“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
CNA.al, uron sot të gjithë besimtarët orthodhoksë. Gëzuar Pashkët! Krishti u Ngjall!
Pashka, ose festa e Ngjalljes, në Kishën Orthodhokse, do të thotë Kalim. Kjo është Dita e Zotit shpallur nga profetët e shenjtë të Perëndisë, “dita që ka bërë Zoti” për gjyqin e tij mbi të gjithë krijimin, dita e fitores së tij finale dhe të përjetshme. Kjo është Dita e Mbretërisë së Perëndisë, dita “që nuk ka natë” sepse “llamba e saj është Qengji”. kremtimi i Pashkës në Kishën Orthodhokse, nuk është thjesht një dramatizim historik i ngjarjes së Ngjalljes së Krishtit siç është treguar në Ungjill. Nuk është një paraqitje dramatike e “mëngjesit të parë të Pashkës”.
Një urim të veçantë për besimtarët orthodhoksë vjen dhe nga Kryepeshkopi Anasats Janullatos.
?Siç më dërgoi ati, edhe unë ju dërgoj ju? (Jn. 20:21)
Jeta adhuruese e Orthodhoksëve kulmon në të kremten e tërëndritshme të Ngjalljes së Krishtit. Pa Ngjalljen, predikimi i Ungjillit përfundon në një kod të dobët rregullash morale. Apostull Pavli na e thekson me guxim të madh këtë të vërtetë: ?Edhe nëse nuk u ngjall Krishti, pa fjalë, predikimi ynë është i kotë, dhe besimi juaj i kotë? (1Kor. 15:14). Dinamika e mesazhit të krishterë përmblidhet në fjalët ?Krishti u Ngjall?. Ngjallja e Krishtit shpall fuqishëm tejkalimin e vdekjes: ?U varrosëm pra, bashkë me të me anë të pagëzimit në vdekjen, që, siç u ngjall Krishti prej së vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne të ecim në jetë të re? (Rom. 6:4). Krishti i Ngjallur, i Cili dërrmoi pushtetin e vdekjes, vazhdon të shpërbëjë çdo lloj fryme frike, padrejtësie, urrejtjeje, zhgënjimi.
Kisha Orthodhokse nuk synon ta imponojë këtë të vërtetë me argumentime shterpë, por e kthen në festë, e shijon, e jeton dhe e shpall: ?U ngjall Krishti prej së vdekurish, duke zgjidhur vargonjtë e vdekjes; ungjillëzo, o dhé, gaz të madh? (shën Joan Damaskini). Ajo i fton shpirtrat e besimtarëve me ritëm lavdërues që të ripërtërihen, të lulëzojnë sërish, të shtojnë fuqitë e brendshme, të intensifikojnë përpjekjen e tyre shpirtërore.
Por e kremtja nuk kufizohet vetëm në shpalljen e lajmit, ajo shkon më tej, drejt një ftese mahnitëse. Kjo ftesë u formulua nga Vetë Krishti në takimin e parë, pas Ngjalljes, me nxënësit e Tij: ?Siç më dërgoi ati, edhe unë ju dërgoj ju? (Jn. 20:21). Ditët që i paraprinë Ngjalljes, ishin të mbushura me vuajtje e pasiguri dhe nxënësit ishin zhytur në dëshpërim e zhgënjim. Me gjithë këto, Krishti i Ngjallur nuk kufizohet vetëm në shpalljen e fitores së Tij mbi padrejtësinë, urrejtjen, madje edhe mbi vetë vdekjen, por i fton ata në diçka unikale: të bëhen pjesëmarrës në veprën e Tij, në përpjekjen për sundimin e drejtësisë, pajtimit, dinjitetit, solidaritetit.
Kjo ftesë, njëkohësisht porosi dhe premtim, u drejtohet apostujve, mbarë Kishës. Ngjarjet shpëtimtare të Kryqit dhe të Ngjalljes duhet të bëhen të njohura në tërë botën: ?Shkoni, pra, dhe mësoni të gjitha kombet? (Matth. 28:19). Ky mision shumëdimensional, i është ngarkuar Kishës, Trupit Mistik të Krishtit, gjatë gjithë shekujve. ?Siç më dërgoi ati, edhe unë ju dërgoj ju?.
Nga ky çast, ?Kisha, që është Një, e Shenjtë, Katholike dhe Apostolike?, së cilës i takojmë, nuk jeton vetëm për vete. Gjithçka që ajo është, që zotëron dhe gjithçka që ofron, është e destinuar për mbarë njerëzimin, për lartësimin dhe ripërtëritjen e botës. Kisha nuk ka të drejtë të bëhet një shoqëri fetare e mbyllur ?shpresëtarësh?, ku, në mënyrë ekskluzive, vetëm këta i shijojnë dhuratat e Perëndisë. Ajo mbetet në mënyrë diakronike komuniteti eukaristik i besimtarëve të Krishtit që, duke rrezatuar dritën e Tij, kremton përvojën e Ngjalljes, të fitores mbi vdekjen. Kisha, me anë të kësaj të vërtete, i jep kuptim jetës së njeriut, e gjallëron dhe e transformon me liri dhe dashuri.
Të gjitha qelizat e Trupit kishtar, të gjithë ne besimtarët, ftohemi të marrim pjesë në këtë detyrë që na e ka ngarkuar Perëndia, sipas mundësive, dhuratave dhe kushteve ku jetojmë. Tradita ngjallësore për të përçuar flakën e llambadhes paskale edhe te të tjerët, na rikujton detyrën për të ofruar të vërtetën dhe shpresën e Krishtit te njerëzit e tjerë.
?Siç më dërgoi ati, edhe unë ju dërgoj ju?. Lidhëza krahasuese ?siç? përcakton mënyrën dhe moralin e nxënësve të Krishtit në kryerjen e detyrës sonë, që realizohet, jo me anë të fuqisë së pushtetit shtetëror ose ekonomik, por me fuqinë e dashurisë së painteres, të përgjegjshmërisë vigjilente, të përulësisë së hijshme. Vazhdimi i tekstit ungjillor, na zbulon pikërisht këtë burim fuqie: ?Edhe si tha këtë, fryu dhe u thotë atyre: Merrni Shpirtin e Shenjtë?. Do të bëheni faktorë paqeje, pajtimi dhe solidariteti, jo me anë të fuqive tuaja, por me anë të veprimit të Shpirtit të Shenjtë.
Veçanërisht në epoka të vështira, si kjo e sotmja, ku dëshpërimi i thellë dhe shqetësimi janë përhapur në mbarë shoqërinë dhe ku zhgënjimi i shtyp zemrat, çdo besimtar ftohet të marrë mesazhin ngjallësor të gëzimit, të dashurisë dhe të paqes dhe ta transmetojë tek ata që ndodhen afër dhe larg tij.
?Ejani të ngazëllohemi më Zotin, i Cili dërrmoi pushtetin e vdekjes dhe ndriçoi gjindjen njerëzore?, psal Kisha jonë.
Ejani të gëzojmë për besimin tonë në fitoren e drejtësisë mbi padrejtësinë, të së vërtetës mbi gënjeshtrën, të jetës mbi vdekjen.
Ejani të përjetojmë më thellë mesazhin e Ngjalljes së Krishtit.
Ejani, si gjymtyrë të Kishës, si qeliza të Trupit Mistik të Krishtit, të marrim pjesë në veprën e Tij rinovuese, në ofrimin e dashurisë, të optimizmit dhe frymës krijuese në shoqërinë tonë.
Krishti u Ngjall! /CNA.al
Në qershor 2016, Këshilli Kombëtar i Territorit i udhëhequr ...
Abuzimet me pronat në bregdet ndër vite janë kthyer në një p...
Çuditë me pronat në bregdetin shqiptar nuk kanë të mbaruar. ...
Ditën e sotme ka një incident është regjistruar në Prokuror...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje p...
Para rreth dy orësh, një grua ka sulmuar me gurë Prokurorinë...
Pas procedimit të deputetëve të opozitës, nën akuzën e se ka...
Pas procedimit të deputetëve të opozitës, nën akuzën e se ka...
Pas vizitës që zhvilloi një javë më parë në Shqipëri, raport...
Procesi i vetingut është nën “lupën” dhe kujdesin e ndërkomb...
Mbrëmjen e djeshme, emisioni Thumb i Aulonës dhe Fatmës ka p...
Të rralla i kemi pasur rastet kur Viktor Zhusti i ka lejuar ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në rrjetet soci...
Teksa opozita bën thirrje për mosbindje civile dhe anarki, q...
Mosbindja Civile e organizuar nga opozita, e cila kulmoi me ...
Aksioni opozitar me moton e mosbindjes civile, që u ekzekutu...
“Gjatë vitit 2017 janë ekzekutuar gjithsej 2429 vendime për ...
Kjo ditë do ju lejojë që të nxirrni në pah të gjithë talenti...
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se ...
Një për qind e më të pasurve të botës do të kontrollojnë der...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...