web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përse duhet të ndaloni së shpërndari në internet foton e majmunëve të vegjël të klonuar

29 Janar 2018, 23:45, Aktualitet CNA

Me siguri të paktën një herë në ditët e fundit mund të keni parë fotot e majmunëve të vegjël të klonuar.

Fotoja e majmunëve të klonuar duke përdorur teknikën e tranferimit të bërthamës së qelizave të vetme është shpërndarë në të gjithë internetin dhe është kthyer në simbol të përparimit, inovacionit dhe përsosmërisë së shkencës.

Krijesat e vogla, të cilat të frikësuara rrijnë ngjitur me klonin e tyre janë bërë një objekt admirimi për shumë njerëz, por e parë në një sy më të gjerë kjo është një dëshmi e një procesi me të vërtetë të tmerrshëm.

Duke e parë në një këndvështrim më të gjerë, jetëgjatësia e e majmunëve të klonuar është më pak se gjashtë muaj. Statistikat tregojnë se 96% e kafshëve të klonuara nuk mbijetojnë për më shumë se gjysmë viti.

Shkencëtarët pas këtij ?suksesi? shkencor, duhej të ekspermentonin 79 herë patra se të arrinin rezultatet që kanë arritur sot.

Kjo do të thotë 79 majmunë të vdekur, të implantuar në 21 nëna zëvendësuese./CityNews





Lajmet e fundit nga