web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lumi merr para furgonin/ Pasagjerët nxirren nga uji pas disa orësh

4 Shkurt 2018, 11:32, Aktualitet CNA

Reshjet e  dendura, që nisën një natë më parë kanë përmbytur një pjesë të madhe të vendit si dhe kanë çuar në ngujimin e dhjetra qytetarëve të cilët moti i keq i ka zënë në befasi.

Kështu disa pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në fashatin Zall Bastar,  në një furgon me të cilin udhëtonin.

Për të shpëtuar pasagjerët është dashur një aksion i Forcave të Armatosura,  të cilët kanë arritur të  shpëtojnë 15 udhëtarët e bllokuar në furgon, të cilët që prej mbrëmjes së djeshme kishin ngecur në mes të lumit.

Pas shpëtimit të pasagjerëve, forcat e  armatosura kanë nxjerrë edhe automjetin nga uji./CNA.al





Lajmet e fundit nga