Zjarret në qershor-korrik/ 29 autorë të arrestuar dhe të proceduar penalisht
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Analisti Agron Gjekmarkaj ka ironizuar propagandat e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Gjekmarkaj me një ironi të hollë, ka përshkruar daljet falso te Veliaj në ekrane, nga mëngjesi deri në mbrëmje.
Madje analisti shkon më tej ndërsa thumbon Veliajn, duke thënë ? se Skënderbeu nuk qenkësh Edi Rama, po ky djali punëtor si palla e hekurt e Gjergjit?.
?Kryebashkiaku Erion Veliaj është njeri i familjes, tashmë, për të gjithë ne. Nëse zgjohemi të mërzitur, ai shfaqet menjëherë në televizor dhe na thotë ?jeta është e bukur-jetoje atë?. Makthet e një nate pa gjumë marrin arratinë e thyejnë qafën! S?qullja, dhimbjet e mesit, murrëtimi, stresi mpaken dhe gëzimi të çukit si lejlek mbi dritare. Del në sallon me pantofla e pizhame e teksa rrufit kafenë, ai përsëri duket në një tjetër ekran. Sa shpejt! Ti hap sytë dhe kruan veshët në pritje të një tjetër parabole. Ai paralajmëron butë- sisht se erdhi koha për t?iu futur punës.
Një shpjegim burimor për virtytet e saj, qysh ajo na edukon, qysh na siguron mbrothësinë e një jete të paqtë, qysh na darovit me një bilete gratis në udhëtimin drejt së ardhmes. Në fund, një porosi ?duaje qytetin tënd?! Një buzëqeshje dhe një ngjatetim me dorë për të kuptuar që nuk je i vetmuar. Ndjenja e fajit se po vonohesh për të kapur ritmin, të zë menjëherë. E boshatis filxhanin me dy të hedhura, paçka se buzët e gjuha digjen ndoca.
Në ashensor, përsëri Erioni, nuk të le vetëm në atë mugëtirë dritash të zbehta. Aty gjen një fletëpalosje me këshilla praktike sesi të bëhesh një qytetar perfekt, i denjë për komunitetin! Një këshillë si të sillesh me administratorin! Një lajmërim si dhe kur të paguash dritat! Një qasje si mund ta gjesh momentin e duhur për të përkëdhelur qenin e komshiut pa të kafshuar gishtin.
Në Bulevard, në mes të njerëzve, ti mendon se je vetëm me mendimet e tua, por jo, aty përsëri ke mundësi të takosh Erion Veliajn me një grup kamerash nga pas, të cilat e ndjekin në vrapin e tij haravan me biçikletë mbi trajektoren e caktuar për to. Në fillim jep lajmin sa kilometra këso udhe do hapen, pastaj shpjegon rëndësinë e të ecurit me biçikletë, dobinë që sjell ajo në qarkullimin e gjakut, në tretjen e ushqimit, zbutjen e kolitit dhe forcimin e zemrës.
Duhet rendur kah puna dhe shton ritmin, pak metra para se të futesh në një kënd reklame përsëri mbi kopertinën e një reviste sheh Erionin me pulovrin e tij mbushur me rombe, me vështrimin projektuar në horizont, as fort i qeshur, por kurrsesi i zymtë, i cili të përcjell mesazhin e sportivitetit, rinisë dhe energjisë. Të duket vetja i dalë kohe dhe mode me petkat e rënda dimërore. Orët e punës mbërrijnë në cakun e mbramë. Stomaku ka filluar të therë nga pak.
Kthimi përtypet nën shenjën e nervozitetit të midesë së trazuar. Zakoni e do që të hapesh atë të uruar televizor për të marrë vesh çfarë ka ndodhur. Përsëri del Erion Veliaj, duke mbjellë pemë monopateve përreth qytetit dhe me vete ka edhe ish-Presidentin Moisiu, i cili magjepset nga nisma aq sa beli në duar i ka hije si violina Paganinit. Ç?kuptim do të kishte ky mundim pa shpjeguar rëndësinë e gjelbërimit, romantizmin e kurorave, pastrimin e ajrit për një frymëmarrje të dëlirë e pa kokëçarje?!
Gjithësia, me gjasë, u mbrujt ditën kur edhe arbëreshët, që kaptuan detin për në dheun e të parëve, e gjetën veten rrëpirave të Petrelës, duke ngulur ullinj si amanet i Skënderbeut, se kështu u tha Veliaj. Ai i di mirë ato domene të kujtesës historike. Nuk dihet në i gostiti me këngën ?si të lashë e më s?të pashë, moj e bukura More?! Por një gjë është e sigurt, se ata ikën të këndellur dhe e kuptuan që Skënderbeu bash-bash nuk qenkësh Edi Rama, po ky djali punëtor si palla e hekurt e Gjergjit të madh. Vjen darka, që ardhtë e bardhë!
Rreth tryezës çukit nga pak e tërheq ndonjë gllënjkë njeriu i gjorë për të namatisur gurmazin e kreshpëruar nga smogu dhe hedh sytë nga ekrani, ku ja beh përsëri Kryebashkiaku ynë. Me kamera nga pas, të cilat i shërbejnë papërtueshëm, hyn në një familje, mban në prehër një kolopuç dhe llafoset gjithë ëndje, më pas, ulet ndanë sofrës dhe ha me ç?tu ndodhet me të zotët e shtëpisë. U jep shpresë, dashuri, përkujdesje e nëpërmjet shumëfishimit të imazhit, këtë bekim e çon anembanë kësaj shqiptarie plot derte. E nesërmja është një befasi ?, ka shkruar Gjekmarkaj./CNA.al
Pamela Anderson është kokë e këmbë e dashuruar me një futbol...
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH), V...
Ajo njihet për fotot e saj provokuese që pas famës që mori n...
Ardi Veliu, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të Pol...
Këngëtarja e hitit “La Isla Bonita” ka një vëlla Anthony Cic...
Një pensioniste humbi çantën e saj me 6,000 dollarë në tren,...
Nën drejtimin e Ulsi Manjës është mbledhur sot Komisioni i L...
A keni dëgjuar ndonjëherë për këtë sfidë unike?Quhet “Sfida ...
Familja e Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit tashmë e ka lënë T...
Deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Dhurata ...
Pas një deklarate të Rosela Gjylbegut në “Shiko kush luan” k...
Optimizmin dhe ngërdheshjen e Kryetarit të Bashkisë së Tiran...
Dy vëllezërit nga Kosova Mozzik dhe Getinjo prej vitesh kanë...
Allum Enterprise është kompania që pritet të blejë rafinerin...
Postimi i fundit në “Twitter”, i modeles Chrissy Teigen i ka...
Pas verifikimeve të kryera për pastërtinë e figurës së polic...
Është mbledhur sot Komisioni i Ligjeve, ku pritet të hidhet ...
Greta Hoxha është një prej spikereve të televizionit “Zjarr”...
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka zhvilluar sot seancë...
Një grua e moshuar është gjetur pa ndjenja brenda banesës së...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...