“Vdes Ed Sheeran”, gafa e rëndë që i kushtoi “jetën” këngëtarit të njohur
Ai është një ndër këngëtarët më të njohur dhe ndër më të pël...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një analizë lidhur me situatë politike aktuale dhe protestën e nesërme të opozitës që do të zhvillohet para godinës së kryeministrisë.
Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se ?Shqipëria është nisur drejt Perëndimit kurse korrupsioni kryeministror shqiptar, i ri dhe i vjetër, është hedhur në sulm që ta ndalojë?.
Ai gjithashtu akuzon kryeministrin Rama se ?po ushqen oreksin e reaksionit grek, që, bashkë, të ndalojnë Reformën Shqiptare për Drejtësi, dhe rrugën e Shqipërisë drejt bashkimit kombëtar e drejt Perëndimit?.
?Saliu, me shpresën e agjenturës serbë dhe ruse në Shqipëri, dhe Rama me joshjen e politikës reaksionare greke, kërkojnë të sjellin trazira antiametikane në Shqipëri.
Po politika amerikane pasive është?
Jo, përkundrazi, ajo është shumë aktive, dhe e ka gjëndjen në dorë. Prandaj shqiptarët janë të qetë.
Para katër ditësh, ishte ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, që i paralajmëroi rreptë krerët e opozitës duke iu thënë se: ?Departamenti i Shtetit Amerikan, ju bën me dije se ? nëse do të silleni me protestën tuaj të 27 janarit si në atë të dhjetorit; ne si Amerikë do t?iu godasim shumë rëndë ? vijon më tej ai.
Postimi i plotë:
Ku është nisur të shkojë Shqipëria dhe çfarë po bën korrupsioni shtetëror shqiptar sot për të shpëtuar kokën dhe paratë?
Shqipëria është nisur të shkojë drejt një progresi perëndimor; kurse korrupsioni është bashkuar që ta ndalojë. Dhe sërish, si gjithmonë, edhe sot i është drejtuar fqinjëve që kanë pushtuar territore të tëra shqiptare, për ta ndihmuar që të krijojë pështjellim destabilizues në Shqipëri.
l. Janë katër shtete që, pa territoret shqiptare, do të ishin sot vetëm “shprehje gjeografike”: Mali i Zi, Maqedonia, Greqia dhe madje edhe vetë Serbia.
Të katër këta shtete kanë njëqind e pesëdhjetë vjet që ëndërrojnë shkatërrimin dhe shuarjen e Shqipërisë, sidomos pas pavarësisë së saj, sepse mbijetesa e tyre mund të ndodhte në Ballkanin Perëndimor vetëm pas shfarosjes së shqiptarëve.
Këta sllavë dhe grekë, e dinë miopinë europiane, dhe i kanë quajtur shqiptarët “turq që duhen shfarosur”; dhe shumë kanë vrarë me këtë devizë; por Shqipërisë i morën të keqen. Ku ka turq në Shqipëri mor injorantë e maskarenj njëherësh!
Dhe duhet ta themi hapur se një ndihmë të madhe në këtë shpresë të kotë që kanë pasur, “strategëve” të tyre kryeministra, ua kanë dhënë gjithmonë vetë krerët e blerë të Shqipërisë; bëma këto që tani dihen mirë nga shqiptarët.
Blejini! Këlthiste në Beograd kryeministri i Serbisë Pashiç; dhe gjithë të tjerët pas tij, duke përfshirë edhe Milosheviçin.
Po kjo po ndodh edhe sot.
Ja, Shqipëria është nisur drejt Perëndimit kurse korrupsioni kryeministror shqiptar, i ri dhe i vjetër, është hedhur në sulm që ta ndalojë : njëlloj si qëmoti.
Shihni se çfarë po ndodh realisht.
Berisha me taborin e tij; kërkon të ndezë një kryengritje si trazirë të brendshme; që të dëbojë nga Shqipëria prezencën amerikane, njëlloj si Haxhi Qamili dhe Esat Toptani në vitin 1914, kur zbuan nga Shqipëria Princ Vidin.
Kjo kërkon të jetë edhe revolta e 27 janarit. Me të cilën shqiptarët po qeshin.
Kurse kryeministri Rama inaguron varrezat e trupave pushtuese greke të Metaksait, diktatorit antishqiptar grek, që drejtonte trupat e tij në territorin shqiptar me theksin që: Synimi i tyre nuk duhej të ishte lufta me italianët, “por çlirimi i Vorioepirit”: “Atje duhet të çlironi Vorio-Epirin”- iu drejtohej trupave të tij, rreth 140 000, gjenerali grek Aleksandro Palagos. Ndërsa në Korçë vendosën minoritarët grekë të drejtonin bashkinë e Korçës, dhe nuk lejuan të festohej dita e pavarësisë, 28 nëntori, në vitin 1940. Por korçarët iu vunë pushkën; edhe gjirokastritët edhe e gjithë labëria po ashtu. Ata kishin harruar se në atë trevë që ata donin ta pushtonin si tokë grekë, jetonin ata që kishin sjellë në Shqipëri nacionalizmin modern shqiptar.
Po i di Rama këto?
Nëse nuk i di, pse është marrë dhe po merret me politikë ky pellë që nuk di asgjë! Por në fakt ky, nuk se njeh politikën, por ushqen oreksin e reaksionit grek, që, bashkë, të ndalojnë Reformën Shqiptare për Drejtësi, dhe rrugën e Shqipërisë drejt bashkimit kombëtar e drejt Perëndimit.
lll. Ja, kjo është ndërmarrja e tyre sot për të ndaluar progresin e aleancës shqiptaro-amerikane në ecjen e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. E pra, njëlloj si Haxhi Qamili me Esat Pashë Toptani në vitin 1914 kundër Princ Vidit.
Saliu, me shpresën e agjenturës serbë dhe ruse në Shqipëri, dhe Rama me joshjen e politikës reaksionare greke, kërkojnë të sjellin trazira antiametikane në Shqipëri.
Po politika amerikane pasive është?
Jo, përkundrazi, ajo është shumë aktive, dhe e ka gjëndjen në dorë. Prandaj shqiptarët janë të qetë.
Para katër ditësh, ishte ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, që i paralajmëroi rreptë krerët e opozitës duke iu thënë se: “Departamenti i Shtetit Amerikan, ju bën me dije se – nëse do të silleni me protestën tuaj të 27 janarit si në atë të dhjetorit; ne si Amerikë do t’iu godasim shumë rëndë “.
Ku e gjen që ta kalojnë masën e të shpëtojnë një herë e mirë shqiptarët nga këta vjedhës që duan të shkatërrojnë Shqipërinë për të shpëtuar paratë e tyre të vjedha!
Janë të humbur. Tani ka rënë gongu i sinjalizimit të fundit të tyre. Shqipëria është në progres perëndimor dhe brenda ombrellës mbrojtëse të Uashingtonit./ CNA.al
Ai është një ndër këngëtarët më të njohur dhe ndër më të pël...
Ambasada e SHBA në Tiranë, përmes një emaili drejtuar shteta...
WhatsApp është kthyer në kthyer në një prej aplikacioneve më...
Ministri për Punët e Jashtme dhe Evropën, Ditmir Bushati ndo...
Një ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita në Tira...
Muzika shqiptare ka pësuar një transformim vitet e fundit, d...
Opozita mban nesër një protestë para Kryeministrisë, e cila ...
Rita Ora dhe Dua Lipa janë ndër këngëtaret më të ndjekura dh...
Nuk është hera e parë që pozon nudo, por duket se nuk ka ndë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Pogradec. Sipa...
Policia ka bërë të mundur arrestimin e një 35-vjeçari, i cil...
Prokuroria e Pëgjithshme ka nisur verifikimet për procedurat...
Pasi kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale një v...
Një ditë para protestës së opozitës, zbulohet plani i masave...
Pas daljes nga “Big Brother”, Dona ka qenë një nga ish-banor...
Pesë persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rënd...
Ish-ministri I Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
I ftuar dje në emisionin “Rudina”, ishte reperi shumë i kome...
Vetëm pak ditë më parë ajo publikoj këngën më të re, e ndërs...
Në Shqipëri nuk ndodhin vetëm çudira, por ndodhin edhe nga a...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Garda Revolucionare i Iranit, ka paralajmëruar të gjitha a...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...