Keni ende një "Nokia 3310"? Mund të fitoni deri në 2000 euro
Nëse keni ende një telefon “Nokia3310” apo një playstation t...
Në pamje të parë duken si karnavale. Janë disa kukulla të veshura me tunika të bardha dhe me kapuçë konikë. Mbajnë pishtarë, vendosin kryqe para një shtëpie, ikin, por paralajmërimet vijnë si rrufe.
Janë Ku Klux Klan (KKK), organizata ekstreme e djathtë amerikane. Kredoja e tyre; racizmi, idolatria dhe supremacia e bardhë, homofobia, antisemitizmi, antikatoliçizmi (janë protestantë), ksenofobia, antikomunizmi. Armiq që duhen masakruar për të ruajtur pastërtinë e racës së bardhë dhe kristiane.
Lindi në vitin 1865 nën breshërimat e topave dhe të pushkëve gjatë Luftës së Ndarjes, themeloi KKK për të parandaluar rindërtimin e vendit, për mbajtur në këmbë skllavërinë, zezakë të rrahur me kamzhik. Për ta paqja mes Veriut dhe Jugut, mes burrave me uniformë gri dhe atyre me blu ishte një turp dhe nga ana tjetër Abraham Linkolni, shëlbyesi.
Organizata e tyre u shpërbë nga presidenti republikan Ulysses Grant përmes një akti të të drejtave civile të 1871 ose akti i Ku Klux Klanit.
Megjithatë ky ishte fundi i fillimit. Një paqe në tmerr. Anëtarët u kthyen në vitin 1915 me të njëjtin emër duke u mbështetur tek mjetet e komunikimit masiv. Një film i atij viti ?Lindja e një kombi? pa zë dhe në bardh e zi i drejtuar nga David Wark Griffith ishte një kuriozitet zoologjik, por në ato momente një mesazh i rrezikshëm. Në argumentin e këtij mesazhi Ku Klux Klan ishte një organizatë e fisshme, patriotike dhe zezakët të këqijtë.
Urrejtje mbi urrejtje u realizua në gushtin e të njëjtit vit edhe filmi i Leo Frank, një hebre amerikan. Në versionin e dytë KKK ishte më i pushtetshëm, formal me një strukturë shtetërore dhe kombëtare dhe me 4-5 milionë militantë. Rënia filloi gjatë Depresionit të Madh të vitit 1929 dhe akoma më shumë gjatë luftës ku lanë një masakër të paimagjinueshme në qytete të vogla dhe në banesat e zezakëve.
Metodat u shtrinë në të gjithë jugun; linçime, varje, gjymtime, prerje testikujsh dhe mbajtje si trofe, djegie shtëpish me gjithçka brenda, djegie të kishave gjatë shërbesave religjoze. Nuk pati kurrë statistika të zezakëve të vrarë. Kishte edhe një hero, një aktivist të të drejtave civile, Stetson Kennedy që arriti të infiltrohej në rradhët e KKK, zbuloi sekretet, forcoi autoritetet për t?i eliminuar në rang kombëtar.
Për vite është menduar se aktet barbare të këtij klani bëheshin nga të bardhët e margjinalizuar, mekanikë, këpucarë, parukierë, pa edukim të mjaftueshëm, të mbushur me urrejtje të verbër, plot mëri për lagjet me zezakë. Në fakt mes këtyre radhëve kishte milionerë, politikanë me peshë dhe liderë të quajtur ?shtylla të shoqërisë?.
Një rast emblematik ndodhi në Misisipi. Zonjushës Allen nga Ilinois, një mësuese në një shkollë në Cotton Gin Port, në Monroe i erdhën për vizitë mes orës 1dhe 2 të mëngjesit në marsin e 1871, 50 burra me kuaj të veshur me çarçafë të bardhë dhe me fytyra të mbuluara.
I urdhëruan të vishej, i hynë në dhomë dhe një kapiten dhe një toger me pamje qesharake që mbanin brirë në kokë, i thanë ta braktiste mësimdhënien dhe të mos kthehej kurrë. Kështu ndodhi, u largua në mëngjes dhe askush nuk e pa më.
Qysh prej 1868, pavarsisht se një gjykatë deklaroi që Klani ishte një organizatë terroriste, qindra procese krimesh dhe aktesh dhune mbi të gjitha në Karolinën e Jugut përfunduan me shfajësime qesharake. Të dielën e Pashkës së vitit 1873 ndodhi ajo që quhet ?Masakra e Colfax-it?, episodi më i përgjakshëm i dhunës raciale në mes të rindërtimit. Disa qytetarë zezakë rezistuan ndaj sulmit të Klanit dhe beteja la 150 zezakë të vdekur.
Mes viteve 1920 dhe 1930 një fraksion nga Klani i quajtur ?Legjioni i Zi?, përshkak të ngjyrës së uniformave, ka terrorizuar pjesën më të madhe të perëndimit të Amerikës. Ishte grupi më i dhunshëm i KKK dhe të bardhët e preferuar ishin socialistët dhe komunistët të vrarë me varje ose linçime.
Në vitin 1927 një valë tjetër tmerri, jo vetëm për motive raciale, por edhe për moral. Pati sulme në bordello dhe hotele. Filloi dekadenca. Një nga pikat e dobëta ishte mbështetja e Klanit ndaj nazizmit, ndërkohë që mijëra amerikanë vdisin në fushat e betejave të Europës dhe të Paqësorit. Deri në vitin 2000 ata 4 milionë anëtarë arritën në 3 mijë.
Në dekadat në vazhdim shumë nga anëtarët u dënuan me dënime të ashpra. Kështu organizata terroriste kundër zezakëve u zhduk, derisa mbeti një moment historie i përgjakshëm. E mbi pluhurin e shumë martirëve të dënuar për nga ngjyra e lëkurës në 20 janar të vitit 2009 hip në presidencën amerikane Barack Obama, një njeri me ngjyrë, një njeri i lindur në vitin 1961 kur në banjot publike të jugut lexohej në afishe ?White Color?.Burimi:bota.al
Nëse keni ende një telefon “Nokia3310” apo një playstation t...
Dëshironi të dini si do të jetë jeta juaj krahë një dashi, n...
Për dekada me radhë, pilulat për kontrollin e lindjeve janë ...
Misteri i dy binjakeve 11-vjeçare ka zbuluar shumë rreth lid...
Një kodër e gjelbër. Është ajo që mund të duket me shikim të...
Ajo përmban një shesh patinazhi në akull, një park ujor dhe ...
Shumica prej nesh nuk ka ndonjë dashuri të madhe për të diel...
Qytetërimi po i afrohet një kolapsi në dekadat e ardhshme pë...
Ish piloti, Phillip Marshall pas publikimit të librit të tij...
Këtë të dielë akrepat shkojnë një orë para. Megjithëse dita ...
Përdorimi i deodorandit është një rutinë e përditshme e çdon...
“Koha Veriore” quhet ideja e prezantuar nga William Willett ...
Nga Fareed ZakariaKur të kthejmë kokën pas në 2017-ën, mund ...
Në një intervistë paksa delikate për CNN, Zuckerberg tha se ...
“Ora e Tokës” është një iniciativë kundër ndryshimeve klimat...
Në përgjithësi, në banjot e qendrave tregtare, lokaleve apo ...
Një studim i realizuar kohët e fndit ka arritur në një rezul...
Uthulla e mollës dhe mjalti njihen për vetitë e tyre në kujd...
Bananet, perimet e gjelbërta, qitroja dhe qumështi janë disa...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...