Trashëgimtarët e Berlusconit shesin “pallatin e festave” te sheiku i Katarit
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
LSI është në ditët e saj më të këqija. Hemoragjia që po pëson javët e fundit e ka bërë partinë që qëndroi 8 vite në pushtet më të dobët se kurrë.
Këshilltarët bashkiakë të disa prej njësive administrative në vend duke filluar me Tiranën e vazhduar me Gjirokastrën, Fierin, Belshin Vlorën dhe së fundmi Skraparin, janë larguar nga LSI duke ju bërë thirrje edhe anëtarëve që të bashkohen me PS-në.
Arsyeja është bashkëpunimi me PD-në e Bashës dhe pengimi që PD-LSI po i bën integrimit të vendit. Gjithashtu, theksohet se opozita e Kryemadhit është e padenjë.
Bashkia e fundit ku LSI ka falimentuar është Skrapari. 6 nga 10 këshilltarët e LSI në Çorovodë (Skrapar) kanë kaluar me PS-në. Bastioni i Metës ka rënë përfundimisht. Pas këtij largimi nga LSI, PS-ja tani kontrollon 9 nga 15 këshilltarët bashkiakë duke u bërë kështu mazhorancë e plotë.
Edhe 2 këshilltarët e PD dhe PR që akoma nuk janë rreshtuar formalisht me PS-në, në votimin e fundit kanë votuar njëlloj si PS duke e çuar kështu në 11 numrin e votive të socialistëve në këtë këshill bashkiak, nga 15 që janë gjithësej.
Kësilloj, kryetari Nesim Spahiu i LSI praktikisht është formalisht në krye të bashkisë.
Si për t?i vënë vulën nxerrjes së PD dhe LSI në opozitë, anëtarët e këshillit Bashkiak Çorovodë, dje në datë 19 mars 2018, ka shkarkuar kryetaren e Këshillit bashkiak të LSI, zonjën Mimoza Zylyftari duke votuar në vend të saj për socialistin zotin Partizan Gorçe, siç shihet edhe në dokumentin e siguruar nga lexo.al.
Deklarata e plotë e këshilltarëve të LSI që iu bashkuan PS-së:
Deklaratë për shtyp ? Këshilltarët e LSI, Skrapar
Kur tre vjet më parë garuam nën siglën e LSI në njësinë administrative të Skraparit, ishim të bindur se bënim pjesë e një të majte të bashkuar dhe përparimtare, që do të afronte Shqipërinë me Europën përmes reformave thelbësore.
Për fat të keq, zhvillimet e fundit politike tregojnë qartë se LSI është bërë bashkë me PD për të parë nga lindja, e jo më nga Perëndimi.
Ne nuk jemi votuar nga qytetarët e Skraparit për të qenë vegla të interesave të huaja në vendin tonë. Të bëhesh sot bashkë me Lulzim Bashën, është njësoj sikur të ulesh në të njëjtën tryezë me ata që dëshirojnë një Shqipëri të përçarë, të prapambetur dhe larg Bashkimit Europian.
Në të shkuarën, LSI si një forcë politike me fokus tek integrimi është përpjekur të shtyjë përpara reforma të përgjegjshme, me impakt pozitiv në jetën e të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Megjithatë, sot projekti i vetëm i LSI është të rikthehet sërish në pushtet, e për të bërë këtë është e gatshme të përdorë të gjithë makinacionet e mundshme, duke u katandisur në një shtojcë të Partisë Demokratike dhe të interesave ruse në Ballkan.
Opozita e LSI është një opozitë e bazuar mbi sharjet dhe çizmet, e që nuk ka asgjë të përbashkët me interesat thelbësorë të vendit.
Sot, LSI është shndërruar në një faktor bllokues i reformave dhe ç?është më e keqja, edhe investimeve në të gjithë zonën e Skraparit.
Për këtë arsye, duke pasur në zemër interesat më të mira të personave që i kemi shërbyer gjatë këtyre tre viteve dhe duke marrë parasysh se qytetarët nuk na votuan as për të sharë, as për t?u rrahur e as për të flakur çizme, deklarojmë largimin tonë përfundimtar nga radhët e LSI.
Nga dita e sotme, ne i bashkohemi grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste dhe e bëjmë këtë të vendosur për t?i shërbyer deri në fund transformimit të plotë të zonës së Skraparit, një zonë që i ka të gjitha mundësitë për të qenë e begatë, ashtu si bukuritë natyrore që na rrethojnë.
Duke përfituar nga ky moment, i bëjmë thirrje të gjithë këshilltarëve të tjerë të LSI në të gjithë njësitë administrative të vendit të ndjekin shembullin tonë sepse partia e tyre nuk përfaqëson më interesat e shqiptarëve. Përkundrazi, sot opozita po i shërben interesave okulte, që nuk kanë asgjë të përbashkët me të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Kushdo që ka sadopak ndërgjegje brenda vetes, nuk mund të pranojë të ndjekë këtë rrugë. Ne, nuk mund ta pranojmë këtë!
Faleminderit!/ Lexo.al
Partia Demokratike ka publikuar një video, në të cilen shfaq...
Presidenti Ilir Meta njoftoi ka autorizuar Ministrin e Jasht...
Pak ditë më parë dhe konkretisht me datë 17 mars 2018, CNA.a...
Kryedemokrati Basha ka publikuar sot të dhëna në lidhje me f...
Korsia e biçikletave në bulevardin “Dëshmorët e kombit”, një...
Ish-kryeministri Berisha vijon akuzat në drejtim të kryemini...
Një modele ruse ka thyer shtyllën kurrizore pasi është hedhu...
Së bashku me të ftuarit e tjerë në emisionin “To Night”, ku ...
Gjekë Çelaj, njëri nga denoncuesit e skandalit të pronave në...
Pasi presidenti Meta i dha plotfuqishmërinë ministrit Bushat...
Pas prishjes së koalicionit mes Lëvizjes Socialiste për Inte...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Moti gjatë ditës së sotme parashikohet të jetë me vranësira ...
DASHI 21. mars – 20. prill Mërkuri dhe Venusi janë në formë...
Një sipërfaqe e truallit, ku vjehrri i Lulzim Bashës kishte ...
Nesër pritet të jetë dita vendimtare sa i përket mbylljes së...
Gazetari Artan Hoxha, i pranishëm në studion e emisionit “Op...
Analisti Arjan Curri, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” ...
Teksa ka komentuar çështjen e rrugës Tiranë-Elbasan, kryetar...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është i ftua...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...