web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama poston video nga Vlora e “Rilindur”/ Qytetarët e nxjerrin zbuluar: E përdor shumë fotoshop-in…

11 Mars 2018, 10:24, Aktualitet CNA

Kryeminstri Edi Rama e ka nisur ditën me një video nga qyteti i Vlorës. Në videon e postuar, Rama zbulon Vlorën e ?Rilindur?, siç e quan edhe ai vetë.

Krah videos, kreu i qeverisë shkruan se ka akoma punë për të bërë, por me kalimin e kohës do bëhet akoma më shumë. ?MIRËMËNGJES dhe me këtë vrapim me sy mbi Vlorën e rilindur, ku ka ende shumë akoma për të bërë, e shumë më shumë do të bëhet, ju uroj një të dielë të bukur?, shkruan Rama.

Por qytetarët kanë shpërthyer me akuza dhe kritika ndaj kryeministrit. Një qytetar e akuzon kryeministrin se gjithcka është fotoshop, ndërsa realiteti është ndryshe.

?Shoku Kryeminister, paske filluar e perdor shume fotoshop-in, nga video e paskeni ber Vloren me te bukur se Miami.
Nuk behet puna me parazitet dhe batakçinjt qe e kane mendjen tek koka me xhel?- shkruan qytetari.

Ndërsa një tjetër shkruan ?Po per ata se vriten perdit per pazare droge pse nuk i publikon ose me mir te them per biznesin tuaj.?

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan ?Mire Vloren qe e bane po Shkodren pse e harrove?! Buxhetin ma t’madh the per 2018, asnje gozhd hala se ka vu kush?!!!?

Po ashtu një qytetar shprehet ?Lini reklamat po iken gjith mosha Që ka lindur 1980 deri 1997 nga shqiperija skan pun shkoll Jan me 8 klas shkoll nuk I merr njeri ne pun se skan pasur as nje mundesi ekonomike se ushkatarru vendi dhe iken ne kurbet tani mori fund dhe greqija italija dhe jemi ber si zoqte e korbit..beni dicka hapni fabrika beni investime te punsiet poplli 1 miljon njerez ke pa shpres jete .mos u merrni hyni doli me lesi apo me PD te shani njeritjetri se te gjith me nje vend do shkom 2 meter kub dhe I pret kush hecen bi tok. Po sa te kemi jeten te pakten mos vuam per buk dhe pun krau turp 600 vite Qe shqipetaret lufton per buken e gojes dhe emigron na shkatarruat si komb vetm ne ikim nga vendi jon po zoti shef dhe as harron as vonon ja humet shpresat shqipetarvet ja jumet shpresat fare un.. Un jam ne kurbet dhe kam gjetur dy bashke atdhetar ne stacjun pa adres ku te venin dhe me nje 20? ne xhep ku do shkoni I pyta se dim than as ne deri ketu jemi qate burri 45 vjec kam 4 fmi shqiperi kam erdhur me borxh tha deri ketu eimagjinon I cfar do te thot te qai nje krye familjar per buken e femivet e imagjinon …nuk kan te mbaruar fjalet por ky vit kan erdhur mi 80% me shum se viti kaluar dhe Dali n si ne plati ne 1992 ne greqi. Mori fun ai vend per 1 miljon te pa pun fund.?/ CNA.al





Lajmet e fundit nga