Zbulohet njoftimi/këta telefona Samsung “do dalin jashtë loje”
Seria S6 e telefonave të Samsung ka dalë në shitje në vitin ...
Na duhet apo duam të dimë më shumë rreth njerëzve të njohur dhe shpëtimin e gjejmë në Google. Pa ia nisur ende gërmimeve e dimë fare mirë se aty mund të gjejmë gjithçka; ky motorr kërkimi na ka lehtësuar jetën. Ne arritëm të zbulonim se cili shqiptar është më i kërkuar, për kë janë të interesuar njerëzit të dinë.
Listës së shqiptarëve më të kontrolluar në Google i bashkohen figura të rëndësishme historike, udhëheqës legjendarë, politikanë dhe artistë.
I fundit në renditje pozicionohet Ismail Qemali, kryeministri i parë i Shqipërisë, për të cilin rezultati i kërkimeve kap shifrën 1,070,000 (0.48 sek). Si themelues i shtetit shqiptar dhe një ndër qeveritarët më të rëndësishëm të historisë sonë, të qenurit shumë i kërkuar është mëse e kuptueshme.
Ndër vite për Ismail Qemalin është kërkuar dhe do të kërkohet, për vetë faktin e të qenurit një burrë shteti, me të cilin historia e Shqipërisë është ngushtësisht e lidhur.
Pas tij vjen shkrimtari i mirënjohur bashkëkohor Ismail Kadare me 1,100,000 kërkime (0.55 sek).
Krijimtaria artistike e Kadaresë, si një gur i rëndësishëm në letërsinë shqipe si dhe tejçimi i veprave të tij edhe në tregun botëror janë disa nga arsyet pse shkrimtari i mirënjohur bashkëkohor numëron 1,100,000 kërkime në Google.
Dhe kush më mirë se një politikan i tanishëm mund ta rrëzonte një shkrimtar.
Rezultatet për kryeministrin Edi Rama shkojnë 1,250,000 (0.42 sek). Nisur nga rrugetimi i tij i gjatë në politikë, në të cilin ka qenë përherë protagonist, shifrat janë mëse të arsyeshme.
Me 23, 000 kërkime më shumë se Rama në Google është Ermal Mamaqi, konkretisht 1,480,000 (0.26 sek).
Pjesë e grupit muzikor ?The Dreams?, përfshirja në disa emisione humori si dhe të qenurit shumë aktiv në rrjetet sociale e kanë bërë Ermalin një figurë shumë popullore.
Listës nuk kishin s?i t?i mungonin artistët e muzikës. Videoklipet dhe këngët e shumëpëlqyera nga publiku ndër vite, si dhe rikthimet e fuqishme përkthehen në sa më shumë famë dhe interes për të ditur e kontrolluar rreth këtyre këngëtarëve.
Elvana Gjata është ndër artistet shqiptare më të kërkuara në Google me 1,500,000 (0.33 sek) rezultate.
Sipër Elvanës renditet politikani dhe shkrimtari Fan Noli me 1,720,000 (0.54 sek) kërkime.
Ish- kryeministri i Shqipërisë është ndër intelektualët më në zë të historisë shqiptare, për të cilin ndër vite janë bërë studime të shumta.
Siç dukshëm vihet re, lista dominohet nga pushtetarët. Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova numëron në Google 1,900,000 (0.57 sek) kërkime.
Një figurë e lidhur ngushtësisht me fatin e Kosovës dhe përpjekjet e shumta për liri, si bashkëthemelues i lëvizjes së parë demokratike në vend.
E meqë jemi mes politikanësh, Sali Berisha s?kishte si të mungonte me një rezultat prej 2,200,000 (0.39 sek) kërkimesh.
Lider historik i Partisë Demokratike, president e kryeministër i Shqipërisë, Berisha është ndër politikanët më të përfolur e rrjedhimisht më të kërkuar në Google.
Sidoqoftë, e shkuara ia ka dalë ta rrëzojë politikën e tanishme, ku udhëheqësi legjendar, Skëndërbeu, ndër figurat padiskutim më pozitive shqiptare renditet ndër më të kërkuarit në Google me 2,600,000 (0.48 sek) kërkime.
Ndonëse 550 vite pas vdekjes, Skëndërbeu dhe mitizimi i tij vazhdon ende sot t?u pasohet brezave. Nëse ti nuk njeh Skëndërbeun, ti s?di asgjë rreth historisë. E nëse s?di, google- o.
Në vendin e tretë renditet kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me shifrën 3,080,000 (0.38 sek) kërkime.
Një politikian, emri i të cilit është lakuar vazhdimisht prej problemeve me drejtësinë si pjesëmarrës dhe ish- udhëheqës i ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.
Të qenit i sukseshëm dhe të bërit sa më shumë emër padiskutim të çon në majat e renditjes së Google- it.
I dytë në listë është Noizy me 3,130,000 (0.31 sek) kërkime. Këngët e reperit numërojnë miliona klikime, çka duket se është përkthyer në një rezultat të lartë në Google.
Në krye të renditjes, si shqiptari më i kërkuar është udhëheqësi komunist Enver Hoxha me plot 3,830,000 (0.39 sek) kërkime.
Të qenurit në krye të shtetit për dekada me radhë, si lideri absolut në vend e bën Hoxhën ende një figurë dominante në ditët e sotme. I mbetur peng i kohës, për të na mbajtur peng edhe ne, lideri komunist është shqiptari më i kërkuar. Me aq shumë vite sa qëndroi në krye s’kishte si ndodhte ndryshe.Burimi:Anabel/CNA
Seria S6 e telefonave të Samsung ka dalë në shitje në vitin ...
Në Norvegji është hapur ai që mund të konsiderohet si tualet...
Ka nisur punën në Kiev të Ukrainës i pari “hotel dashurie” p...
Kryeministri i Fixhitm Bainimarama tha se Fixhi ka hyrë në n...
Pa kaluar as 24 orë nga përplasja me Tokën e Stacionit Hapës...
Deri në vitet 70 fjala celular nuk kishte fare të bënte me e...
Antibiotikët janë përdorur për shekuj me radhë për trajtimin...
Ekspertët gjithmonë pretendojnë se mëngjesi është ushqimi më...
Sido që t’i quani apo t’i keni gjinjtë tuaj me siguri do t’i...
Facebook-u vazhdon të ndjejë pasojat negative të skandalit l...
Pasi është zbuluar se janë vjedhur pyetjet e provimit në Ind...
Jemi në prag të stinës së verës. Koha ka nisur që të ngrohet...
Një grimë thelbësore që i jep masë të gjitha materieve në un...
Pasaportat janë ato që na japin mundësinë të udhëtojmë nga n...
Zgjimi në mes të natës është një gjë mjaft e keqe për të gji...
Ndryshimi i klimës është pjesërisht shkaktar për një rritje ...
Ju tani mund të keni një justifikim tjetër për të shikuar te...
Në këtë artikull do të flasim për hormonet, konkretisht çrre...
Sipas një sondazhi të kyer në 500 burra dhe 500 gra nga komp...
Të shohësh një marrëdhënie seksuale normale ose dy njerëz të...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...