web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Itali/ Arrestohet emigranti shqiptar për përdhunimin e një nxënëseje amerikane

6 Shkurt 2018, 15:27, Aktualitet CNA

Një 22 vjecar shqiptar i punësuar në Diskotekën ?Dolce Zucchero? u arrestua nga policia e Firences nën akuzën e përdhunimit në rrethana rënduese.

Emigranti shqiptar duke përfituar nga rasti që nxënësja amerikane (minorene) ishte e dehur e shoqëroi në një magazinë të vogël në lokal dhe e përdhunoi, ndonëse shoqet e saja gjithë kohën (rreth 10 minuta) godisnin me grushta e shkelma derën e mbyllur të depos së lokalit.

Pas denoncimit të vajzës, që në datën 23 shtator 2017 emigranti shqiptar, banesa e tij dhe telefoni u vunë nën përgjim e survejim.

Ndër të tjera ai u përgjua duke folur me të ëmën dhe duke i shpjeguar asaj, që kishte frikë se mos e arrestonin për një budallëk të vogël, që kishte bërë në diskotekën, ku punonte.

I riu 22 vjecar rrezikon deri në 12 vjet burg për akuzën e mësipërme. Për arsye etike policia nuk ka bërë publik as identitetin e viktimës as edhe atë të përdhunuesit. /Gjergj Thanasi /CNA.al





Lajmet e fundit nga