web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ikën gjyqtarja/ Shtyhet gjyqi i Xhikës e Tomës  

4 Shkurt 2018, 12:19, Aktualitet CNA

Dashamir Xhika dhe Andi Toma, ish-drejtorë të Përgjithshëm të Rrugëve, të arrestuar dy ditë më parë me akuzën e shpërdorimit të detyrës, kanë dalë sot përpara Gjykatës së Elbasanit për t’u njohur me masën e sigurisë.

Seanca, e cila u ndërpre dy herë me kërkesë të avokatëve mbrojtës, u drejtua fillimisht nga gjyqtarja Idushe Maliqi dhe me prokurore të çështjes Armanda Xhaferrin. Por me kërkesë të avokatëve Artan Hajdari dhe Neshat Fana, gjyqtarja Maliqi u tërhoq nga trupa gjykuese dhe për rrjedhojë seanca është shtyrë.

Përveç Xhikës dhe Tomës, të arrestuar janë edhe edhe 3 persona të tjerë, biznesmenë, Besnik Hysa, Kujtim Hysa dhe Flutura Hysa, përfaqësues të firmës “Tre vllezërit Hysa” e cila ka ndërtuar segmentin Elbasan-Gjinar si dhe mbikëqyrësi i punimeve Rexhep Tarba./report.tv

 





Lajmet e fundit nga