Kokaina në Durrës/ Edhe ATSH gënjen dhe bën intriga kundër kryeministrit?
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili vijion akuza...
Nga Moikom Zeqo
Leksikoni i kodikëve të Shqipërisë ka në një farë mënyre si paradigmë të brendshme Kodikët e Beratit si një ftillesë shkrimore dhe bibliografike metropolitane.
Në shumë pikëpamje Kodikët e Beratit janë kodikët kryeqytetas, ku qendërzohen përbërësit, si një institucionalizim i një biblioteke diturake mesjetare.
Botimi i shkëlqyer e i pazëvendësueshëm ?Kodikët e Shqipërisë? ka qenë i shumëpritur, është padyshim një botim kulturologjik i jashtëzakonshëm nga të gjithë pikëpamjet.
Në vlerat e shumëfishta të këtij botimi do të ndalemi një herë tjetër.Artikulimi im ka të bëjë me disa dëshmi të tjera të klasit të parë, të cilat janë substanciale dhe që duhet të merren seriozisht në konsideratë.
Në këtë rrugëtim është arkeologjia që na hap një horizont të ri dhe na bën një iluminim të veçantë.
Disa zbulime që do të them, janë rezultat i studimit tim shumëvjeçar dhe këtu, unë po e shpreh publikisht për të parën herë.
Lidhen me artin ikonografik të krishterë në zanafillat e tij në Shqipëri.
1.Në 1878 arkeologu A. Dummont zbuloi një kupë, paterë qelqi, të zbukuruar me teknikën e gdhendjes me origjinë nga Doclea, që i takonte shekujve IV-V pas Krishtit.
Në këtë monument arkeologjik unikal kemi ndoshta ikonografi më të hershme të krishterë në Evropë.
Janë skicuar 8 skena, 7 nga Testamenti i Vjetër dhe vetëm 1 nga Testamenti i Ri, shoqëruar dhe me mbishkrime në latinisht. Skenat janë: Abrahami në çastin e flijimit të djalit të tij Isakut (Zanafilla 22, 1-19), Adami dhe Eva në skenën e mëkatit të parë (Zanafilla 3, 20, 4, 1), Moisiu (i paraqitur çuditërisht në formën e Pjetrit) e godet me shkop për të nxjerrë një burim (eksodi 17, 1-7), Danieli në shpellën e luanëve (Libri i Danielit 6, 23, 3), të rinjtë hebrenj, që shpëtojnë nga furra e zjarrit në Babiloni (libri i Danielit 3, 20-30) Suzana shpëton nga akuza e rreme (po aty) si dhe Profeti jonë na shpëton nga barku i balenës (Jona 1,4) si dhe Jezu Krishti ringjall Llazarin (Mateu 11,1,44).
Të tetë skenat lidhen me idenë e shpëtimit mesianik, sepse vetë krishterimi u vulëzua si fe e shpëtimit.
Nuk po jap tekstet në latinisht, të cilat janë kopjuar padyshim nga një variant i përkthimit latinisht të Biblës së Shenjtë, që ka qarkulluar tek ilirët në atë kohë, ku është bazuar edhe artisti.
Të bën përshtypje që metaforika artistike e ikonografisë lidhet më shumë me Testamentin e Vjetër, figura më e madhe me përmasa është ajo e profetit Abraham, kurse figura e Krishtit nuk është e spikatur.
Kurse ngatërrimi i figurës së Pjetrit me Moisiun është një gjë shumë e çuditshme dhe gati e pashpjegueshme.
Mos kemi të bëjmë këtu me teologjinë e mëvonshme augustiane, që e shihte Testamentin e Vjetër si metaforën ftillëzuese të vetë Testamentit të Ri, gjë që e ka pasion të veçantë edhe Bogdani i Madh?
Shkrimet në Minuskulë, flasin për një Kodik që sot është zhdukur. Nga ana tjetër këtu kemi një lidhje me të ashtuquajturat Lutje Paradigmë, siç ishte p.sh. Commendatio Animae (Këshillat e Shpirtit, lutje për të vdekurit, që dëshmohet në një version latin në fillim të shek. V, që ruhet në një dorëshkrim në Vatikan).
A do të ketë pasur në dorë një version analog edhe artisti i kësaj kupe?
Bëhet fjalë për dorëshkrime, që kanë qarkulluar tek ilirët në harkun kohor shek. IV dhe V.
Disa mesjetarologë si I.Barnea, A.Ducellier janë marrë me këtë dëshmi epigrafike, po ajo që ka rëndësi për ne është që një vepër arti e shquar mozaikore e shek. V, ose e fillimit të shek. VI ka cituar një version të një kodiku, që ka qarkulluar, të paktën në shek. V.
Fragmenti i psalmit 83 ka dhe disa elementë figurativë siç është figura e një gjetheje në formën e zemrës, të afërt nga ana figurative me simbolin e Kodikut Beratinus të shek. VI.
Kjo gjethe akanti, që është përdorur edhe në një funksion ortografik ka patur edhe një kuptim kozmo-teologjik.
Këtu duhet të shohim një arsye të ftillëzimit ikonografik të vetë simbolit me ngjyrë të kuqe, të ashtuquajtur në formë zemre, që ka Kodiku Beratinus i shek. VI.
Ky është edhe një element i paleografisë së hershme bizantine dhe gjendet çuditërisht edhe në mozaikun muror të Kapeles së Vogël Bizantine në një nga Galeritë e Amfiteatrit të Durrësit.
Gjethja në formë zemre, paraqet kështu një simbolikë të veçantë artistike dhe lidhet me një sistem të ikonografisë së hershme.
Kjo skenë është një kompozim i rrallë dhe madhështor. Shpjegimet e deritanishme se gjoja kemi të bëjmë me një skenë thjesht bukolike janë tepër të thjeshtëzuara dhe pa referencën substanciale.
Për fatin e mirë kjo referencë ekziston.
Skena e mozaikut në Arapaj është unikale dhe paraqitet në tre horizonte njeri mbi tjetrin, horizonti i parë paraqet një burrë ulur në trungun e një ulliri, mban në dorë një stap dhe para tij është një qen, përballë tij është një djalë i ri i ulur gjithashtu nën trungun e një ulliri, që mban në duar rrotullamen e një litari, që shërben për kapjen e kuajve.
Midis këtyre figurave antropomorfe, përveç qenit është edhe një kalë si dhe dy cjepër.
Në horizontin e dytë janë dy cjepër dhe tri kuaj në lëvizje, kurse në horizontin e tretë janë tre cjepër.
Kjo skenë i ka këto tri horizonte për të kompensuar idenë e perspektivës artistike dhe të konceptit tredimensional të veprës së artit. Kjo skenë paraqitet në një miniaturë të pikturuar në Kodikun Gjergjilian të shek. V, që sot ruhet në Arkivat e Vatikanit.
Në këtë miniaturë janë të ravizuar qartë figurat e një burri e të një djaloshi përballë njeri tjetrit si dhe figurat e kafshëve.
Është e qartë se kemi të bëjmë me një modul artistik.
Dhe miniatura e Kodikut Virgjilian të Vatikanit ka frymëzuar skenën e mozaikut në Arapaj.
Parimi i figurave përballë buron nga arti antik, por ky parim është i pranishëm në shumë miniatura të Kodikëve të Beratit, që janë botuar edhe në librin në fjalë.
Përgjithësisht janë figura kafshësh ose shpendësh përballë njeri tjetrit. Këto miniatura respektojnë një traditë antike e cila është e pranishme në mozaikun e famshëm në Arapaj dhe që u respektua për shumë shekuj në kodikët e Beratit.
Kjo temë ka nevojë për t?u shtjelluar në një libër të tërë, por unë jam i detyruar të kufizohem thjesht në këtë kuptim.
Ky traktat ka patur ndikim të madh në formulimin e teorisë estetike, që arsyetonte aplikimin e miniaturave dhe të ikonave. Lidhet me parimin transcendental të figurave njerëzore, apo gjallesave të tjera tokësore në një kontekst qiellor, të Castrum Dei (Oborrit ose kështjellës së Zotit).
Duke parë miniaturat e botuara, si dhe ato, që janë ende të pafutura në qarkullimin figurativ shkencor, mund të them se arti si estetikë teologjike paraqet rrafshin më interesant, të kompozimit të kodikëve të Beratit, ku shkrimi dhe piktura krijojnë një unitet të pashlyeshëm.
Edhe kjo gjë, do të përbënte temën e një libri më vete.
Një element shumë i çuditshëm është edhe ai floreal, por i germave nistore, të cilat kanë shpesh profile antropomorfë ose i kafshëve hibride, papërjashtuar këtu figurat arkitektonikë si dhe disa vizatime gjeografike, që lidhen me kabalën.
Një kulm i miniaturës artistike lidhet me ndikimin miniaturist perëndimor të kodikëve të ashtuquajtur të Vlorës, të shek. X-XI.
Në faqen 71 është botuar miniatura nga kodiku i 10 i Vlorës, që i takon shekujve X-XI i faqes 146.
Kjo miniaturë nuk ka të bëjë siç thuhet në shënimin shoqërues me një fasadë arkitekturore kishtare, por me Burimin e Shenjtë, temë ikonografike tepër e njohur.
Në faqen 138, është miniatura e një figure njerëzore përkulur në tokë me gjurin e djathtë që mban një kurorë mbretërore mbi kokë dhe në duar mban një lirë muzikore.
Kjo miniaturë i takon Kodikut 41 të Beratit të shek. XIV fq.92, shënimi shoqërues thotë se është figura e një kleriku të lartë.
Nuk është ashtu sepse kjo figurë paraqet mbretin Solomon. Në faqen 146 të librit Kodikët e Shqipërisë, jepet mbulesa në relief metalik e Kodikut 13 të Beratit të shek. XII.
Shënimi shoqërues thotë se kemi të bëjmë me Skenën Deisis. Nuk është ashtu se në realitet kemi të bëjmë me subjektin ikonografik Anastasia apo të Zbritjes së Krishtit në Ferr.
Ka dhe pasaktësi të tjera të ngjashme.
Së fundi dua të kuptoj se para shumë vitesh muzeumologu i njohur i Gjirokastrës, miku im i ndjerë Lefter Dilo më ka treguar një Kodik në pergamen të një të ashtuquajturi Laurenti, që ish një manual si bëhet pikturimi i skenave ikonografike.
Ky manual i sekreteve të pikturimit ka njëkohësisht mënyra te konceptimit dhe realizimit të estetikës teologjike në artin e kodikëve.
Për fat të keq, me hidhërim mund të them se ky kodik i ashtuquajtur i Laurentit nuk ekziston në koleksionin e kodikëve të Shqipërisë, ose ka humbur ose duhet të jetë diku.
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili vijion akuza...
Në fjalën e saj në foltoren e Kuvendit, kryetarja e Lëvizjes...
Një njoftim i rëndësishëm është bërë sot nga ambasada amerik...
Nënkryetari i PD-së Edi Paloka, njëherësh edhe kryetari i Ko...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Vijon dominimi i kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendi...
DASHI 21. mars – 20. prill Gjithçka duket e qetë, sot nuk d...
Teksa ka vijuar me komentimin e aksionit të opozitës, në stu...
“Në zgjedhjet parlamentare gjysma e PD-së kanë qenë me Vangj...
Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi skandalin e të a...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Asllan Dogjani, i ftuar n...
Pushohet procesi i verifikimit për 7 persona pasi kanë dhënë...
Disa shqiptarë të dënuar me burg, të cilët dënimin e vuajnë ...
Të specializuar në grabitjen e motoçikletave dhe në falsifik...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas raportimeve të...
Kryeminsitri i Kosovës Ramush Haradinaj ka takuar Komisionin...
Një 77-vjeçar, i njohur si “manjaku i Qytetit Studenti”, ka ...
Kryeministri Zoran Zaev nëpërmjet një konferencën për shtyp ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur rreth bised...
Pas incidentit të së hënës, që shkaktoi arrestimi nga polici...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...