Rama zbulon sekretin e veshjes me atlete në Trieste
Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë një bisede me Mustafa ...
Nga Gent Malko
Sot si asnjë herë më parë më 20 Shkurt nuk ndodhi asgjë.
Sigurisht e kam fjalen për as edhe një shprehje të kujtesës kolektive qoftë edhe nëpërmjet atyre aktiviteteve rutinë të partive politike të djathta, sidomos PD apo shoqatave të të persekutuarve për të sjellë 20 shkurtin e vitit 1991, ditën kur qytetarë të gjithë Shqipërisë rrëzuan në sheshin Skenderbej në qendër të Tiranës bustin e diktatorit Enver Hoxha. Asgjë.
27 vjet më pas duket sikur ndjeshmëria për atë ç?ka simbolizonte kjo ngjarje është zbehur. Përveç ndonjë zëri sporadik në media duket se flamurtarëve të dikurshëm të antikomunizmit, pra PD, nuk i ka mbetur më asgjë për të bërë apo thënë sot.
Duket se ajo ç?ka ndodhi 27 vjet më parë i përket të shkuarës dhe e tashmja është e pandjeshme ndaj saj. Projektet për të ardhmen, për një sy të kujdesshëm, kanë filluar të zbulohen tek-tuk në ndonjë veprim politik të pa arrirë të kohëve të fundit që si një sinjal ogurzi paralajmëron gjëmën që do të vij.
Nuk besoj se në atë kohë ndonjëri nga ne (dhe ketu flas për pjesën më të madhe të Shqiptarëve e në veçanti për ata që kishin të njëjtat ëndrra si unë), do ta ketë patur imagjinatën aq të zhvilluar, pasi nuk bëhet fjalë për qartësi që sot distanca nga nomeklatura komuniste do të ishte kaq e shkurtër. Nuk më shqetëson sot në fakt çështja se qeverrisemi saktësisht nga bijtë e atyre që për 50 vjet në mënyrë kriminale dhunuan Shqiptarët, as që në krye të parlamentit është ministri i fundit i brendshëm i diktaturës, pasi ai është zgjedhur nga shumica e majtë ose pothuajse e majtë pasi mori edhe disa vota të opozitës. Kjo do të kishte qenë një fatkeqësi sikur në fakt të mos kishim një problem më ekzistencial; atë të përfaqësimit të vetë të djathtës së këtij vendi.
Pas 27 vitesh nuk e dimë më se ku është shtëpia politike e të djathtës në Shqipëri. Për vite të tëra pamë drejtues të PD-së që më shumë e ndienin veten të lidhur shpirtërisht me vëllezerit ish komunist të PS-së sesa me ish të përndjekurit politik. Që deputë e ministra të PD-së jo rrallë herë shqetësoheshin më tepër kur dëgjonin të flitej për hapje dosjesh sesa për përmbushjen e misionit të tyre politik e administrativ.
E megjithatë PD ende mbante të gjalla shpresat e një pjese të madhe të të djathtëve. Sot me sa duket nuk ngjall më asgjë. As nuk e merr mundimin ta bëj një gjë të tillë. Ndoshta e konsideron të mbyllur këtë kapitull. Llogari e bërë gabim sigurisht.
Në fushatën për zgjedhjet e 26 Qershorit hoqëm siglen që mbante të gjallë shpresën e një pjese të qytetarëve të cilët kërkonin të përfaqesoheshin prej saj si antikomunistë e të djathtë. Bëmë një listë me deputetë që vetëm të djathtën nuk e përfaqësonin, përkundrazi, sapo ju dha rasti, që në votimin e parë në parlament votuan ish ministrin e brendshëm të diktaturës si kryetar kuvendi. Edhe sot nuk diet se cilët ishin pasi mesa duket, ky fakt nuk shqetëson njeri. Ata janë deputetë të PD-së që gjoja përfaqësojnë të djathtën, të përndjekurit politik por tani votojnë kundërshtarin.
Asnjë përpjekje, as sa për sy e faqe për t?u treguar ndryshe. Duket se zaret janë hedhur dhe e shkuara i përket të shkuarës. U bë ç?u bë duhet harruar. Një cikël duhet mbyllur.
Duket si rrugë pa kthim ose pothuajse. Përpara kemi një model të ri. Se si janë bërë llogaritë do ta shohim shpejt sërish.
Ku janë te djathtët sot më 20 Shkurt 2018? Si asnjë herë më pare, ata duhet të përfaqësojnë vetveten. /CNA.al
Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë një bisede me Mustafa ...
Kryeministri Edi Rama, i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Pr...
Kryeministri i vendit Edi Rama, i ftuar në emisionin “Provok...
Historiani Kastriot Dervishi, në një postim në rrjetet socia...
Policia e Kukësit ka arrestuar 3 persona të shpallur në kërk...
Partia Demokratike e Shqipërisë, ka bënë një kërkesë për moc...
Gazetari Ylli Dylgjeri, ka komentuar situatën aktuale në të ...
Përmes një deklarate për shtyp, Ministria për Evropën dhe Pu...
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka qenë i pranishëm ...
Pas një hetimi shumëmujor të Prokurorisë së Kavajës u mundës...
Video-skandali erotik Ervin Salianji-G.D. ka çuar në reagi...
Profesor Artan Fuga vijon të parashtrojë problemin e parking...
Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve dhe ...
Pas kërkesës që ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i ka bërë...
Tre mijë mësues, të cilët i kanë mbaruar studimet në vitet 9...
Pas shkrimit në CNA.al, kryetari i PD, Lulzim Basha më në fu...
Rënia e bustit të Enver Hoxhës nuk mund të harrohet, është ...
Një kujtim i bukur në vitin e largët 1991. Me një grup stude...
Grida Duma, e cila rastësisht ka të njëjat iniciale me bashk...
Presidenti Ilir Meta ka publikuar letrën e dërguar për Mini...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...