Konferenca dy ditore në Poloni për Rindërtimin e Ukrainës/ Rama mes liderëve pjesëmarrës
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...
Banorët e pallatit 6-katësh, që rrezikon shembjen nga rrëshqitja e tokës, kanë injoruar urdhrin e evakuimit nga ana e bashkisë, duke u futur sërish në shtëpitë e tyre.
Çarja e tokës, pasi u ndërhy nga një banore Ndonëse nuk ka dalë ende raporti përfundimtar nga ekspertët e Institutit të Gjeologjisë në kryeqytet, që do të certifikojë rrezikun apo jo të objekteve në kodrën shtufore në lagjen ?Punëtori?, të 20 familjet kanë marrë frymë lirisht teksa janë informuar, jo zyrtarisht, nga ekspertët, se banesat e tyre nuk përbëjnë rrezik për shembje të mundshme.
Fillimisht, janë rikthyer dhjetë familje e më pas edhe 7 të tjera. Vetëm dy familje ende nuk kanë guxuar të kthehen në shtëpitë e tyre nga frika e një rrëshqitjeje tjetër toke, e cila mund të rezultojë fatale për familjet që jetojnë në këtë pallat. Ndërkaq, prej evakuimit fillestar që u bë me urdhër të kryetares së Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami, nga pallati nuk kanë lëvizur nga vendi dy familje, Llapa dhe Hroni.
Të dy këto familje kanë në përbërje të tyre të moshuar dhe të sëmurë, çka ka ndikuar në marrjen e një vendimi të tillë për të mos iu bindur që në fillim urdhrit të prerë të kryebashkiakes për evakuim. Ndërsa familjet e tjera u larguan me bindje të plotë. Mirëpo, zhvillimet e ditëve të fundit kanë eklipsuar rrezikun që mbart pallati gjashtëkatësh, ndonëse lëvizjet në terren janë të dukshme dhe të qarta se rrëshqitja po përparon.
Qëkur u konstatua ky problem e deri më sot, çarjet janë përhapur ngado në terrenin shtufor. Madje, ato janë bërë më të dukshme në afërsi të zonës së banuar duke iu afruar themeleve të pallatit, që ndodhet në pikën kulminante. Ndonëse çarjet janë agravuar, sërish banorët nuk e pranojnë se tragjedia mund të trokasë një ditë. Në hyrje të pallatit, qëndrojnë dy automjete, një e Policisë Bashkiake dhe një e Rendit, të cilat qëndrojnë 24 orë pa ndërprerje.
Prezenca e tyre në hyrje të pallatit ka më tepër ndikim psikologjik, sesa si një formë zgjidhjeje për situatën e krijuar. Ndërkaq, Prokuroria e Gjirokastrës, ka nisur procedimin penal për shpërdorim detyre për dy zyrtarë të Bashkisë Gjirokastër për pallatin në lagjen ?Punë- tori?, që rrezikon të shembet dhe të lënë në qiell të hapur 15 familje. Zyrtarët e paditur janë Vullnet Tola, përgjegjës i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV) dhe Aleksandër Pesha, inxhinier në zyrën e Urbanistikës në Bashkinë e Gjirokastrës.
Akuza që rëndon ndaj zyrtarëve të bashkisë është shpërdorim detyre, pasi kanë qenë pasivë rreth punimeve të njëanshme që ka ndërmarrë Marjeta Kurkari, pronarja e objektit dykatësh disa metra poshtë pallatit 6-katësh. Gërmimet e kryera në thellë- si të këtij objekti me mjete të rënda, që nuk parashikoheshin në informacionin që Kurkari kishte depozituar në Bashkinë e Gjirokastrës, dyshohet të jenë shkaku për çarjen e tokës dhe për rrjedhojë plasaritjen e mureve të pallatit, duke e bërë atë në gjendje të pabanueshme për shkak të rrezikut e shembjes./panorama
Disa martesa dhe lidhje kurorash nuk janë të destinuara për ...
Krimi, korrupsioni dhe pastrimi i parave vijojnë të shihen s...
Të gjithë na kujtohet dalja e parë e Xhemi Shehut apo e motr...
Është padyshim një nga vajzat më të komentuara të shoubizit ...
Këngëtarja energjike dhe shumë e dashur për publikun, Genta ...
Krerët më të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare do t’i...
Beatrix Ramosaj, Anxhelina Hadërgjonaj dhe Vildane Zeneli ja...
Ema Andrea dhe Sara Kapo kanë një raport aq të mirë me njëra...
Elvana Gjata do të rikthehet sërish në vendin tonë. Jo më me...
Moderatori i njohur, Ledion Liço ishte i ftuar këtë javë në ...
Vetingu në drejtësi pritet të nisë me largimin e rreth 30 gj...
Për ata që nuk iu kujtohet Edi Rama në kohën kur ishte kryet...
Kreu i PD –së Lulzim Basha një ditë pas protestës ka dalë në...
Mazhoranca qeverisëse i ka kthyer reston Lëvizjes Socialiste...
Në rininë tonë ne mundohemi të jemi sa më të shëndritshëm dh...
Që në momentin kur Malia Obama vazhdoi universitetin në 2017...
Për disa arsye është shumë e vështirë të gjesh ato pantallon...
Klamidia është një nga sëmundjet më të përhapura e cila i pr...
Pronarët e hoteleve moderne e kanë gjithmonë e më të vështir...
Me ardhjen e çdo stine ju bëni një listë të trendeve që doni...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...