web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Astrit Patozi këshillon Berishën/ Nuk duhet përsëritur thirrja për bashkim, sepse...

21 Shkurt 2018, 20:18, Politikë CNA

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, njëherësh një nga kritikët më të ashpër ndaj kryedemokratit, Lulzim Basha, komentoi thirrjen e ish-kryeministrit dhe liderit historik të PD-së, Sali Berisha, për bashkimin e kontribuesve në PD.

I ftuar në studion e televizionit News24, Patozi tha se thirrja e Berishës i drejtohet Bashës, dhe ata që sot janë jashtë PD-së, nuk ikën, por u larguan nga drejtuesit.

Më tej ai i sugjeroi liderit historik të PD-së, Sali Berisha, që të mos e përsërisë më thirrjen për bashkimin e kontribuesve të PD-së, sepse i bën dëm si vetes ashtu edhe Partisë Demokratike, pasi thirrja e tij po bie në vesh të shurdhër të Lulzim Bashës. /CNA.al





Lajmet e fundit nga