I nxehti përvëlon Europën Perëndimore/ Franca, Britania dhe Spanja përjetojnë temperatura rekord
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas fjalës së kryeministrit Edi Rama në Kuvend, ku po diskutohej për votën e Shqipërisë në OKB pro rezolutës Turke, dhe Kundër SHBA-ve.
Sipas Petrit Vasilit, Edi Rama përdori gjuhë naziste ndaj Izraelit, popullin e të cilit e quajti popull vëlla dhe mik.
Vasili u shpreh se me këtë gjuhë prej naziskini, Edi Rama kërkon të ndërtojë raportet me opozitën, me SHBA-në, dhe me këtë gjuhë i drejtohet popullit mik e vëlla të Izraelit.
Sipas Vasilit, termi ‘çifut’ i përdorur nga Rama, është një term nazist, dhe cënon marrëdhëniet e mira mes shteteve mike.
Në vijim ai u shpreh se “gjuha e Kryeministrit duhet të jetë një shqetësim mbarë popullor, sepse kështu do që të trajtojë shqiptarët, siç trajtoheshin hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore”. /CNA.al
Deklarata për media e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili
Vasili: Psikologjia prej naziskini e Edi Ramës duhet të jetë një shqetësim mbarëpopullor,
Sot në Parlamentin e Shqipërisë ka qenë një moment shumë i veçantë dhe është diskutuar gjerësisht Projekt Rezoluta e paraqitur nga opozita shqiptare lidhur me votën skanaloze kundër të qeverisë shqiptare në OKB, kundra propozimit amerikan, që lidhej me Jeruzalemin. Sigurisht që ka qenë një votë e padëgjuar, një qëndrim krejtësisht i papranueshëm për të gjithë shqiptarët, por edhe për të gjithë opinionin e gjerë jashtë Shqipërisë dhe atij në diasporë. Megjithatë pikërisht në këtë moment delikat kur po diskutohej kjo rezolutë dhe ky qëndrim shumë i shëmtuar antiamerikan i qeverisë, ne jemi të gjithë të befasuar nga gjuha e tmerrshme e kryeministrit, i cili përdori për hebrenjtë, popullin e nderuar të Izraelit, termin ?çifut?, një term i përdorur vetëm nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore, kur ata ushtronin Holokaustin e pamëshirshëm dhe të padëgjuar në historinë e njerëzimit dhe ku shfarsonin mijëra e mijëra hebrejë. Vetëm në gjuhën e tyre është dëgjuar përcaktori apo emri ?çifut?. Unë ju ftoj të gjithë teleshikuesit ta ndjekin vetë pikërisht se çfarë tha dhe në çmënyrë e përcaktoi popullin e Izraelit, kryeministri, nëpërmjet videos që ju ftoj ta ndiqni.
Patë një gjuhë pikërisht të një naziskini të ri, i cili po me këtë gjuhë prej naziskini kërkon të qeverisë vendin. Po me këtë gjuhë prej naziskini kërkon të ndërtojë raportet me opozitën shqiptare, po me këtë gjuhë kërkon të ndërtojë raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku voton kundër, dhe ku votoi përsëri kundër me qëndrimin ndaj rezolutës. Po me këtë gjuhë naziskini i drejtohet popullit shumë të respektuar, mik dhe vlla të Izraelit. Hebrenjtë kanë qenë miq të kahershëm të shqiptarëve, dhe kanë ndarë së bashku me ta momente shumë të vështira të historisë, duke sakrifikuar reciprokisht, e ku shqiptarët kanë qenë një shembull i jashtëzakonshëm në Europë në raportin me hebrenjtë, dhe sot vjen një kryeministër me një psikologji dhe me një mënyrë veprimi naziskin, që përpiqet të deformojë këto raporte, të cilët janë të padeformueshëm. Shqiptarët dhe hebrenjtë i kanë zgjidhur këto çështje me njëri-tjetrin, në mënyrën më të mirë dhe më të shkëlqyer të mundshme, prej vitesh dhe të tilla janë. I vetmi që është jashtë vendit, jashtë kohës, në vendin e gabuar, në kohën e gabuar, në psikologjinë e gabuar e në dëm të Shqipërisë, por edhe të marrëdhënieve me Izraelin, dhe mbi të gjitha në raport me marrëdhëniet me Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që kanë pasur mendjehapjen dhe vizionin e largët për të ndërtuar raporte të reja dhe në Lindjen e Mesme dhe kudo gjetkë, i vetmi njeri i shtrembër në këtë mes është kryeministri shqiptar. Sot, psikologjia prej naziskini e tij duhet të jetë një shqetësim mbarëpopullor, pasi kështu ai kërkon ti trajtojë edhe shqiptarët, siç trajtoheshin hebrenjtë nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore dhe që ky kryeministër i papërgjegjshëm në i risolli me një gjuhë shumë të egër, dhe të paprecedentë në historinë e pluralizimit shqiptar, pikërisht në sallën e Parlamentit.
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, nëpërmjet nj...
Ish- këshilltarja në Misionin Diplomatik të Shqipërisë pranë...
Pa kaluar as 24 orë nga marrja e detyrës si Drejtor i Përgji...
Partia Demokratike e Serbisë ka thënë se Strategjia e re për...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i ftuar në rub...
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një intervistë pë...
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke realizu...
Policia e Shkodrës, në një deklaratë për mediet ka zbardhur ...
Në një postim në rrjetet, gazetari Genc Fuga, ka njoftuar fi...
Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve...
Ish-ministri i Ekonomisë gjatë qeverisë Berisha, Genc Ruli, ...
Në kuadër të një operacioni antidrogë policia greke ka bërë ...
Lulzim Basha, rezulton vetëm zyrtarisht si kreu i PD –së.Pa...
Kur qeveria ka në plan që të ndërtojë disa akse rrugore në f...
Nga foltorja e Kuvendit, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj...
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj prej ditësh është në q...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia e qytetit të T...
Ish-ministri i Brendshëm, Samir Tahiri është zhveshur nga nj...
Kryeprokurorja Arta Marku pas analizës në prokurorinë e Durr...
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ështe thirrur sot në nj...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Europës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...