Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Mijëra të mitur shqiptarë të moshave 7-17 vjeç kanë ndërmarrë udhëtime të rrezikshme si azilkërkues të pashoqëruar në Europë-një fenomen që nxitet nga papunësia kronike, mungesa e perspektivës dhe humbja e shpresës për një të ardhme më të mirë mes familjeve shqiptare.
Përgjatë 4 viteve të fundit, Shqipëria u identifikua si vendi kryesor i orgjinës në Europë për numrin e lartë të azilkërkuesve. Por vendi i vogël me 2.7 milionë banorë shënon gjithashtu rekord edhe për numrin e të miturve të pashoqëruar që ka eksportuar drejt Europës.
Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se mijëra të mitur të moshave nga 7 deri në 17 vjeç kanë ndërmarrë udhëtime të rrezikshme, me shpresën se do të gjejnë një të ardhme më të mirë si azilkërkues të pashoqëruar në Europë.
Fenomeni ka prekur zonat e varfra veriore dhe verilindore të Shqipërisë, por edhe periferitë e qyteteve të mëdha si Fieri, Elbasani apo Korça si dhe familjet e zbritura në Tiranë në mesin e viteve ?90.
Destinacionet kryesore mbeten qendrat e shërbimit social në Itali, Francë dhe Britani të Madhe, ku minorenët shqiptarë renditen ndër tre kombësitë kryesore. Të dhënat e siguruara nga Eurostat dhe autoritetet e tjera tregojnë se tre vendet kanë strehuar së bashku rreth 3 mijë të mitur nga Shqipëria.
Autoritetet shqiptare ia faturojnë numrin e lartë të azilkërkuesve të miturit prindërve të tyre dhe mohojnë se ky fenomen ka si arsye kryesore varfërinë.
Valbona Tula, drejtoreshë e Shërbimit Shtetëror Social në qarkun e Shkodrës i tha BIRN se mes familjeve që i janë nënshtruar vlerësimit ekonomiko-social, vetëm pesë prej tyre ishin realisht të varfra:
?Na ka rezultuar që familjet kanë qenë me ndërtesa normale, me kushte normale të jetesës, por kur pyeten se përse i kanë çuar fëmijët andej, në fillim ngrenë supet dhe më pas thonë për diçka më të mirë për fëmijët, për t?i bërë me dokumente. Kjo tingëllon pak keq, por kjo ka qenë ideja e familjarëve?.
Edhe zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila udhëheq përpjekjet e vendit për uljen e valës së azilkërkuesve mohon që shkaku kryesor nxitës është varfëria. Ajo tha se 70 për qind e të miturve të intervistuar përmendin arsimin si motiv kryesor për largimet nga vendi.
?Ëndrra për të gjetur një shkollim të mirë që në moshë të vogël i shtyn familjet shqiptare të zgjedhin këtë rrugë.[Familjet] nuk janë në nivelin e një varfërie ekstreme, por që sigurisht nuk mund të mbështesin shkollimin e fëmijëve jashtë Shqipërisë?.
Gjatë vitit 2017, Ministria e Brendshme ndërmori një plan agresiv masash për të frenuar numri
Gjatë vitit 2017, Ministria e Brendshme ndërmori një plan agresiv masash për të frenuar numrin e azilkërkuesve të mitur, përmes forcimit të kontrolleve në kufi dhe hartimit të një deklarate të re noteriale për udhëtimet e tyre të pashoqëruara nga prindërit. Si rezultat, 871 të mitur u ndaluan gjatë gjithë vitit të kalonin kufirin.
Zv.ministrja Voda tha gjithashtu se rregullat rigoroze të lëvizjes së lirë e kanë zvogëluar me mbi 6 mijë numrin total të azilkërkuesve për vitin 2017. Megjithatë, ky fenomen nuk është vetëm një çështje sigurie.
Stanjacioni ekonomik, papunësia kronike dhe mungesa e perspektivës në arsim janë faktorët nxitës të numrit të lartë të të miturve që largohen nga vendi.
Zv.ministja Voda tha se institucionet shqiptare po punojnë së bashku për t?u përballur me këto sfida:
“Çështjet e emigracionit nuk janë vetëm çështje të sigurisë. Ato janë çështje që lidhen me shoqërinë, me ekonominë, me mentalitetin e shoqërisë dhe me punësimin. Pra, në njëfarë mënyre për të përballuar migracionin si fenomen nuk mjafton që të kemi vetëm agjenci ligjzbatuese të forta por edhe institucione të tjera të shoqërisë. Unë besoj se ne do t?ia dalim, pasi edhe sfida kryesore e deklaruar edhe nga kryeministri është rritja ekonomike.”
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca i tha BIRN se mungesa e mirëqënies dhe e besimit tek institucionet shqiptare i shtyn familjet shqiptare që t?i dërgojnë fëmijët jashtë, me shpresën se ata do të përfitojnë shkollim apo lehtësira të tjera në këto vende.
?Fatkeqësia e madhe është se Shqipëria nuk është më një vend që të ndjehet prej të miturve se ata mund t?i realizojnë ëndrrat e tyre këtu. Në këtë kuadër, secili nga institucionet duhet të bëjë punën e tij, por sigurisht qeveria dhe politika në tërësi duhet të na japin një vend më të mirë për të jetuar?.
Ballanca i bëri gjithashtu thirrje klasës politike shqiptare që të punojë për rritjen e mirëqënies së qytetarëve shqiptare dhe rikthimin e besimit në qeverisje.
Fëmijë shqiptarë të regjistruar në Itali
2015 1432 12 % of the total
2016 1611 9.3 % of the total
EUROSTAT
Viti 2016, 755 fëmijë shqiptarë: Belgjikë 50, Holandë 40, Austri 5, Finlandë 5, Suedi 105, Britani 405, Zvicër 15, Danimarkë 5, Gjermani 110, Irlandë 5, Greqi 5, Luksemburg 5, Holandë 40
Viti 2015, 1065 fëmijë shqiptarë: Belgjikë 40, Danumarkë 5,Gjermani 255, Irlandë 10, Greece 10, Luksemburg 15, Holandë 25, Austri 5,Finlandë 5, Suedi 215, Britani 480, Norvegji 15,Zvicër 15
Francë
Viti 2015, rreth 330 fëmijë, viti 2016, rreth 400 fëmijë./VOA dhe BIRN/
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e den...
Dëshira për t’u larguar nga vendi për shkak të vështirësive ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e den...
Humb kontaktet me familjen një 26-vjecar, ndërsa ishte me pu...
Gjendet nga policia e Durrësit pushuesi maqedonas, I cili ki...
Foreign Policy News ka publikuar ditën e djeshme një artikul...
Lidhja e nje teli me grep ne shtyllen e tensionit dhe mund t...
Dy ditë më parë citynews denoncoi skandalin e manipulimeve d...
Emisioni investigativ Fiks Fare ka denoncuar ditën e sotme k...
Në qendrën jopublike Joshua Center në kryeqytet , një e mosh...
Deputeti i Qarkut të Lezhës, Eduart Ndocaj ka denoncuar Pedi...
Me rreth 80% të vlerës, ish-kompania e Ministrit të Shëndetë...
Për qytetarët e Korçës është rikthyer Maksi i plehrave, i ci...
Tenderi për blerjen e një automjeti nga Bashkia e Kuçovës, ë...
“100 herë të më thonë zgjidh, 100 herë do të zgjedh anën e f...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, përveçse kopjac i Pre...
Dekriminalizimi është fjala e ditës në politikën shqiptare ...
Nisma Thurje ka denoncuar ndërtimet tek Parku i Liqenit Arti...
Përgjegjësja e çerdhes së Rubikut pushohet nga puna, pasi dj...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka marrë një...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...