web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rruga e Ndroqit e shkatërruar/ Banorët “kërcënojnë” Qeverinë  

24 Mars 2018, 10:15, Sociale CNA

Banorët e Ndroqit  janë hedhur në protestë, duke bllokuar rrugën që të çon në Durrës.

Gjëndje skandaloze në të cilën është katandisur kjo rrugë i ka detyruar banorët që të bllokojnë rrugën e vjetër Tiranë-Durrës.

Rruga Plepat-Rromanat-Ndroq, pas ndërtimit të autostradës është lënë në harresë.

Në këtë mënyrë ajo ka përfunduar e degraduar dhe pavarësisht premtimeve nga qeveria ende nuk është marrë asnjë masë për riparimin e saj.

“Projektet janë bërë disa herë por nuk ka asnjë investim. Të paktën ta shtrojnë asfalt , nëse nuk kanë mundësi ta bëjnë nga e para. Ne jemi mes Durrësit e Tiranës, paguajmë taksa, por ndihemi të izoluar. Rruga është copë-copë.  Kemi tre herë që protestojmë por nga qeveria nuk ka asnjë reagim. Ne do të përshkallëzojmë protestat tona duke bllokuar autostradën por dhe duke protestuar para kryeministrisë”, shprehen banorët.

Ata kërcënojnë me nëse nuk do ketë reagime nga instancat e larta, protesta do përshkallëzohet./CNA.al





Lajmet e fundit nga