"Nuk mjafton produkti formal, por përmbajtja"/ Debat Boçi-Mazniku për afatin e Reformës Territoriale
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...
Një nga liturgjitë e shumta të Javës së Madhe të Pashkëve, e cila, nganjëherë, nuk njihet, ose nuk tërheq fort vëmendjen, është shërbimi liturgjik i ?Tenebrae? (Terri), i cili kremtohet nga katolikët, por edhe nga anglikanët, protestantët dhe nga disa Kisha ortodokse. Pas Koncilit II të Vatikanit, ai nuk kremtohet më rregullisht nga Kisha Katolike, përveçse në raste të veçanta, por natyrisht, ka shoqëruar gjatë kësaj periudhe para Pashkëve, brezat e mëparshëm të besimtarëve.
Në thelb, gjatë tri ditëve të fundit të Krezhmëve, lutjet e mëngjesit dhe Lavdet e së Enjtes së Madhe, të Premtes së Madhe dhe të Shtunës së Madhe, kremtohen mbrëmjen e mëparshme, pra duke filluar nga sot në mbrëmje vonë, nën dritën e qirinjve. Këndohen psalme e vajtime, lexohen pjesë nga Bibla, që vënë në pah misteret e shenjta të Javës së Madhe, për të përfunduar me Benedictus e Miserere. Kremtimi, që përqëndrohet mbi vdekjen e Krishtit, ka ton të trishtuar e solemn.
15 qirinj mbi shandanin në formë trekëndëshi
Në çdo ditë të ?Tenebrae? (Të Mërkurën, të Enjten dhe të Premten e Madhe) ndizen 15 qirinj, që vendosen në një shandan të veçantë, në formë trekëndëshi, që quhet ?Shigjeta?. Gjatë liturgjisë, qirinjtë shuhen një nga një, secili pas leximit apo këndimit të Psalmit.
Në disa variante të uratëve të ?Territ?, liturgjia reduktohet në shtatë lexime nga Ungjilli (e shtatë qirinj), që përfaqësojnë shtatë ?hije? apo zona të errta në jetën e Krishtit: Hija e Tradhtisë, Hija e Mohimit, Hija e Vetmisë, Hija e Akuzës, Hija e Vuajtjes, Hija e Kryqëzimit dhe Hija e Vdekjes.
Qiriu i fundit, i cili simbolizon Krishtin, nuk shuhet, por, zakonisht, fshihet pas altarit, pas leximit të fundit biblik, për t?u kujtuar besimtarëve arrestimin e Jezusit, drita e të cilit, gjithsesi, nuk shuhet kurrë. Në errësirë, thuhet lutja përfundimtare. Në atë çast, në kishë dëgjohet një zhurmë e madhe, që quhet ?strepitus? (nga latinishtja, zhurmë). Realizohet duke lënë të bien libra mbi një bangë të kishës, ose duke i rënë fort një instrumenti, ose duke bërë zhurmë me lloj-lloj mjetesh, për të imituar kështu, tërmetin pas vdekjes së Krishtit dhe konfuzionin, që i kaploi njerëzit. Ka edhe kuptimin e zhurmës, që bën guri, kur rrotullohet për të mbyllur hyrjen e varrit të Krishtit.
Gjatë ?Tenebrae?, kisha zhytet në errësirë, por terri nuk e ka fjalën e fundit
Liturgjia përfundon me heshtje e qiriu i fundit, ose lihet i fshehur, ose vihet në dukje sërish. Besimtarët largohen pa fjalë e atmosfera është akoma shumë e trishtuar. Është çasti për të reflektuar mbi vdekjen e Zotit tonë Jezu Krisht e për terrin, që e mbuloi botën të Premten e Madhe. Është kremtim i mrekullueshëm i Javës së Madhe, gjatë të cilit besimtarët e përjetojnë thellë vdekjen e Krishtit, duke e bërë akoma më dramatike ndezjen e qirinjve Natën e Madhe të Pashkëve. Gjatë ?Tenebrae?, kisha zhytet në errësirë, por terri nuk e ka fjalën e fundit. Në atë terrinë humnere fillon kremtimi i Vigjiljes së Pashkëve, duke ia lënë vendin dritës së Krishtit, që simbolizohet nga qiriu i Pashkëve, i cili e kthen terrin në dritë hap pas hapi. E gjithë kisha rrezaton e shkëlqen, kur qiriu mbërrin në Sancta Sanctorum.Burimi:BW/CNA
Kujdes nga këto shampo, mund t’ju shkaktojnë kancer. Një stu...
Meshkujt mendojnë rreth seksin më shumë se femrat dhe kjo nd...
Çfarë zhurmash të pëlqen të bësh apo dëgjosh gjatë seksit? D...
Për shumë njerëz periudha e dimrit njihet zakonisht si periu...
Ka shumë arsye për të cilat duhet t’i lani dhëmbët në rregul...
Sekreti i lumturisë, në plot kuptimin e fjalës gjendet para ...
1-Brunet janë më misteriozeSipas sondazheve të shumtë, femra...
Shkenca nuk rresht së na surprizuari! Sipas një studimi të k...
Mjekët kanë ngritur alarmin për sa i përket çështjes së fert...
Gjermania rezulton të ketë qytetet me më pak stres në mbarë ...
India po përgatitet të ketë statujën më të lartë në botë.Sta...
Një adoleshente kanadeze goditi që me të parën, duke fituar ...
Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjys...
Kush punon ne zyrë e di shumë mirë se çfarë do të thotë të q...
Gjendja e syve tuaj tregon shumë rreth shëndetit tuaj. Në fa...
Sezoni i ri ka ardhur zyrtarisht dhe veshjet tona kanë nevoj...
Në pamje të parë duken si karnavale. Janë disa kukulla të ve...
Nëse keni ende një telefon “Nokia3310” apo një playstation t...
Dëshironi të dini si do të jetë jeta juaj krahë një dashi, n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...