Shënim/ Kë penalizon rrugaçëria e Kadillit dhe Bozdos
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot, rreth orës 15.00,...
Nga Artur Ajazi
Ngjarjet e fundit që ndodhën në seancën e të enjtes në Parlament, ku opozita e Lulzim Bashës demonstroi jo vetëm me paaftësi politike, por edhe me xhestikulacione rrugaçërie, tregoi se misioni i saj është në metrat e fundit drejt shuarjes. Përfundimisht Lulzim Basha e ka shkatërruar nga themelet Partinë Demokratike, dhe së fundi po e denigron dhe turpëron atë në fjalore dhe xhestikulacione individësh, të cilat nuk do ti përdornin në ambiente publike as djem lagjesh, dhe jo një deputet që (ndoshta) është votuar nga ata taksapagues që kanë besuar se, ai vërtetë është njeri normal.
Akti më i fundit i ?deputetit? të Lulit, duke dalë herë me ?peshkun e madh? jashtë sallës dhe herë me gishtin e ngritur brënda saj, tregoi se lista e kryetarit të 22 korrikut, ishte një zgjedhje perfekte e prurjeve të mediokritetit dhe rrugaçërisë jo vetëm në PD, por edhe forume e Parlament.
Koha e reformimit të PD ka kaluar, pasi kjo parti përfundimisht nuk çlirohet me Lulin kryetar, nga trashëgimia e lidershipit të tranzicionit, që e ka tkurrur shumë në elektorat dhe së fundi edhe në imazh atë forcë politike. Partia Demokratike e Lulzim Bashës, ka mbetur pa mision dhe identitet, pasi lidershipi i saj e ka harruar faktin se kjo parti, erdhi në 1992 në pushtet me moton ?Shqipërinë si gjithë Europa? si një parti e qytetarëve të lirë, por që edhe sot pas 27 vitesh, ajo nuk është çliruar nga makthet, tensionet, dhe gjithçka tjetër që lidhet me humbjet e vazhdueshme të saj në zgjedhjet e fundit. Edhe shpresa e vetme që Luli kishte tek ?protesta popullore? e 27 janarit, e cila synonte të krijonte pengesa ndaj hapjes së negociatave me BE, ka rezultuar në dështim spektakolar.
Lulzim Basha, e shkatërrove Partinë Demokratike. E shkatërrove sepse jo vetëm je shpallur nga shumica e demokratëve si shkaktari i humbjes së madhe të 25 qershorit 2017, jo vetëm je shpallur nga shumica e demokratëve si kryetari ilegjitim i partisë pas 22 korrikut, por edhe sepse po pengon me çdo mjet integrimin e Shqipërisë në BE, sepse po pengon me çdo mjet zbatimin e Vettingu-t dhe reformave në organet e drejtësisë. Me aksionin e tij të dështuar politik dhe jo opozitar, Lulzim Basha, po tenton qëllimisht të pengojë ecurinë normale të Parlamentit, ecurinë normale të funksionimit të shtetit ligjor, duke harruar se gjeopolitika e perëndimit, e SHBA dhe BE, ka qenë dhe është në favor të Shqipërisë dhe integrimi në Europë të saj.
Pikiata politike në të cilën ka rënë Lulzim Basha, nuk duhej të ishte pikiatë edhe e Partisë Demokratike, sepse kjo parti nuk është pronë, dhe as biznes familjar i tij, dhe ndonjë tjetri që ka ardhur me listën e grisur pas 25 qershorit në atë parti. PD është asset kombëtar, është më shumë se emri i Lulit dhe kujdo tjetri, pasi është shumica e demokratëve të bazës, që nuk meritojnë jo vetëm të drejtohen nga të paaftët dhe misionarët e të keqes, por ata kanë qenë dhe janë për progresin dhe integrimin e vendit në Europë. Me Lulzim Bashën dhe me hijen e Monika Kryemadhit , PD kurrë nuk ka për të qenë e gatshme politikisht për të ardhur në pushtet. Kjo pasi, edhe pse nën ?shpresën? e Brukselit, PD e kapur fort nga e kaluara, nuk ka shans për pushtet edhe nëse shpreson se Rama një ditë do të ?dështojë me qeverisjen në mandatin e dytë?.
Shanset për pushtet , duhet të varen nga performanca e Partisë Demokratike, dhe kjo kërkon moral dhe reformism, dhe jo manipulim siç ka bërë dhe po bën deri sot lidershipi kësaj force politike. PD, duhet të hapë garën brënda vetes, duhet të shpallë reformimin e saj, dhe kjo arrihet natyrisht duke përmbysur gjithë situatën e krijuar deri tani. Misioni më i vështirë i Lulzim Bashës sot, është të dijë ku është opozita, të dijë ku gjendet ai pavarsisht se është kryetari, kush janë ata që ai nxjerr me ?peshkun e madh? në oborrin e Parlamentit, dhe kush janë ata që shqiptarëve u tregojnë gishtin e mesit të ngritur lart.
Luli nuk di ku e ka partinë , pavarsisht se ?ëndërra? e tij, është rikthimi në pushtet, duke harruar skandalet që nisin nga Gërdeci, e duke vazhduar me gjyqin e mbyllur pas mandatit të ?fituar?. Duke mbledhur në fakt qindra njerëz në 27 janar, Luli mendonte se ?do të bënte opozitën? dhe se do ti imponohej Edi Ramës me krijimin e ?një fryme agresive?, duke patur në krah Nardin, Fatmirin, Vangjelin, dhe Monikën. Kaq mjafton , për ta thënë me zë të lartë, e shkatërrove Partinë Demokratike o Lulzim Basha. /TemA
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot, rreth orës 15.00,...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në ambientet e brendsh...
Ndërkohë që Methju Nimic, i ndërmjetësi i OKB-së për zgjidhj...
U ktheva në shtëpi dhe pashë lajmet për sherrin në parlament...
Në një video të publikuar në portalin JOQ, duket një grua e ...
Një konflikt midis bashkëshortësh është shënuar në qytetin ...
Biznesmeni i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare, p...
Kandidati për President të FSHF-së, Bashkim Fino, në një pos...
Kryeministri Edi Rama, ashtu siç kishte paralajmëruar disa j...
Ndërmjetësi i OKB-së për çështjen e emrit Methju Nimic, pas ...
CNA (CityNews Albania) ka qenë e vetmja media që në mënyrë s...
Ndërkohë që ditë më parë refuzmi i dhenies së vizës amerikan...
Arrestohet në Frankfurt të Gjermanisë, Ardian Xhillari, bizn...
Një çift shqiptar është arrestuar pas një aksioni të madh po...
Familja e Shpresa Demirit 36 vjece rrezikoi të digjej e gja...
Report TV ka fiksuar momentin e një icidenti ku janë përfshi...
Televizion, Report Tv, raporton se ka një video ku dy politi...
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar p...
Në një postim në rrjetet sociale, gazetari i ekonomisë, Klod...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...