Të gjitha llogaritë/ Bashës nuk i dolën në protestë as votuesit e 22 korrikut
Me 22 korrik, Lulzim Basha u rizgjodh kryetar i Partisë Demo...
Protestës së organizuar mesditën e sotme nga opozita e djathtë në bashkëpunim me LSI-në e kryesuar nga Monika Kryemadhi i ka kushtuar vëmendje edhe radioja presticioze ?Zëri i Amerikës?. Lajmi u raportuar si qendror në edicionet shqip të kësaj radioje, nën titullin ?Tiranë: Opozita doli në një tubim proteste?, duke patur si referencë vetëm PD-në dhe Lulzim Bashën, ndërsa, çuditërisht, e kishte fshirë fare nga fjalori LSI-në dhe Monika Kryemadhin, që ishin bashkëorganizator të tubimit. Në tekstin e raportimit të lajmit, sikurse do ta vini re, nuk përmenden as Monika dhe as LSI-ja.
Lexoni më poshtë raportimin e plotë të ?Zerit të Amerikës?
Tiranë: Opozita doli në një tubim proteste
“Partia Demokratike e opozitës zhvilloi sot një tubim proteste para selisë së qeverisë, duke kërkuar një qeveri të përkohshme antimafia, e cila të garantojë votimin e lirë dhe luftën ndaj kriminalitetit.
Folësit në tubim akuzuan qeverinë për bashkëpunim me grupet kriminale të trafikut të drogës dhe bashkëpunim me strukturat nostalgjike të komunizmit, që janë bërë pjesë e qeverisë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se qeveria Rama ka rënë pas një bashkëpunimi aq të ngushtë me grupet kriminale.
Zoti Basha tha se sot është dita e largimi i qeverisë së paligjshme, krijim i qeverisë antimafia, që lufton krimin, çon përpara reformën në drejtësi dhe përgatit zgjedhjet e lira e të ndershme.
?Shqipëria e Edi Ramës ngjan me shtetet e falimentuara të Afrikës dhe Azisë, trafiku i drogës drejtohet nga i pari i vendit, si Nikaragua ku fushata financohet me milionat e drogës, si Afganistani, ku vëllai i kreut të ekzekutivit është trafikanti më i madh i drogës? – tha ai.
Zoti Basha tha se banda në qeveri po realizon projektin e saj për pushtet absolut me përqëndrimin në pak duar të pushtetit politik dhe ekonomik të vendit, me eksodin e shqiptarëve, me izolimin ekonomik dhe politik të vendit.
?Shqiptarët e kanë kuptuar se drejtësia nuk është një copë letër dhe fjalë në ajër, por ndëshkim i vërtetë për peshqit e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit. Nuk ka as Europë, as drejtësi, as siguri, as punësim, as të ardhme me banditët në qeveri? – tha zoti Basha.
Ai theksoi se opozita do një qeveri të dalë nga vota e lirë, e lirë nga krimi dhe oligarkia, për të punuar dhe ndërtuar, dhe që prodhon mirëqenie për të gjithë, një shoqëri me dinjitet për të gjithë.
?Ne duam drejtësinë që ka Europa, duam lirinë dhe dinjitetin që ka Europa, duam qeverisjen e Europës, shtet të drejtë për të gjithë. Jo për t?u bërë kryeministër, por që kushdo që të jetë kryeministër, shqiptarët të jenë mirë. Unë nuk po kërkoj të marr pushtetin me manipulim dhe forcë, por unë kërkoj që njerëzit të jenë të lirë për të zgjedhur pushtetin që duan? – tha ai.
Kryetari i opozitës tha se sfida e PD-së është përballja dhe rezistenca kundër kësaj të keqe, që ka marrë peng njerëzit dhe të ardhmen e vendit, ka gllabëruar liritë dhe të drejtat njerëzore.
Mijëra protestues erdhën në kryeqytet nga krahinat e tjera të Shqipërisë për të marrë pjesë në këtë tubim.
Qindra forca rendi u kujdesën për mbarëvajtjen e tubimit dhe shmangien e përplajseve dhe proishjen e qetësisë publike”.
Me 22 korrik, Lulzim Basha u rizgjodh kryetar i Partisë Demo...
Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka kritikuar misi...
Deputetja e Partisë Socialiste, njëherësh kryetare e grupit ...
Nënkryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialisteka be...
Pas protestës së zhvilluar sot nga opozita, ka reaguar anëta...
Nënkryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Elis...
Një hartë, që përmban thelbin e planit për rikonfigurimin e ...
Dy persona janë arrestuar në Tiranë nga policia e shqiptare ...
Me kalimin e viteve, njerëzit fillojnë të mendojnë se si do ...
Ish-presidenti i Republikës dhe ish-ministri, Bujar Nishani ...
Shtëpia e IN “Një kat më lart” është kthyer shumë shpejt në ...
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Ish-presidenti, njëkohësisht ish-ministri i Brendshëm në qev...
Ka hipur me dëshirën e vet në automjetin ku ndodheshin dy pe...
Koha ecën shumë apo jo? Hap sytë dhe shikon se personazhet e...
Ish-Presidenti Bujar Nishani, njëherësh ish-ministër i Brend...
Ish-Presidenti Bujar Nishani, i ftuar në studion e emisionit...
Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Valbona Mezini ë...
Ish-presidenti Bujar Nishani thotë se Partia Demokratike ka ...
Që të dish të vishesh duhet në fillim të njohësh trupin tënd...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...