web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dokumenti/ Veliaj përgjysmon taksat për kullat e Lulzim Bashës dhe oligarkëve

29 Janar 2018, 09:54, Aktualitet CNA

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj me firmën e tij së fundmi ka zbuluar dhe risjellë edhe njëherë marrëveshjen e 18 majit. Pazari Rama ?Basha tani përfiton edhe ulje taksash.

Edhe pse Basha flet për oligarkë si bashkëpunëtor të Edi Ramës. Në fakt kreu i PD ?së është një i tillë.

Me disa miliona dollarë pasuri dhe me familjarë të përfshirë në biznese ndërtimi, Luli është ?shenjtori ? i opozitës në pazar me Edi Ramën.

Mediat kanë raportuar shpesh se të paktën katër kulla që duan të ndërtohen tek bulevardi i ri i Tiranës kanë si pjesëtar biznesmenët afër Bashës apo familjarë të tij.

Për të lehtësuar ndërtimin e  tyre, së fundmi Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës në respekt të marrëveshjes së 18 majit, ka firmosur dokumentin i cili përgjysmon taksën e ndikimit të në infrastrukturë në favor të Lulzim Bashës dhe oligarkëve pas tij.

Kujtojmë se zgjatimi i bulevardit dhe studimi i projektit të tij është zhvilluar dhe miratuar gjatë kohës që Luli ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Duke kamufluar vendime që ngjallin ndjeshmëri publike,Veliaj ka firmosur përgjysmimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë.

Në rastin e ndërtimeve për qëllime banimi apo njësi shërbimi nga shoqëritë e ndërtimit, të cilat nuk destinohen për përdorim në sektorin e turizmit, industrisë apo përdorim publik, taksa e ndikimit në infrastrukturë ishte në masën 8 për qind të çmimit të shitjes për metër katror.

Por, Bashkia e Tiranës  ka ndërhyrë në vendimin nr 59 të datës 30.12.2015, duke përgjysmuar taksën e ndikimit në infrastrukturë.

Për ndërtimet e reja për qëllime zyrash taksa e ndikimit në infrastrukturë, taksa është ulur  në masën 4 përqind të çmimit për shitje, për metër katror.

CNA (CityNeës Albania) ka siguruar dokumentin e datës 12.01.2018 me numër protokolli 1750 drejtuar kreut të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, ku saktësohen ndryshimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë.

Nga përgjysmimi i kësaj takse përfiton zona përgjatë gjithë aksit të bulevardit si dhe zona e  ish bllokut.

E vërteta e përgjysmimit të kësaj takse, sigurisht që nuk ka të bëjë me nxitjen e sipërmarrësve që kërkojnë të ndërtojnë hapësira të reja ndërtimi për qëllime zyrash, por taksat janë përgjysmuar për të favorizuar klientelën e tij, oligarkët dhe Lulzim Bashën.

Kështu klientela e Veliajt po pret caqet e reja të zhvatjes, për ngritjen e kullave të betonit, të cilat do të investohen nga ata që kanë lidhje të forta me Lulzim Bashën si dhe familjarët e tij.

Vendimi për përgjysmimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë është një provë që vërteton  këto pazare si dhe hedh dritë mbi  funksionimin e klaneve korruptive në institucionet shtetërore.

Rikujtojmë se peshën kryesore në të ardhurat e Bashkisë Tiranë në 2018-n, parashikohej që ta kishte taksa e ndikimit në infrastrukturë, nga e cila sipas përllogaritjeve, pritej që të mblidheshin 3.2 miliardë lekë (24 milionë euro), me rritje prej 18.5% me bazë vjetore.

Taksa që bizneset paguajnë kur marrin leje ndërtimi, e cila prej vitit të kaluar u rrit në 8% të vlerës së shitjes, ishte parashikuar të sillte 25% të të ardhurave të veta të Bashkisë.

Por përgjysmimi i kësaj, takse, tregon se gjithçka ka qenë në kuadrin e propagandës dhe lojës së zezë të Veliajt./CNA.al





Lajmet e fundit nga