web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestohet i shumëkërkuari në Lezhë/ Ja për çfarë akuzohet

24 Mars 2018, 13:36, Kronika CNA

Policia e Lezhës ka bërë të mundur arrestimin e një 48-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim.

Mësohet se i arrestuari është shtetasi Gëzim Kurti, 48 vjeç, banues në Lezhë.

Shtetasi i lartpërmendur ishte i shpallur në kërkim, pasi ndaj tij Gjykata e Shkallës  së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim Nr.06, datë 17.01.2018,  ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg?, i dyshuar për vepren  penale të ?Trafikim të narkotikeve? kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga 283/a/2 i Kodit Penal./ CNA.al





Lajmet e fundit nga