“Klasa politike të ikë në shtëpi”/ Tare: Çështja është te bulevardi, Rama zhvendos vëmendjen
Studiuesi Auron Tare tha sot se ndërsa çështja kryesore ës...
Studiuesi Auron Tare tha sot se ndërsa çështja kryesore ës...
Në një koment sarkastik për 1 prillin, ditën e gënjeshtrave, kreu i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, i uroi ditën kryeministri Edi Rama, duke analizuar zhvillimet e ditëve të fundit dhe futjen e dy taksave të reja për shqiptarët.
?I urojmë kryeministrit një festë të qetë e të gëzuar pas gjithë lodhjes së madhe që kaloi sot në orët e para të mëngjesit ku, personalisht, në krye të forcave speciale i dërrmoi dhe i arrestoi të gjithë vandalët dhe protestuesit e dhunshëm të ditës së djeshme. Kur kryeministri qetësohet e gëzohet edhe populli është i qetë e i gëzuar?-shkruan Kokëdhima.
Komenti i Kokëdhimës
Betimet dhe dhuratat e Ramës me rastin e 1 prillit
Koço Kokëdhima
Sot me rastin e ditës së gënjeshtrave, Rama kishte planifikuar të bënte betimet solemne si udhëheqës i ndritur i shqiptarëve, i krahasueshëm vetëm me figurën e Skëndërbeut. Fjalimin do ta mbante tek aeroporti i ri i Vlorës, por meqenëse dje mbushi çitjanet nga protestat në Rrugën e Kombit dhe nga frika se vendi mund të rrëshqasë në kaos e në rebelim, ai e ndryshoi planin dhe vendosi që t?i lexonte qysh mbrëmë në orën 19.00 në ERTV këto betime.
Ai tregoi shumë sinqerisht se të gjitha koncesionet antipopullore dhe antikombëtare i ka bërë, ashtu siç rrit taksat çdo ditë, për të mirën e pensionistëve, të të papunëve, për të mirën e atyre që janë pa bukë, të atyre që janë pa strehë, të invalidëve, të atyre të vetëpunësuarve që rraskapiten 12 deri në 14 orë në ditë për të nxjerrë 10 mijë lekë në muaj, për ata që varen e vetëvriten, sepse nuk ushqejnë dot fëmijët dhe nuk paguajnë dot dritat e ujin, për ata që nuk mjekohen dot, nuk kanë me se të ngrohen, për ata që nuk blejnë dot librat apo nuk paguajnë dot studimet. Ai betohet se përpiqet të skllavërojë çdo të gjallë në këtë vend vetëm sepse shqiptarët nuk janë të aftë të jetojnë në liri, pikërisht sepse liria mund t?i sjellë kataklizmonë këtij populli i cili, prandaj merakoset udhëheqësi, është i sigurtë, i mbarë, i bindur dhe i bekuar vetëm kur ka uri, shtypje dhe frikë.
Kryeministri u përbetua se, si çdo sundimtar e tiran tjetër në botë dhe në histori, e do popullin e vet të pasur, të lumtur, të qeshur e të lirë, e do vendin e vet si bahçe me lule. Por është i detyruar që ta vjedhë, ta shkelë, t?ia marrë çdo qindarkë nga xhepi dhe t?i vendosë në qafë gjithë kusarët e kriminelët, të marrë borxhe ngado në emër dhe për llogari të brezave të sotëm e të nesërm dhe t?i b?jë rrush e kumbulla me dhe për oligarkinë e majtë dhe të djathtë madje edhe për oligarkinë e majtë e të djathtë; ta mbushë administratën me tutkunë, injorantë, trafikantë dhe të korruptuar, me hordhitë e komisionerëve dhe numëruesve trutharë që vjedhin, blejnë, dhunojnë e deformojnë zgjedhjet. Ai u betua shumë sinqerisht se i ka bërë këto vetëm për pushtet, sepse po ra ai nga pushteti, popullin do ta gjejë kiameti.
Rama u stërbetua se ka pranuar që Zoti ta bëjë lanet vetëm për begatinë e kombit, ai nuk e ka tradhëtuar popullin ndonjëherë për interesin e tij. I siguroi shqiptarët se të gjitha tradhëtitë ndaj tyre dhe interesave të larta të shtetit, kryeministri ynë i ka bërë vetëm për të mirën e qytetarëve. Tregoi shum? sinqerisht se nevoja e udhëheqësit për të tradhëtuar shtetasit e tij udhëhiqet nga nevoja e tyre për ta pasur kastën sunduese të lumtur.
Ai dha fjalën e nderit se nuk do jetë më në marrëveshje me partitë e vjetra, as me të mallkuarit e tjerë në politikë me të cilët ka bashkëpunuar për ta grabitur e gjunjëzuar këtë popull, për të shkatërruar institucionet, sundimin e ligjit, ekonominë dhe të drejtat e liritë njerëzore. Këtej e tutje ai do jetë me republikën dhe kundër tiranisë së krimit dhe korrupsionit. Madje nga sot e tutje nuk do ketë më asnjë marrëveshje të fshehtë me partitë e vjetra dhe me kazanin e politikës së vjetër me të cilët ka qenë i detyruar që bashkërisht me ta apo veçmas t?ia merrnin dhe grabisnin çdo pushtet e të drejtë sovranit, vetëm sepse kryeministri e di më mirë se kushdo se kjo është bërë vetëm për të mirën e sovranit.
Sot në 1 prill, kryeministri Rama po e gostit popullin edhe me dy taksa të reja. E para është TVSH-ja që do të fillojë nga dita e sotme t?i merret edhe bizneseve të vogla, pasi kufiri i deklarimit të TVSH-së u ul nga 5 në 2 milionë lekë. Kjo është rrënuese për 70 mijë biznese të vogla.
E dyta është ndryshimi i taksës së pronës, që fillon të zbatohet po sot. Minimalisht vlera e taksës që paguajnë gjithë familjet shqiptare, në bazë të formulës së re do të dyfishohet. Kjo do t?i shtohet pagesave të rritura për ujin, çmimeve që do të shtrenjtohen nga vendosja e TVSH-së te biznesi i vogël, taksave që janë rritur ndjeshëm vitin e fundit, duke i bërë ato të papërballueshme, në një kohë që pagat nuk po rriten dhe mijëra sipërmarrës të vegjël do të dalin të papunë. Rama angazhohet se nga sot e tutje do dëgjojë popullin. Qeveria e tij nuk do ketë më asnjë sjellje mizore, të pabesë, arrogante dhe të paligjshme. Ai gjithashtu u betua se nuk do mashtrojë më asnjë qytetar. I urojmë kryeministrit një festë të qetë e të gëzuar pas gjithë lodhjes së madhe që kaloi sot në orët e para të mëngjesit ku, personalisht, në krye të forcave speciale i dërrmoi dhe i arrestoi të gjithë vandalët dhe protestuesit e dhunshëm të ditës së djeshme. Kur kryeministri qetësohet e gëzohet edhe populli është i qetë e i gëzuar.
Pas protestës së ditës së djeshme në “Rrugën e Kombit”, ku q...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një postim në rrjetet ...
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për protestën që u ...
Pas protestës që qytetarë të Kuksit, por jo vetëm organizuan...
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, në lidhje me situa...
Pas deklaratës së bërë një orë më parë ku kryeministri Edi R...
Në një deklaratë për mediat, pas takimit të zhvilluar me ale...
Me tone të forta dhe me qëndrim të ashpër është shprehur kry...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Beri...
Gjatë pasdites së sotme, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ...
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule i ftuar në emisionin “Kjo Javë...
Kreu i Partisë Bashkimi për Të Drejtat e Njeriut, Vangjel Du...
Kreu i Partisë Bashkimi për Të Drejtat e Njeriut, Vangjel Du...
Sekretari i Grupit Parlamentar Ervin Salianji po zhvillon di...
Këshilli Bashkiak i Kukësit, Hasit dhe Tropojës ka reaguar p...
Pas protestës së sotme në Kukës ka reaguar edhe deputeti i P...
Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka reaguar pas protest...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar p...
Pas më së shumti se 4 orë protestë nga qytetarët të Kuksit, ...
Kryetarja e LSI –së Monika Kryemadhi e ka komentuar protestë...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...