Avokati Altin Goxhaj zbardh mashtrimet e LGBTI -së
Avokati Altin Goxhaj ka shkruar në rrjetet sociale se Shqipë...
Prej rreth një muaji qarku i Shkodrës vijon të përballet me përmbytjet, nga reshjet e shiut që përfshin thuajse gjithë muajin mars. Sipas të dhënave të bashkisë, vijojnë të jenë nën ujë 4155 ha tokë në këtë qark.
Situata paraqitet më problematike në njësinë administrative Dajç, ku disa rrugë janë të bllokuara dhe shumë shkolla me prezencë uji në ambientet e brendshme. Mbi 200 shtëpi janë të mbuluara nga uji, ndërsa kanë rënë në rrugë disa shtylla të energjisë elektrike, duke u kthyer në rrezik serioz për shumë banorë.
Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës deri në orën 09.00 të datës 26 mars 2018 paraqitet si me poshtë:
Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura sipërfaqja totale ka arritur mbi 4155 Ha. Në detaje paraqitet si më poshtë:
Njësia Administrative Dajç: 1555 ha Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. Rruga Shirq-Darragjat është e bllokuar ndërsa rruga Belaj-Rrushkull kalohet me makina ushtrie. Në disa shkolla në ambientet e brendshme të shkollës ka prezencë uji.
Kanë rënë disa shtylla të energjisë elektrike në rrugën e Dajçit. Kërkojmë nga OSHEE ndërhyrje emergjente duke marre masat përkatëse. Kanë filluar të dëmtohen edhe disa segmente rrugore. Janë mbi 200 shtëpi te rrethuara nga uji. Kërkohet furnizim me ujë te pijshëm për banorët në mënyrë të vazhdueshme. Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me ujë të pishëm,pako ushqimore dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.
Njësia Administrative Ana e Malit: 1250 ha Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 janë jashtë funksionit. Nevojiten çizme të gjata për banorët. Janë 177 shtëpi të rrethuara nga uji, 150 në Obot dhe 27 në Goricë. Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me ujë të pishëm dhe me pako ushqimore.
Njësia Administrative Bërdicë: Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 780 ha tokë e përmbytur. Stacioni i pompave të Ujësjellësit në Trush si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit. Janë 50 shtëpi të rrethuara nga uji. Nevojitet furnizimi me ujë të pishëm për banorët. Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me bazën ushqimore për gjënë e gjallë dhe me ujë të pishëm për banorët.
Njësia Administrative Velipojë: Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 380 Ha tokë: Në fshatin Ças paraqiten shume probleme në argjinaturë.Kërkohet ndërhyrje emergjente dhe e specializuar. Rruga nacionale është e kalueshme me mjetet e larta të ushtrisë.
Janë shfaqur edhe problematika në komunikim në mes banorëve për shkak të ndërprerjeve të transmetimit në disa kompani telefonike. Bashkia Shkoder ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me ujë të pishëm, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.
Njësia Administrative Rrethina: Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 70 shtëpi të rrethuara nga uji. Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me bazën ushqimore për gjënë e gjallë dhe ujë të pishëm për banorët.
Njësia Administrative Guri i Zi: Në njësinë administrative Gur i Zi vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Paraqitet shume problematike kjo dukuri pasi mund te rrezikohet argjinatura.
Qyteti Shkodër:
Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 120 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 40 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre. Me shumë vështirësi kalohet me makina ushtrie, ndërsa në disa zona kalimi bëhet i mundur vetëm me varkë. Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me bazën ushqimore për gjënë e gjallë dhe ujë të pishëm për banorët.
Bashkia Shkodër ka bërë evakuime të banorëve dhe gjësë së gjalle kur janë paraqitur nevoja. Në këtë moment janë 55 persona të akomoduar në konvikt. Gjithashtu Bashkia Shkodër ka bërë të mundur edhe lëvizjen e banorëve dhe akomodimin e tyre tek të afërmit e tyre. Bashkia Shkodër ka shpërndarë pako ushqimore edhe për personat e akomoduar në konvikt.
Nga ana tjetër kanë filluar të shfaqen problematika edhe në zonat malore për shkak të reshjeve të dëborës. Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara. Nevojat për bazë ushqimore , për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë Imediate dhe paraqiten si më poshtë:
Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit. Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit. Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet përgjegjëse.
Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin. Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen në çdo kohë të nevojave emergjente të banorëve.
Avokati Altin Goxhaj ka shkruar në rrjetet sociale se Shqipë...
Ndonëse reshjet e shiut vazhdojnë të jenë aktive në zona të ...
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka alokuar një ...
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se në lu...
Banorët e Ndroqit janë hedhur në protestë, duke bllokuar rr...
Moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të ci...
Edhe pse kemi hyrë në stinën e pranverës në disa qarqe reshj...
Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e djeshme programin ...
Media franceze Express ofron shifra të frikshme për azilkërk...
Klima e biznesit në Shqipëri ka shënuar një tjetër përkeqësi...
Udhëheqësi botëror musliman: “Është koha që njerëzimi të dis...
Moti i keq dhe reshjet e dëborës që kanë nisur në veri të ve...
Reshjet e dëborës kanë zbardhur qarkun e Kukësit, edhe pse k...
Sot është festa kombëtare e Sulltan Nevruzit, një festë feta...
Minatorët nga e gjithë Shqipëria janë mbledhur në një protes...
Sinoptikani i njohur grek, Sakis Arnautoglou paralajmëron pë...
Që prej datës 5 Mars 2018 vazhdon pa ndërprerje angazhimi në...
Prej orës 10:00 të ditës së sotme, minatorët nga e gjithë Sh...
Lakmia është një pasion që nënkupton një etje të pashuar për...
Reshjet e vazhdueshme të ditëve të fundit kanë sjellë pasoja...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...