web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Autoritar?! Çfarë do ndryshonit në drejtimin e PD?/ Flet Berisha

20 Shkurt 2018, 21:33, Aktualitet CNA

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se në drejtimin e PD-së nga ai ka pasur gabime, por që gjithmonë është përpjekur të bëjë më të mirë.

“Në karrierën time politike në PD, unë jam marrë intensivisht kur kam qenë në opozitë, kur kam qenë në pushtet jam marrë me Shqipërisë. Jam përpjekur të bëj më të mirën, por ka pasur gabime, siç ishin piramidat apo gabime të tjera.”, – tha Berisha.

Më tej ai u ndal tek akuzat që i bëhen për autoritarizëm dhe mos lejimin e zërave brenda PD-së, gjatë udhëheqjes së tij. Ai tha se kjo nuk është e vërtetë, dhe se ka kërkuar gjithmonë që të thuhet mendimi i tyre.

“Nuk ka njeri që mund të thotë se e pësova nga mendimi që shpreha.

Njerëzit kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre, kurrë nuk kam penguar dikë të thotë mendimin e tyre. dëshira ime më e madhe ka qenë që njerëzit të më thoshin mendimet e tyre, e jo të më thoshin atë që unë doja.”, – tha Berisha. /CNA.al





Lajmet e fundit nga