Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përmbyllur procesin e auditimit të kryer pranë Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve mbi rregullshmërinë e ndjekjes dhe zbatimit të projektit ?Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe?.
Referuar rezultateve të auditimit, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri i është drejtuar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me një kallëzim penal ndaj personave të mëposhtëm:
Të kallëzuar:
1. Ardian Alushi, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, Tiranë, për gjithë periudhën e zbatimit të projektit: ?Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe?.
2. Klevis Biçaku, ish-Koordinator i projektit: ?Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe?, për periudhën shkurt 2014 ? maj 2015, pranë Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, Tiranë.
3. Albens Alite, ish-Koordinator i projektit: ?Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe?, për periudhën Qershor 2015 ? Tetor 2017, pranë Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, Tiranë.
Si dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar, pasi veçmas dhe në bashkëpunim, kanë kryer veprime e mosveprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrave të tyre funksionale gjatë ndjekjes dhe zbatimit të projektit ?Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe?, duke shkaktuar pasoja të renda për interesat e buxhetit të shtetit dhe të publikut si dhe kanë krijuar kushte për përfitime të padrejta materiale për subjekte të tjera juridike private.
Personat e kallëzuar, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, me veprimet e mosveprimet e tyre, kanë shkaktuar dëm ekonomik për buxhetin e shtetit për shkak të rritjes së kostove të këtij projekti, duke favorizuar kontraktorin, supervizorin apo subjekte të tjera me të cilët janë nënshkruar kontrata për zbatimin e projektit, duke dëmtuar kështu rëndë interesat e ligjshme të shtetit shqiptar dhe të publikut.
Konkretisht, gjatë procesit të zbatimit të projektit: ?Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe?, grupi i auditimit ka konstatuar se:
Nga ana e ish Drejtorit të Përgjithshëm të AKUK dhe ish Koordinatorëve të këtij projekti nuk janë përmbushur detyrat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi në drejtim të vlerësimit, monitorimit dhe raportimit mbi zbatimin e projektit. Për rrjedhojë, janë shkaktuar pasoja të renda të kundraligjshme për buxhetin e shtetit, si dhe për shtetasit si pasojë e mospërfundimit të këtij projekti në kohë, që janë:
? Rritja e kostos së punimeve civile të projektit, në vlerën 1.027.291.019 JPY për shumën e situacioneve të paguara deri më 31.11.2017 dhe në vlerën 2.319.093.644 JPY deri në përfundim të projektit, vetëm si pasojë e ndryshimit të formulës për rregullimin e çmimit.
? Kosto shtesë në vlerën 10.988.195 JPY, si pasojë e rritjes të nivelit të paradhënies nga 20% në 25% të vlerës së kontratës, pas nënshkrimit të saj, jo në përputhje me standartin FIDIC.
? Kosto shtesë për projektin në shumën 465.000.000 JPY, si pasojë e zgjatjes së afatit të kontratës për ?Shërbimin e Konsulencës?.
? Është nënshkruar Kontrate për shërbim auditimi, në shumën 10,800 Euro, ose 1,603,967 JPY, me TVSH, në kundërshtim me përcaktimet e nenit 3, pika 7, seksioni 4, të Ligjit nr. 9964, datë 24.07.2008, për ratifikimin e ?Marrëveshjes së huasë ndërmjet K. të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar?, duke rritur kostot e projektit.
? Është disbursuar për Supervizorin shuma prej 9,400,351 JPY, në zërin ?Shpenzime ligjore?, në kundërshtim me kërkesat e marrëveshjes së huasë, të pajustifikuara dhe të padokumentuara, duke rritur kostot e projektit;
? Rikthimi i paradhënies nuk është bërë në përputhje me kushtet e përgjithshme të kontratës, pika 14.2 (a) dhe 14.2 (b). Kontraktori rezulton me paradhënie të pakthyer në shumën 588,322,340 JPY. Mos rikthimi i paradhënies sjell kosto shtesë për tarifën e sigurimit të paradhënies të cilën e paguan AKUK. AKUK duhet të sigurojë paradhënien jo më për 806,659,445 JPY, por për shumën 1,394,981,786 JPY, e për pasojë do të paguajë më shumë për këtë sigurim paradhënie. Kjo kosto shtesë, nuk është llogaritur, pasi sigurimi i paradhënies nuk është paguar deri në datën e hartimit të këtij materiali.
Gjithashtu, nëse AKUK, do të vazhdojë me të njëjtën mënyrë të përllogaritjes së mbajtjes së paradhënies, paradhënia nuk mund të rikthehet në masën 100% të saj, kur niveli punimeve të jetë në masën 90%, ashtu sic është parashikuar në FIDIC dhe marrëveshjen ndërmjet palëve;
? Në zbatimin e këtij projekti, nuk është përfshirë shoqëria Ujësjellës Kanalizime sh.a, Tiranë, në rolin e Agjencisë Operuese, duke ndryshuar kështu kushtet e marrëveshjes, fakt i cili nuk është dokumentuar me ndonjë akt administrativ, në kundërshtim me përcaktimet e marrëveshjes financiare, ratifikuar me Ligjin nr. 9964, datë 24.07.2008.
? Gjatë zbatimit të këtij projekti, asnjë problematikë e rezultuar nga rrëshqitjet e ndodhura, nuk është parashtruar për tu diskutuar, analizuar dhe vendosur nga Këshilli Teknik i AKUK.
? Shumat e mbetura, për ?Realizimin e Punimeve Civile? dhe ?Shërbimin e Konsulencës?, nuk janë të mjaftueshme për realizimin e plotë të projektit.
Realizimi përfundimtar i projektit, do të rezultojë me kosto shtesë, në shumën 1.340 milion JPY, shumë e cila do të rrisë edhe më tej kostot e projektit dhe do të shoqërohet me kërkesën për fonde shtesë për përfundimin e projektit.
Tetë persona, anëtarë të një grupi kriminal në fushën e vjed...
Gjyqtarja e radhës e Gjykatës Kushtetuese e cila pasi ka kal...
Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e një 23-vjeça...
Një 19-vjeçare në Korçë ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar f...
Roja Bregdetare Italiane bllokoi në Portin e Ravenës anijen ...
Policia e Shkodrës në vijim të operacionit ku u arrestuan tr...
Anila Trimi është emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjith...
Një sasi prej 188 kg lëndë narkotike, e dyshuar e llojit mar...
Një trup i pajetë është gjendur në ujërat e lumit Shkumbin, ...
Policia në Berat ka bërë të mundur arrestimin e një 25-vjeça...
Gjykata belge në Neufchateau dënoi një grup shqiptarësh e be...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në autostr...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i ...
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e 3 personav...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ndërprerë procesin e r...
Policia e Vlorës ka bërë të mundur sekuestrimin e një arsena...
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 50-vjeçar, pasi is...
Një person i cili ishte shpallur në kërkim për trafikim të m...
Filiali i një banke të nivelit të dytë në Librazhd ka rënë p...
Një person ka mbetur i plagosur, si pasojë e përleshjes me a...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...