Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Gjurmim në kalçeto, vende ku shkëmbehej droga, ndjekje e fotografim në rrugë dhe deri tek përgjimi i komunikimeve telefonike mes anëtarëve të dy organizatave të trafikut të drogës, kanë sjellë shkatërimin e një linje të trafikimit të kanabisit nga Shqipëria në drejtim të Italisë.
Grupi hetimor u drejtua nga kolonel Massimiliano Occhiogrosso, komandanti i DIA-s për Barin. Bëhet fjalë për dy grupe kriminale që janë mbajtur në vëzhgim nga policia shqiptare dhe ajo italiane, ku gjatë kësaj kohe janë goditur plot 7 herë, dhe se në total u është sekuestruar rreth 2.5 tonë drogë që sipas përllogaritjeve të tregut kap vlerën 15 milion euro.
Ndërkohë në pranga kanë rënë 43 persona, mes tyre 21 shqiptarë. Organizata kriminale me shtrirje në Shqipëri dhe Itali, ishte e ndarë në dy grupe, ku shqiptarët që drejtoheshin nga Fiqiret Seferi e Ferhat Ajdini, ishin ata që do të dërgonin sasinë e drogës, ndërsa italianët dhe një grup shqiptarësh që drejtoheshin nga Mariglen Shusha, ishin ata që prisnin sasinë e drogës. Mariglen Shusha konsiderohet nga hetuesit italianë si koka e grupit
Si nisi hetimi që zbuloi dy organizata
Në dosjen prej 565 faqe të prokurorisë Italiane, të cilën ?Shqiptarja.com? e disponon, thuhet se hetimi filloi pas një informacioni të deleguar në datën 5 prill 2016, me anë të së cilit kërkohej verifikimi i trafikantëve shqiptarë, të cilët mbaheshin si furnizues të organizatave kriminale që punonin në veri të Barit.
Aktiviteti i bërë nga hetuesit e DIA-s lejonte gjetjen e disa qytetarëve shqiptarë banues në Gravina në Puglia, që merreshin me trafik droge, në kontakt me të tjerë trafikantë, ndër të cilët Mariglen Shusha, banues në rajon, i mbajtur si kryetar i një organizate kriminale me bazë logjistike në Bari, e cila merrej me shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës.
Bisedat e koduara ?më sill 20 birra?
Gjatë hetimeve të kryera është konstatuar se thuajse të gjithë anëtarët e grupit, flisnin me fjalë të koduara. Mirëpo analizimi dhe interpretimi i kujdesshëm i hetuesve italianë lejonte verifikimin e bërë nëpërmjet aktiviteteve dinamike, të cilat lejonin arritjen, në disa raste në sekuestrimin e lëndës narkotike, subjekt i bisedave të kriptuara.
Në detaj, lënda narkotike ishte, shumë herë, e përmendur në biseda si: makina, rrushi, motori, punëtor, shishe birre, shishe uji, bluza ose gjysmë bluza, shezllone, persona, skeleri, birra, një gjuhë që ishte shumë e thjeshtë për dekodifikimin në kontekst të të gjitha bisedave. Me këtë rast, në mënyrë të thjeshtëzuar faktet kanë çuar në sekuestrimin e lëndës narkotike të thirur me termin ?shezllone? e ?skeleri?.
Ndërsa paratë ndikoheshin me terminologji tjetër, si për shembull: ?dokumente?, ose në mënyrë të qartë me termat: ?duhet të sjellin paratë?, ?më thuaj sa para janë?, ?sa orë punë keni bërë 30??, ?pesë punëtorë?, ?më duhen paratë e janë 13 ditë punë!?, ?mik, unë paratë nuk t?i mohoj, mund të vonoj me ditë?. Për sa i përket sasisë: ?pesëdhjetë gramë?, ?100 gramë?, ?dhjetë skela?, ?sa punëtorë do? Dy, tre??, ?dhjetë shishe ujë?, ?20 shezllone?, ?dhjetë persona?, ?10 mijë?, ?20 birra? e me çmimin: ?me një mijë?, ?është 1,4?, ?45?.
Organizata e parë
Organizata e parë përfaqësohej nga një qytetar i vetëm shqiptar, rreth të cilit sillen shtetas nga Bari, që përbëjnë një grup stabël, e shumë persona të tjerë që bëjnë biseda për drogën. Mariglen Shusha është furnizues stabël që në kontakt me një organizatë kriminale që punon në tokën shqiptare, mund të mbështetet te Gaetano Monacelli e Vito Pinto për të organizuar e koordinuar dorëzimet, për t?i shpërndarë në lokalitete të ndryshme të territorit kombëtar.
Gaetano Monacelli e Vito Pinto janë të impenjuar në disa dorëzime të tjera të bëra në qytetin e Barit, duke u mbështetur te familjarët e tyre për të ruajtur lëndën narkotike në një depozitë të përcaktuar në një shtëpi në lagjen ?Carrassi? në Bari, e frekuentuar nga Annarita Monacelli e Gaetano Fraddosio. Këta të fundit janë përgjegjës për lëndën narkotike të ruajtur në banesën e tyre dhe prezenca e tyre është e domosdoshme për pjesëmarrësit e shoqatës për të tërhequr lëndën narkotike e për ta hedhur në treg.
Annarita Monacelli e Gaetano Fraddosio nuk kufizohen vetëm për ruajtjen e lëndës narkotike, por mundësojnë dhe bërjen e disa dorëzimeve në favor të blerësve të vendit e të provincës.
Edhe gratë mbulojnë një rol të rëndësishëm në organizatë, në të cilën janë të vetëdijshme për pjesëmarrje. Giovanna Cardinale bashkëjetuese e Gaetano Monacelli dhe Rita Farruga bashkëshorte e Vito Pinto pjesëmarrëse në disa dorëzime, e në disa raste sigurojnë mundësinë e kontakteve mes grupit nëpërmjet kontakteve direkte e vizive me Mariglen Shusha.
Vito Serini është elementi që bën ndërlidhësin mes Mariglen Shusha dhe dyshes Gaetano Monacelli dhe Vito Pinto, si qëllim aktualizimin e marrjes së lëndës narkotike me prejardhje nga Shqipëria. Vito Serini është i impenjuar edhe në disa dorëzime droge të marra nga depoja e organizatës.
Shqiptarët
Organizata e dytë është e ndërtuar nga qytetarë shqiptarë të vendosur në jug të Barit, në gjendje të organizojnë marrjen e sasive të mëdha të lëndës narkotike të llojit marijuana e sekuestruar më 21 dhjetor 2016.
Fiqiret Seferi e Ferhat Ajdini janë furnizuesit stabël e organizatorët e organizatës. Të njëjtët, merreshin me shpërndarjen e lëndës narkotike duke u mbështetur në bashkëpunimin e çmuar të vëllezërve Ergent e Hamid Seferi, fëmijët e Fiqiret Seferit, që për llogari të organizatës, punonin për të rikuperuar paratë me prejardhje aktivitetin e paligjshëm me qëllim trafikun e drogës, rrethanë që tregonte interesa të përbashkëta dhe të mbështetjes së një lidhjeje të shenjtë me karakter lidhje mes tyre. Gjithashtu dy vëllezërit punonin për të organizuar furnizimin e sasisë së madhe të lëndës narkotike.
Samuel Muça mbulonte një rol të rëndësishëm në organizatë për besimin e dhënë me të drejtë, për detyrat delikate të bëra e duke iu referuar në veçanti ruajtjes së lëndës narkotike që është sekuestruar në episodin e datës 5 shtator 2016. Në ngarkim të tij vihet edhe vlerësimi komplesiv i sjelljes, nga i njëjti referuar dhe dorëzimeve të tjera të bëra për llogari të shoqatës kriminale. Ndërkohë që Diana Laura Pop, rezulton të jetë e vetmja grua në grup, në dispozicion të të njëjtit për llogari të të cilit vë në dispozicion banesën e saj për ruajtjen e lëndës narkotike, e cila gjendet e sekuestrohet në datën 5 shtator 2016.
Del qartë ndërgjegjshmëria e gruas si pjesëmarrëse në organizatën kriminale. Në fakt, kjo duket sikur është ruajtësja e rastit për lëndën narkotike të organizatës e përbërë nga shtetas shqiptarë, rezulton e interesuar në mënyrë të qartë për rikuperimin e parave nga blerësit kalabrezë që e njohin nga disa transferime të bëra në atë rajon së bashku me të dashurin e saj Samuel Muça.
Edhe pas arrestimit të bërë më 5 shtator 2016 e lirimit pas disa ditëve pas disa deklaratave false të dhëna për GIP nga i dashuri i saj Samuel Muça, në të ardhmen vazhdon aktivitetin kriminal duke u preokupuar që të gjejë dokumente false tek i njëjti Samuel Muça si qëllim mundësimin e ikjes nga shteti italian. Ndërsa Ernest Peza është pjesëmarrës në organizatën kriminale dhe në shumë raste kur shoqëronte si shofer Ferhat Ajdinin në takimet me blerësit, rrethanë që nënvizon besimin nga ana e Ferhat Ajdinit për të.
Koordinimi dhe urdhrat operativë për anëtarët
Bisedat e shumta të përgjuara, ndarja e roleve, figurat kryesore të individualizuara në personin e Mariglen Shusha e Fiqiret Seferi e Ferhat Aydini bëjnë të qartë ekzistencën e dy organizatave me lidhje të qëndrueshme në territorin shqiptar, vend i origjinës të shumë personave anëtarë të saj, ku krerët organizues shkojnë me rregullsi.
Nga bisedat telefonike të përgjuara nga DIA në Bari është e qartë që të hetuarit, edhe nga territori shqiptar, koordinojnë edhe japin urdhra operative anëtarëve të saj, të cilët shpesh kërkojnë edhe prezencën e tyre fizike për zgjidhjen e problemeve operative, zakonisht në lidhje me rikuperimin e shumave të lekëve me prejardhje dhënien e sasive të lëndës në detaj në zona të ndryshme të jugut të Italisë, ashtu si është treguar në çdo aktakuzë.
Vazhdimësia, për një gjatësi kohore të rëndësishme për gjithë vitin 2016, të kontakteve organizuese të qëndrueshme ndërmjet anëtarëve, sasitë shumë të mëdha të lëndës narkotike herë pas here të konfiskuar dy organizatave, kapaciteti për të ndikuar edhe në dhunë ndaj atyre që nuk plotësonin detyrimet personale ekonomike ndaj furnizuesve, bën këtë të thuhet që ekziston një prezencë kriminale tashmë e qëndrueshme në territorin italian, me baza logjistike në Bari e në provincë (Bari, Gravina e Rutigliano) të njohura dhe të besueshme për anëtarët e grupit të organizuar, ku perceptohet në mënyrë të qartë edhe ndërgjegjshmëria që veprohet brenda një grupi stabël dhe të organizuar, me subjekte që kanë role kryesore organizuese dhe subjekte të dedikuara magazinimit dhe transportimit të sasive që do të shpërndahen në gjithë jugun e Italisë.
Emrat e shqiptareve të arrestuar:
1.Dritan Naci 32-vjeç
2.Mariglen Shusha 32-vjeç
3.Marlin Aliaj 23-vjeç
4.Andi Peshku 25-vjeç
5.Vullnet Daci 31-vjeç
6.Gezim Bircaj 54-vjeç
7.Malton Lleshi 35-vjeç
8.Fiqiret Seferi 54-vjeç
9.Ernest Peza 27-vjeç
10.Leonidha Sejdiaj 52-vjeç
11.Elton Ismaili 39-vjeç
12.Samuel Muça 31-vjeç
13.Ferhat Aydini 45-vjeç
14.Vullnet Cila 39-vjeç
15.Shpëtim Shehi 39-vjeç
16.Donial Drolli 29-vjeç
17.Ibrahim Xhihani 26-vjeç
18.Ergent Seferi 28-vjeç
19.Arian Kertusha 48-vjeç
20.Senat Hallunaj 23-vjeç
21.Hamid Seferi 24-vjeç
Policia e Tiranës, e vendosur në autostradën Tiranë-Durrës, ...
Policia e Tiranës vijon aksionin e saj për parandalimin e ak...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Prej 3 javësh, hidrocentralet mbi Lumin Drin kanë bërë shkar...
Policia dhe dogana gjermane pajisën me skaner të lëvizshëm n...
Në sajë të një impenjimi të jashtëzakonshëm të organeve ligj...
Karabinierët e qytezës siçiliane të Modika Altës (Modica Alt...
Një 55 vjeçare ka gjetur vdekjen pasi ka ranë nga ballkoni i...
Policia e Lezhës ka bërë të mundur arrestimin e një 48-vjeça...
Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policise ne Diber, pasi a...
Një 45-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Beratit, pa...
Policia e Lezhës ka arrestuar një 48 vjeçar, pasi ishte shp...
Krimet e Rënda kanë zbardhur ngjarjen e ndodhur pak ditë më...
Në territorin e Shijakut është ushtruar kontroll për kapjen ...
Në Fier është goditur një rast i shpërndarjes së drogave në ...
Edmond Xaka, 30 vjeç nga Fushë-Kruja është prangosur nga uni...
Aksioni i policisë rrugore, pervçse në autostradë është sht...
Në zonën e Saukut dhe tek Stadiumi “Qemal Stafa”, Policia Rr...
Policia Rrugore po vijon aksionin për parandalimin e akside...
Një 58-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...