web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Admini i VIP-ave të Bllokut i nxjerr të palarat Zogut të Tiranës:"E ke bërë buzën, jua vërtetoj të gjithëve"

2 Mars 2018, 13:21, Lifestyle CNA

Stiljano Kananaj është djali që menaxhon faqen VIP-at e Bllokut dhe që prej kohësh është duke u nxjerrë të palarat njëri pas tjetrit të gjithë VIP-ave që bëjnë ndërhyrje në pjesë të ndryshme të trupit.

Ai ishte në emision në praninë e Hermes Nikajt, të cilit ia tha në sy se ka bërë buzën e sipërme, por djali i ekraneve nuk e pranoi në mënyrë absolute.

Teksa po ballafaqoheshin dhe e detyroi të vërtetonte përmes një ushtrimi se buza e tij është natyrale, “Zogu” i Tiranës u shmang.

Stiljano tha ndër të tjera edhe se Elvana Gjata kishte kryer disa ndërhyrje, por pa i specifikuar ato, ndërsa fjalën e tij e mbështetën edhe prezantuesit e emisionit.Për t’u mbrojtur, Hermesi u shpreh:

Më keni nxjerrë kot, se çdo ndryshim ka ardhur me moshën time”./CNA





Lajmet e fundit nga