web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet piktura e parë e kryeministrit:"Vërtet mendoni se e di ç’mendoja atëherë?"

2 Mars 2018, 13:16, Lifestyle CNA

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ?Debati në Channel One?, ku në një bisedë me moderatorin Roland Qafoku, ai ka folur jo vetëm për çështje aktuale të politikës por edhe për pasionet e tij, siç është piktura.

Dhe një surprizë e vërtetë ka qenë shfaqja në ekran e një prej pikturave të para të Ramës, e realizuar kur ai ishte vetëm 5 vjeç dhe e publikuar asokohe në revistën ?Nëntori?.

Kryeministri kishte vizatuar imazhin e një anijeje në det dhe e kishte quajtur pikturën ?Vaporri i madh?. Megjithatë, në studio ai u shpreh se nuk e mbante mend çfarë kishte menduar kur e kishte krijuar.

?Ju mendoni se unë di se çfarë mund të kem menduar në atë moshë? Nuk mund të kthehem në kohë dhe të mbaj mend ngjarje të veçanta që lidhen me pikturat e mia, por di që pikturoja çdo ditë. Ngjarja ime më e veçantë ishte që pikturoja.?-ka rrëfyer kryeministri. Burimi:Opinion.al





Lajmet e fundit nga