Balla reagon ndaj Athinës: Narta është tokë shqiptare, autoktone
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...
Koordinatori i Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, ka reaguar pas publikimit nga Judical Watch, të dosjes mbi përpjekjet e Soros për të instaluar një regjim autoritar të Ramës me anë të reformës në drejtësi.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai ka publikuar një shkrim të tij për “Gazeta SHQIP”, 3 vite më parë, bashkëngjitur me të cilin shkruan:
“Te dashur miq! Pas publikimit nga Judicial Watch, te dosjes mbi perpjekjet e Soros per te instaluar nje rregjim autoritar te Edi Rames nepermjet ?reformes ne drejtesi?, po ripublikoj nje shkrim timin te vitit 2015 mbi kete ceshtje! Eshte e njejta teze, por si rendom ne Shqiperi, duhet ta thone te huajt dicka qe te besohet! Megjithate hetimi i Judicial Watch eshte nje kontribut i jashtezakonshem per zbardhjen e masakres me te ashtuquajturen ?reforme?! P.S. Nje kontribut te madh ka dhene ne kete debat Avokati Altin Goxhaj , Ylli Manjani dhe disa ish deputete te PD qe sot konsiderohen ?armiq? si Topalli, Imami etj., nga kryetari i PD Lulzim Basha!” /CNA.al
Shkrimi i botuar në vitin 2015:
REFORMË APO KUNDËRREFORMË NË DREJTËSI?
Progresraporti i fundit i BE-së për Shqipërinë nxori në pah edhe një herë problemet serioze që ka vendi ynë në raport me të ardhmen e duhur. Të duhur në kuptimin e vlerave demokratike dhe respektimit të të drejtave e lirive themelore të njeriut. Drejtësia, prona private, korrupsioni, krimi i organizuar dhe së fundmi kriminalizimi i politikës dhe administratës publike, përbëjnë jo vetëm pengesën e fundit për të nisur negociatat për anëtarësim në BE. Janë në fakt, në një pikëpamje historike, ndarja me tranzicionin dhe takimi me zhvillimin; ikja nga një e kaluar pafund; ?kalimi i urës? së vuajtjeve. Por ndërkohë, ngjarjet e Parisit e eklipsuan këtë thirrje të BE-së për vëmendje serioze ndaj çështjeve që janë thellësisht tonat e më pas të Brukselit apo Uashingtonit.
E meqenëse në raport çështjet kritike apo prioritetet ishin pesë, po të analizohen ftohtë dhe arsyeshëm ato janë vetëm një! Më saktë, të lidhura pazgjidhshmërisht vetëm me një çështje: reformën në drejtësi. Aq të përfolur, pritur, mirëpritur, shtyrë e banalizuar pa fund. Diçka si Prometeu dhe Sizifi njëkohësisht. Të mbetur mes dy ?miteve? si shoqëri jemi të detyruar të zgjedhim njërën. Dështimin e radhës si Sizifi ose ?zjarrin? e Prometeut për të zgjidhur çështjen e pronës, korrupsionit, dekriminalizimin dhe vendosjen e rregullit të ligjit ndaj vrasjeve, trafiqeve, grabitjeve të dhunshme e kështu me radhë. Për rrjedhojë, të detyruar nga këto kushte, presioni i Brukselit dhe i publikut njëkohësisht, mazhoranca ka nisur një përpjekje për të vënë dorë në sistemin e drejtësisë. Si gjithnjë, në këto raste, në mënyrë të njëanshme, të fshehur nga publiku, e më keq akoma dhe nga pjesa jo-PS e koalicionit qeverisës. Largimi i Naços dhe zëvendësimi i tij me Manjanin, një anti-Ramë ?par excellence?, është dhe dëshmia e pathënë e kësaj historie me shumë dritëhije. Por defekti i madh i këtij procesi nuk është ky, po reforma e propozuar nga PS-ja. Një draft që parashikon ngritjen e disa njësive të reja, këshilla dhe komisione, që do të marrin atributet e KLD-së, Këshillit të Prokurorisë, dhe do të konkurrojnë ose asimilojnë rolin e Presidentit të Republikës apo Prokurorit të Përgjithshëm etj., e që do të jenë nën pushtetin e drejtpërdrejtë apo të tërthortë të mazhorancës. Kjo në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Pra, me pak fjalë, jemi përballë një ?revolucioni? në drejtësi, zhbërje të sistemit të kontrollit dhe balancës mes pushteteve, në favor të mazhorancës, e akoma më keq të qeverisë. Dy trupa kushtetuese që, prej ndryshimeve të vitit 2008 janë shndërruar në një trupë pushteti të vetme. E gjitha kjo ?rrëmujë e qëllimshme?, nën një moto satirike, mund të përshkruhej papërgjegjshmërish me fjalët: ?e çfarë problemi ka këtu??!
Por, meqenëse drejtësia është problemi i problemeve, thembra e Akilit, boshti i sistemit, sigurisht nuk na mjafton një ?Portokalli?, por një sens kushtetues demokratik që garanton ndarjen e pushteteve. Kontrollin dhe balancimin e tyre, të cilat të mos e nxjerrin qytetarin të shtrydhur nga ?morsa? e mazhorancës dhe arbitraritetit të njohur historikisht, por t?i garantojnë atij se jeta, prona, aktet dhe bindjet e tij të mos të përcaktohen nga ?lart?, por të jenë fryt i vullnetit të tij të lirë, bindjeve dhe veprimeve të përgjegjshme. Përndryshe rrezikojmë që nga regjimi koorporatist i drejtësisë së sotme, të biem në një regjim të nënshtrimit ndaj Leviatianit qeveri. E qeveritë për nga tradita, refleksi apo dëshira e drejtuesve për pushtet, kanë zakonin recidivist të arbitraritetit dhe arrogancës. Siç shkruante lordi Acton, ?pushteti korrupton, ai absolut korrupton absolutisht?! Siguria juridike e qytetarëve po ashtu rrezikohet edhe nga individët e tjerë e jo vetëm nga qeveria. Ashtu siç investitorët e huaj nuk mund të joshen, por vetëm të tremben e të largohen në kushte të tilla, ku nuk qeveris ligji, por individët me pushtet apo aftësinë për të korruptuar. E meqë kriteri ekonomik i BE-së është tejet i rëndësishëm, një drejtësi e varur e jo e pavarur, nuk mund të jetë as eficiente dhe as e drejtë.
Ndaj, drafti i qeverisë në këtë kuptim shtyn më shumë drejt kundërreformës sesa reformës. E për këtë s?kemi nevojë, aq më tepër nëse shfrytëzohen emocionet e publikut të përkthyera keq në zyrat e qeverisë, si uri për ?jakobinizëm?. Në pritje të Komisionit të Venecias, parimet mbeten të palëvizshme dhe konsekuente. Kjo reformë, nëse merr formën e kundërreformës, më mirë të mos bëhet. Përndryshe, ruajtja e balancave mes pushteteve mbetet e vetmja rruge për t?u përshkuar. Ajo rrugë nëpër të cilën ka ecur bota e zhvilluar perëndimore. Eksperimentet nuk kemi pse t?i përsërisim pikërisht ne, një shoqëri e dërrmuar nga komunizmi dhe tranzicioni i gjatë. Nuk kemi as mbret për të vrarë e as revolucion për të bërë. Këto çështje kanë hyrë në histori në vitin 1990 dhe më 1998-n me Kushtetutën e miratuar atë kohë, e nuk kemi pse t?u kthehemi edhe një herë.
Orët e vona të 8 prillit 2017, Artan Cuku ish-drejtues i lar...
Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, avokati Spartak Ngjela ka ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Roskovec t...
Autoritet gjermane kanë arritur të parandalojnë një tjetër s...
Koordinatori i Partisë Demokratike, Dritan Shano, ka shpërth...
Para ditësh koordinatori i PD, Dritan Shano, shfaqi hapur që...
Koordinatori i Partisë Demokratike, Dritan Shano, ka reaguar...
Rikthehen reshjet e shiut në disa zona të Shqipërisë. Kështu...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në rrjetet socia...
Pasuria kreut të shtetit, Ilir Meta, të paktën ajo e deklar...
CNA.al, uron sot të gjithë besimtarët orthodhoksë. Gëzuar Pa...
Në qershor 2016, Këshilli Kombëtar i Territorit i udhëhequr ...
Abuzimet me pronat në bregdet ndër vite janë kthyer në një p...
Çuditë me pronat në bregdetin shqiptar nuk kanë të mbaruar. ...
Ditën e sotme ka një incident është regjistruar në Prokuror...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje p...
Para rreth dy orësh, një grua ka sulmuar me gurë Prokurorinë...
Pas procedimit të deputetëve të opozitës, nën akuzën e se ka...
Pas procedimit të deputetëve të opozitës, nën akuzën e se ka...
Pas vizitës që zhvilloi një javë më parë në Shqipëri, raport...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...