Protestuesit në refren kërkojnë largimin e Ramës: Duam dorëheqjen
Protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë ku në refre...
Protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë ku në refre...
Sot është festa kombëtare e Sulltan Nevruzit, një festë fetare që ka një rëndësi të veçantë për komunitetin bektashian.
Sulltan Nevruzi festohej si festa e ardhjes së pranverës dhe më vonë si ditëlindja e imam Aliut. Dervishi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane Mikel Onjea, për gazetën ?Shekulli? tregon se Kryegjyshata Botërore Bektashiane vizitohet nga shumë besimtarë dhe turistë të huaj, të cilët vijnë të organizuar në grupe nga e gjithë bota. Kryegjyshata mban lidhje me shumë teqe, si në Lindje ashtu edhe në Perëndim. Teqeja më e madhe ndodhet në SHBA, e cila është një qendër patriotike dhe fetare, ku mblidhen bektashinjtë që jetojnë aty.
Çfarë domethënie ka festa e Sulltan Nevruzit?
Para islamit, këtë festë e kanë festuar persianët. Ata kanë pasur dy stinë, verën dhe dimrin. Në 22 mars ata festonin ardhjen e verës, e cila zgjaste deri në 22 shtator. Më vonë, në botën islame në 22 mars lindi imam Aliu, i cili është i vetmi fëmijë i lindur brenda në Qabe. Që prej asaj kohe Sulltan Nevruzi u festua nga tarikatet si ditëlindja e imam Aliut. Komuniteti bektashian ka rreth 800 vjet që e feston këtë festë në të njëjtën datë. Kjo festë simbolizon rigjallërimin e natyrës. Kafshët zgjohen nga gjumi dimëror, pemët çelin sythat dhe bimësia gjallërohet. Çdo gjë nis të marrë jetë dhe gjallëri. Emri ?Nevruz? ka ardhur nga persishtja dhe domethënia e tij është ?ditë e re?. Emri ?Sulltan? është titulli më i lartë që mund të merret. Në Shqipëri kjo festë ka nisur të festohet rreth shekullit XIV, kur u përhap bektashizmi në Shqipëri.
Si festohet kjo festë?
Kjo festë zgjat tri ditë. Në 22 mars ka lindur imam Aliu dhe pas tri ditëve i është vënë emri. Besimtarët shkëmbejnë vizita tek njëri-tjetri dhe më pas luten dhe falen. Ndihmojnë njerëzit që kanë nevojë. Në mëngjes, për besimtarët dhe të gjithë të pranishmit, shpërndahet qumësht dhe sherbet, që simbolizon pastrimin e trupit dhe shpirtit. Këto dy pije konsiderohen pije parajse. Gjithmonë në orën 10:00 bëhet ceremonia. Dalin klerikët përjashta, bashkë me besimtarët këndojnë në kor këngën e Sulltan Nevruzit. Më pas, jepen bekimet nga udhëheqësi shpirtëror për jetimët, të vobektit, për të gjithë ata që gjenden në vështirësi. Jepen bekime për ushtrinë shqiptare, Presidentin, mësuesit, intelektualët etj. Ceremonia e festës vazhdon me hyrjen në tyrbe, ku bëhen lutje.
Vizitohet Kryegjyshata Botërore Bektashiane nga shumë besimtarë?
Të gjitha Gjyshatat nëpër rrethe vizitohen nga shumë besimtarë, por kjo në Tiranë ka vëmendje të veçantë. Përveç besimtarëve kemi dhe turistë që vijnë vizitojnë Kryegjyshatën. Ne kemi lidhur marrëveshje me shtetin, si komunitet fetar që të presim turistë. Që kur është hapur Kryegjyshata kanë ardhur shumë turistë të huaj. Në të shumtën e herës kanë qenë të organizuar në grupe nga agjencitë turistike, por ka pasur nga ata që kanë ardhur edhe privatisht. Ka pasur edhe zyrtarë të lartë, të huaj që kur kanë vizituar shtetin tonë kanë ardhur edhe në Kryegjyshatë. Ne i ftojmë të gjitha ambasadat dhe trupat diplomatike, sa herë që kemi festa fetare. Një teqe shumë e madhe është ajo në Miçigan, në SHBA, ku mblidhen grupet e bektashinjve. Ajo është një qendër patriotike dhe fetare. Në derën e asaj teqeje shkruhet: Komb, Fe, Atdhe. Ka një hartë të Shqipërisë së madhe dhe një shqiponjë me dy krerë.
Ritet dhe gatimet tradicionale për festën e Sulltan Nevruzit
Festa e Sulltan Nevruzit është shumë e rëndësishme për besimtarët bektashinj. Besimtarët gostiten me ëmbëlsira të shumëllojshme, për të treguar dashurinë që kanë për njëri-tjetrin dhe bujarinë e tyre. Ata duhet të ndihmojnë të varfrit dhe personat që janë në vështirësi duke ju falur ushqime ose të ardhura. Nëse nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë, duhet të luten për njerëzit që vuajnë. Në këtë ditë feste bektashinjtë mbjellin lule në shtëpitë e tyre ose bimë të tjera. Vendosin nëpër portat e shtëpive degë thane ose ulliri. Një rit interesant është dhe varja e veroreve të Ditës së Verës në degët e trëndafilit ose të shegës. Në mëngjes duhet pirë qumësht dhe duhet bërë sherbet, sepse këto dy pije quhen pije parajse. Në këtë ditë bektashinjtë gatuajnë disa ushqime karakteristike, të cilat janë trashëguar brez pas brezi. Për Sulltan Nevruz bektashinjtë gatuajnë byrek me 12 lloje të ndryshme barishtesh.
Bimët e tokës kanë një rëndësi të veçantë, sepse simbolizojnë jetën e re, që çel në pranverë dhe begatinë. Në byrek futet edhe një monedhe metalike. Pasi është pjekur byreku ndahet nga amvisa e shtëpisë në pjesë dhe i jepet secilit prej anëtarëve të familjes. Ai që gjen monedhën në pjesën e tij konsiderohet njeri me fat dhe se do të ketë një vit të mbarë dhe të begatë. Në këtë ditë gatuhet edhe përshesh me pulë ose me mish qengji. Për Sulltan Nevruz besimtarët duhet të therin kurban. Në tryezat e tyre nuk mungon mishi i pjekur. Ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste është sultiashi. Kjo ëmbëlsirë përbëhet nga qumështi, që është simbol i qumështit të nënës; orizi, që simbolizon drithërat dhe bollëkun, dhe sherbeti që merret i kënduar në teqe. Si ëmbëlsirë mund të gatuhet edhe kabuni (me oriz, lëng mishi, sheqer, rrush të thatë dhe arra). Në zonat fushore bëhet edhe kulaç me petë që fëmijët i rrokullisin në arat me grurë për të sjellë bollëk në familje.
Vendosja e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë
Kryegjyshata Botërore Bektashiane fillimisht ka qenë në Turqi. Në vitin 1925 qeveri e Ataturkut nxori vendimin e mbylljes së të gjitha teqeve. Qeveria turke urdhëroi fetarët të hiqnin petkat e tyre sepse Turqia u kthye në shtet laik . Gjyshi Sali Njazi Dede nga Staria e Ersekës, refuzoi të heqë petkun dhe qeveria turke e vendosi përkohësisht në një hotel në Ankara. Në 1929 qeveria e Zogut e solli Kryegjyshatën në Shqipëri. Fillimisht ajo u vendos në Korçë, në teqenë e Turanit (fshat në Korçë), ku qëndroi dy vjet. Qendra në Turqi u kthye në muze dhe funksionon edhe sot e kësaj dite. Atje bëhet pelegrinazhe në gusht të çdo viti, në përkujtim të Haxhi Bektash Veliut. Qeveria e Mbretit Zog duke respektuar vullnetin e klerikëve bektashi me dekret të veçantë e emëroi në mars të vitit 1931, Sali Njazi Dedenë, Kryegjysh Botëror të Bektashinjve dhe me vendimin nr. 659, dt. 02.08.1930 vendosi Selinë e Shenjtë Botërore në Tiranë.
Kryegjyshi Botëror Sali Njazi Dede qëndroi në krye të bektashinjve duke i trajtuar ata si bashkësi fetare e organizuar, jo politike dhe jo shtetërore. Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka historinë e saj të hershme dhe të sotme edhe si është një nga katër komunitetet tradicionale fetare në Shqipëri. Në një dokument të vitit 1932, të arkivit të shtetit shqiptar thuhet: ?Kryetari i teqesë së varrit të Haxhi Bektash Veliut në Kërshehir, Hirësija e Tij Kryegjyshi Salih Njazi, që është i fisit shqiptar dhe njihet si Papa i gjithë bektashinjve të botës, u shtrëngua të largohet nga qendra e madhe e bektashizmit, dhe erdhi e zu cak në Tiranë si Kryegjysh i Shqipërisë, gjithë duke mbajtur dhe ofiqin e tij të lartë si Krye i madh i këtij besimi në gjithë botën?. Sot Kryegjyshata Botërore Bektashiane përveçse një objekt kulti është kthyer edhe një destinacion turistik për shumë turistë nga e gjithë bota.
Minatorët nga e gjithë Shqipëria janë mbledhur në një protes...
Sinoptikani i njohur grek, Sakis Arnautoglou paralajmëron pë...
Që prej datës 5 Mars 2018 vazhdon pa ndërprerje angazhimi në...
Prej orës 10:00 të ditës së sotme, minatorët nga e gjithë Sh...
Lakmia është një pasion që nënkupton një etje të pashuar për...
Reshjet e vazhdueshme të ditëve të fundit kanë sjellë pasoja...
Nga një qendër sociale që trajton fëmijët e keqtrajtuar, të ...
Për dy ditë, rreth 70 ekspertë dhe përfaqësues të qeverive n...
Vorbulla ciklonike nga Mesdheu dhe Afrika veriore, gjatë dit...
Pensioni mesatar shënoi rritje me 3.8 për qind vitin e kalua...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nisur nga shqetësimet e ferme...
Reshjet e vazhdueshme të ditëve të fundit kanë sjellë përmby...
Autoriteti Kombëtari i Ushqimit mbrëmjen e kaluar ka bllokua...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kuadër të...
Instituti i Gjeoshkencave ka publikuar hartën e rrezikut të ...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë vijojnë prej disa ditësh a...
Dy ditë më parë u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi e M...
Qytetarët do të paguajnë për mbetjet urbane mbi një sistem t...
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës, kreu i Emer...
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, kreu i Këshi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...