web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekuestrohen 188 kg hashash/ Arrestohet 42-vjeçari nga Fushë Kruja

29 Mars 2018, 12:58, Kronika CNA

Një sasi prej 188 kg lëndë narkotike, e dyshuar e llojit marijuanë është sekuestruar nga policia në Fushë-Krujë, ndërsa është bërë i mundur edhe arrestimi i poseduesit të drogës. Policia e Durrësit informon se në pranga ra 42-vjeçari, Artan Kruja banues në Fushë Krujë.

Mësohet se 42-vjeçari kishte përshtatur trajlerin e prishur si një magazinë të lëndës narkotike, por është arrestuar nga policia.

Policia njofton se gjatë kontrollit të ushtruar në një karroceri-trailer, të prishur që shtetasi i mësipërm e kishte përshtatur si magazinë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 188 kg e 650 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë.Neni 283/1 K.P.”/ CNA.al





Lajmet e fundit nga