Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ish-Presidenti i Republikës, Bujar nishani, ka reaguar pas kërkesës së ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, lidhur me plotfuqishmërinë në negociatat Shqipëri-Greqi.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Nishani e ka quajtur si skandal dhe përdhosje të institucionit të Presidentit. Ai shprehet se kjo kërkesë është në shkelje të vendimit kushtetues, mbi ?Marrëveshjen e Detit me Greqinë?.
“Pas disa denoncimesh publike se Qeveria Shqiptare nuk ka zbatuar Vendimin e Gjykatës Kushtetuese (GjK) Nr 15, dt. 15.04.2010 mbi ?Marrëveshjen e Detit me Greqinë? për marrjen e Autorizimit të Plotfuqishmërisë, kjo e fundit u detyrua të dërgoj një kërkesë formale tek Institucioni i Presidentit të Republikës. “, – shkruan Nishani.
Më tej ai thotë: “Ky është një SKANDAL tjetër i paimagjinueshëm deri me sot që tregon se në çfarë derexheje është katandisur niveli i një ministri në Republikën e Shqipërisë.
Të njehësosh përçartjet haluçinante të grupimeve ekstremiste pa identitet me qeverinë apo zyrtarë të shtetit grek është një lajthitje po aq halucinante sa ajo e ekstremistëve neonazist në vendin fqinj.
Në këtë situatë të rrezikshme ku është përfshirë integriteti territorjal i Shqipërisë qëndrimi më i fundit i Presidentit të Republikës duhet mbështetur dhe inkurajuar. Qeveria Shqiptare jo vetëm duhet të përgjigjet për kërkesat korrekte dhe kushtetuese të Kreut të Shtetit por me çdo kusht duhet ti paraqesë Presidentit hartën e Shelfit Kontinental të Shqipërisë mbi të cilën ka bërë deri tani pazarin politik.”
Reagimi i plotë i Bujar Nishanit:
Pas disa denoncimesh publike se Qeveria Shqiptare nuk ka zbatuar Vendimin e Gjykatës Kushtetuese (GjK) Nr 15, dt. 15.04.2010 mbi ?Marrëveshjen e Detit me Greqinë? për marrjen e Autorizimit të Plotfuqishmërisë, kjo e fundit u detyrua të dërgoj një kërkesë formale tek Institucioni i Presidentit të Republikës.
Në të dy aspektet, si atë formal procedurjal ashtu dhe atë përmbajtësor ajo kërkesë përveçse konfirmon shkeljen e vendimit kushtetues, demonstron fyerjen arrogante dhe tentativën për të përdhosur Institucionin e Kreut të Shtetit.
Kërkesa tallëse e qeverisë konfirmon faktin se prej 3 (tre) vitesh paskan biseduar dhe negociuar për Marrëveshjen pa denjuar të marrin Autorizimin Presidencial siç detyron GjK.
Ja çfarë shkruan Qeveria Shqiptare në letrën drejtuar Presidentit, citoj :
?Diskutimet e deritanishme për çështjen e delitimimit të hapësirave detare nevojitet të konkretizohen me negociata mes palëve?.
Por le të kujtojmë se çfar ka kërkuar qeveria e sotme kur ishte në opozitë në kërkesën e saj drejtuar GjK, citoj ; …..?grupi negociator shqiptar, gjatë bisedimeve dhe në momentin e lidhjes së marrëveshjes nuk ka qenë i pajisur me plotfuqi nga Presidenti i Republikës. Si rrjedhojë, grupi negociator nuk ka pasur autorizim nga organi kompetent për të hyrë në bisedime me palën greke dhe aq më pak për të lidhur marrëveshje mbi delimitimin e hapësirave detare. Mungesa e plotfuqisë, sipas kërkuesit, e bën marrëveshjen antikushtetuese?, … thoshte qeveria e sotme atëhere në opozitë përpara Gjykatës.
Këto dy qëndrime konfirmojnë shkeljen e vendimit të GjK nga ana e Qeverisë Shqiptare gjatë gjithë këtyre kohëve të negocimit me palën greke mbi Marrëveshjen e Detit.
Ndaj ajo lloj kërkese nga ana proçedurjale është një tentativë për tu tallur me Institucionin e Presidentit.
Por pse ajo kërkesë është skandaloze dhe nga pikpamja përmbajtësore ?
Shih se çfarë thotë vendimi i GjK, citoj :…?37. Gjykata çmon se qëllimi i plotfuqisë është dhënia e autorizimit nga organi kompetent për të biseduar me palën tjetër për çështje që caktohen shprehimisht në objektin e plotfuqisë. Përfaqësuesit e shtetit që pajisen me plotfuqi janë të autorizuar të bisedojnë vetëm për aq sa është përcaktuar në mandatin e dhënë për përfaqësim?.
Por kërkesa e dërguar tek Presidenti nuk ka asnjë çështje të renditur shprehimisht për të cilën do vazhdohet bisedimet madje nuk ka se as cilët janë ?përfaqësuesit e shtetit? që do të bisedojnë. Qeveria vallë i mban ?sekret? nga Kreu i Shtetit këta përfaqësues të shtetit ?!!
Nga përgjigjja e Presidentit të Republikës kuptohet se në kërkesën e saj drejtuar Presidentit, Qeveria nuk ka respektuar në shumicën e tij vendimin e GjK.
Ajo që po fshihet dhe që ende nuk po denoncohet ka të bëjë me faktin e rëndë se Qeveria Shqiptare ka negociuar deri tani ndarjen e Shelfit Kontinental të Shqipërisë.
Pra është parashikuar ndarja e territorit shqiptar.
Qytetarët duhet ta dinë se Shelfi Kontinental është vijimi i territorit tokësor në tabanin e detit që sipas konventave ndërkombëtare Shqipërisë i takon rreth 13 mijë km2 të cilat i shtohen sipërfaqes 28 mijë km2.
Pikërisht në Shelfin Kontinental Shqiptar gjënden burimet e mëdha të naftës dhe gazit që në shkëmbim të neutralitetit të shkëmbinjve të Barketës ato po u jepen Greaisë.
Ndarja e Shelfit Kontinental të Shqipërisë përbën një SKANDAL me përmasa të cënimit të integritetit territorjal të vendit.
Nga letra e Presidentit mësojmë se Qeveria Shqiptare deklaron se nga pala zyrtare greke ka pretendime territorjale ndaj Shqipërisë !!!
Ky është një SKANDAL tjetër i paimagjinuesh deri me sot që tregon se në çfarë derexheje është katandisur niveli i një ministri në Republikën e Shqipërisë.
Të njehësosh përçartjet haluçinante të grupimeve ekstremiste pa identitet me qeverinë apo zyrtarë të shtetit grek është një lajthitje po aq halucinante sa ajo e ekstremistëve neonazist në vendin fqinj.
Në këtë situatë të rrezikshme ku është përfshirë integriteti territorjal i Shqipërisë qëndrimi më i fundit i Presidentit të Republikës duhet mbështetur dhe inkurajuar. Qeveria Shqiptare jo vetëm duhet të përgjigjet për kërkesat korrekte dhe kushtetuese të Kreut të Shtetit por me çdo kusht duhet ti paraqesë Presidentit hartën e Shelfit Kontinental të Shqipërisë mbi të cilën ka bërë deri tani pazarin politik. /CNA.al
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvilimit Rural, Niko Peleshi ka zh...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi disa f...
Një tjetër protestë masive pritet të zhvillohet nga opozita ...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim t...
sh-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një postim në rrj...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, në...
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti në takim de...
Partia Demokratike ka reaguar zyrtarisht pas ngjarjes së mbr...
Anëtarja e kryesisë së PD –së Valbona Mezini , ka reaguar në...
Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folu...
Marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë e ka komentuar mbrëm...
Gazetari i kronikës, Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Opin...
Vazhdën e arrestimeve të ish-zyrtarëve të lartë të ARRSH-së,...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, lideri historik i kësaj ...
Pas arrestimit nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe fals...
Akademiku Artan Fuga tha në emisionin Përballë të gazetarit ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Studio ...
I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, ish-kryemin...
Lideri historik i Partisë demokratike, Sali Berisha, është i...
I ftuar në “360 Gradë” në Ora News, gazetari i kronikës, Sok...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...