të martë i gjithi me...
Pushtimi i Shqipërisë nga Italia në 7 prill 1939 shënoi fund...
Ministri i jashtëm grek Nikos Kocias nis një turne diplomati...
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe kryetarja...
Mjekët dhe specialistët e rinj edhe më tej e presin pagën e ...
Bashkësia e komunave serbe do të formohet në përputhje me li...
Një i ri 28-vjeçar është gjetur i varur në një pemë në fshat...
Në dallim, prej kryeprlamentarit Talat Xhaferi, i cili ka nj...
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në godinën e Ministrisë s...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i ftuar në studi...
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se Prok...
Kriza financiare që ka përfshirë Postën ka bërë që kjo ndërm...
Procesi mësimor nesër do të vazhdojë në mënyre të rregullt, ...
Shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Driton Gashi e ...
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe,...
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, ...
Pas qarkut të Beratit dhe Korçës, tashmë dhe në atë të Fieri...
Policia ka arritur të vërë në pranga një 54-vjeçar nga grek ...
Gjykata e Durrësit ka vendosur pezullimin nga detyra për për...
Një 47-vjeçar raportohet të ketë humbur jetën ditën e sotme ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...