web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dështimi i Gjykatës Administrative/ Zbardhen arsyet

8 Shkurt 2018, 18:51, Aktualitet CNA

Krijimi i Gjykatës Administrative është krijuar me ligjin Nr. 49 i vitit 2012 dhe u krijua se seksionet administrative të gjykatës së shkallës së parë ishin shumë të ngarkuara dhe zvarrisnin zgjidhjet e konflikteve administrative.

Gjykata Administrative e Apelit konsiderohet si një prej hallkave më të rëndësishme të sistemit gjyqësor në zgjidhjen e përplasjeve sidomos mes biznesit dhe institucioneve.

Por, çfarë ka ndodhur realisht? Me aplikimin e ligjit për gjykatën administrative kanë dal në pah një sërë problemesh.

Emërimi i gjyqtarëve në dy shkallët e gjykimit, si në shkallë të parë dhe në Apel u krye në bazë të procedurave të testimit të zhvilluara nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Shkolla e Magjistraturës.

Në ligj jepet në mënyrë të detajuar mënyra e emërimit dhe e shkarkimit të tyre si dhe kriteret që ata duhet të plotësonin , etj.

?Gjyqtar në gjykatën administrative të shkallës së parë mund të emërohet shtetasi shqiptar që përmbush kriteret e mëposhtme: të jetë gjyqtar jo më pak se 5 vjet; të mos ketë masë disiplinore në fuqi. Gjyqtar i Gjykatës Administrative të Apelit mund të emërohet shtetasi shqiptar që përmbush kriteret e mëposhtme: të jetë gjyqtar jo më pak se 9 vjet; të mos ketë masë disiplinore në fuqi?, thuhet në nenin 5 të ligjin Nr. 49 i vitit 2012.

Por, këto kritere të vendosura nga ligji bënë që numri i gjyqtarëve të ishte i limituar dhe jo proporcional në krahasim me numrin e çështjeve që ?pushtuan? gjykatat administrative.

Kjo për shkak të ligjit dhe për shkak të vendimeve unifikuese të Gjykatës së Lartë, të cilat përcaktuan në disa raste se cilat çështje i përkisnin juridiksionit administrativ.

Dhe më vonë për shkak të kësaj pengese nuk u pa ndonjë emërim i ri në Gjykatat Administrative, gjë që solli si pasojë mospërballimin dot nga ana e këtyre gjykatave, të fluksit të madh të çështjeve.

Dhe jo vetëm kaq, por dhe në rastet që KLD vendosi që trupa gjyqtarësh nga gjykata civile të shkonin dhe të gjykonin në Gjykatën Administrative, të gjitha u konsideruan si procese jo të rregullta ligjore dhe vendimet u prishën si vendime të dhëna në mosrespektim të parimit të gjykatës së krijuar me ligj.

Gjithashtu krijimi vetëm i një gjykate Apeli Administrative, i cili do të merrte në shqyrtim ankimet nga subjektet për vendimet e dhëna nga gjykatat administrative të shkallëve të para, të cilat ishin ngritur në qytetet kryesore të vendit bëri të pamundur shqyrtimin e çështjeve brenda afateve ligjore.

Numri i pakët i anëtarëve të kolegjit administrativ në Gjykatën e Lartë është një nga arsyet se përse nuk u arrit qëllimi i këtij ligji, i cili ishte mes të tjerash dhe shpejtësia në gjykim, duke vendosur rregulla dhe afate proceduriale për gjykatat administrative, në mënyrë që ato t?i përfundonin gjykimet administrative brenda një afati të shkurtër dhe të arsyeshëm duke respektuar parimet e zhvillimit të një procesi të rregullt ligjor dhe duke siguruar një mbrojtje juridike të të drejtave, lirive dhe interesave kushtetues dhe ligjorë të subjekteve, që mund të cënoheshin si pasojë e ushtrimit ose jo të funksioneve publike nga ana e organeve të administratës publike./CNA.al





Lajmet e fundit nga