52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Nga Mero Baze
Protesta e sotme e opozitës konfirmoi gjendjen e Partisë Demokratike më 25 qershor dhe vështirësinë e ngjizjes së opozitës së re me LSI. Të gjithë ata që i janë turrur Lulzim Bashës që ka dështuar, po e tepërojnë. Natyrisht dhe ata të çmendurit që i thonë ?ky ishte miting?, janë duke e marrë me qafë. Lulzim Basha as është rritur, as është zvogëluar. Përtej asaj çfarë ka ndodhur në këto gjashtë muaj, Lulzim Basha tregoi se Partia Demokratike nuk është ngritur dot nga shtrati ku e shtriu Lulzim Basha më 25 qershor. Edhe pse në favor të saj kanë fryrë plot erëra të papritura, jo prej saj, ajo nuk ka mundur dot të zgjohet.
Në përpjekjen e tij për të demonstruar se do të bashkonte shqiptarët rreth vetes, Lulzim Basha provoi se ende nuk ka bashkuar dot partinë. Mitingu nuk ishte dëshpërues siç thonë shumë komentatorë, pasi sipas tyre nuk kishte pjesmarrjen e pritshme. Një miting vlen dhe me më pak vetë, por që rrezatojnë energji dhe shpresë. Mitingu i ngjante më shumë përkujtimit të gjashtë muajve të zgjedhjeve të 25 qershorit dhe vdekjes klinike të PD, se sa demonstrimit të një fuqie të re që mund të ngrejë opozitën.
Në mes të protestueve mbizotëronte heshtja dhe mosbesmi për atë që dëgjonin, dhe më tej akoma një ndarje si me thikë e atyre që nuk e pranojnë dot ende Bashën për kryetar, nga të tjerët. Paneli i oratorëve ishte dëshpërimisht i frikshëm.
Prania e disa prej atyre figurantëve në një tubim opozitar është kthyer tashmë një fyerje personale për çdo qytetar shqiptar. Dhe nuk është puna se ata nuk ngjallin shpresë. Kjo është e keqja më e vogël, pasi shpresë nuk ngjall as Edmond Spaho. Por ata kanë ende fuqinë e duhur, të prodhojnë dëshpërim dhe ligështi tek çdo qytetar, sa herë ua shikon fytyrën, apo dëgjon premtime që dhe një gur do ta kishin bërë të plaste, e jo më njerëzit. Çdo të thotë përshembull që njeriu të dëgjojë Fatmir Mediun që t?u thotë ?do t?u kthejmë pronat?, ?do luftojmë krimin? (mik i gjithë kriminelëve të Shqipërisë) dhe ?do luftojmë korrupsionin?.?
Çdo të thotë të dëgjosh Nard Ndokën të flasë seriozisht, apo ?Dukën e krimit?, siç e ka përkedhelur Doktori në vite, të flasë kundër krimit e korrupsionit, sidomos në atë parti. Minimumi do të thotë t?i trajtosh qytetarët si budallenj.
Basha po ashtu provoi se ka problem me ngjizjen e koalicionit me LSI. Ndërkohë që ai nisi të fliste, siç shikohet nga gjithë videot e regjistruara ?live?, qindra protestues filluan të braktisin protestën. Në pamje të parë duket sikur janë demokratë që refuzojnë Bashën, por në fakt janë njerëz të LSI, që pasi dëgjuan Kryemadhin u larguan në mënyrë demonstrative për t?i treguar atij, se kush ja mbushi dhe aq pak bulevardin. Janë të njëjtët që ndërprisnin fjalimin e Dashamir Shehit, duke thirrur ?Basha?, ?Basha?, që të dukej sikur ai kishte problem me Bashën, por në fakt ka problem me LSI. Është një xham i thyer që nuk ngjitet më.
Është siç ishte PD dhe më 25 qershor, kur Basha hyri në zjedhje duke zemëruar gjithë partinë, dhe duke bërë sikur ishte në aleancë me LSI. E vetmja gjë e re që është shtuar që atëhere, është ulërima e Berishës kundër tringëllimave të prangave, që sillen si fantazma rrotull familjes së tij. Por dhe kjo duket që nuk ka prekur askënd, përveç Berishëve.
Mitingu i sotëm nuk ishte as i dështuar dhe as sukses. Ishte një zgjatim i 25 qershorit, i atij rezultati që Basha sa herë bëhet gati ta kontestojë, aq herë e konfirmon. Me pafuqinë e tij.
Protestës së organizuar mesditën e sotme nga opozita e djath...
Me 22 korrik, Lulzim Basha u rizgjodh kryetar i Partisë Demo...
Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka kritikuar misi...
Deputetja e Partisë Socialiste, njëherësh kryetare e grupit ...
Nënkryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialisteka be...
Pas protestës së zhvilluar sot nga opozita, ka reaguar anëta...
Nënkryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Elis...
Një hartë, që përmban thelbin e planit për rikonfigurimin e ...
Dy persona janë arrestuar në Tiranë nga policia e shqiptare ...
Me kalimin e viteve, njerëzit fillojnë të mendojnë se si do ...
Ish-presidenti i Republikës dhe ish-ministri, Bujar Nishani ...
Shtëpia e IN “Një kat më lart” është kthyer shumë shpejt në ...
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Ish-presidenti, njëkohësisht ish-ministri i Brendshëm në qev...
Ka hipur me dëshirën e vet në automjetin ku ndodheshin dy pe...
Koha ecën shumë apo jo? Hap sytë dhe shikon se personazhet e...
Ish-Presidenti Bujar Nishani, njëherësh ish-ministër i Brend...
Ish-Presidenti Bujar Nishani, i ftuar në studion e emisionit...
Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Valbona Mezini ë...
Ish-presidenti Bujar Nishani thotë se Partia Demokratike ka ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...