"Një çoban e denoncoi"/ Si ra policia e Korçës në gjurmët e autorit të vrasjes së efektivit
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Opozita mban nesër një protestë para Kryeministrisë, e cila pritet të zgjasë rreth katër orë.
Një ditë para protestës, LIBRA ka shprehur indiferencën ndaj, saj, duke i quajtur të inkriminuar të sistemit. Në arsyetimin zyrtar të kësaj partie, ata do të jenë pjesë të partie, kur populli të ngrihet me dëshirën, për të protestuar i pandikuar nga partitë.
PERSE LIBRA NUK DO TE MARRE PJESE NE PROTESTEN E 27 JANARIT.
Ka shumë pyetje dhe thirrje drejtuar partive të opozitës për pjesëmarrje në protestën e 27 Janarit. Kësaj thirrje ne i përgjigjemi me një JO. LIBRA nuk do të marrë pjesë në protestën e 27 Janarit.
Le të sqarojmë në fillim që LIBRA është parti opozitare dhe që mendon që qeveria aktuale është e dështuar që në djep. Kjo qeverisje nuk ka se çfarë ti ofrojë këtij vendi. Me makutërinë e saj kjo qeveri po privatizon apo jep me koncesion tek njerëzit e vet çdo pasuri të mundshme, me paaftësinë e saj ajo po merr pakuptim dhe qindarkat e fundit nga xhepat e shqiptarëve, me papërgjegjshmërinë e vet ajo po merr borxhe pafund duke iu afruar frikshëm pikës ku arriti Greqia. Shqiptarët i afrohen fundit të jetës së tyre duke mos parë një dritë të bardhë e duke mallkuar nëpër dhëmbë. Çdo ditë që qeveria aktuale është në fuqi është jo vetëm një ditë e humbur kot në jetën e gjithë shqiptarëve por edhe një hap më afër greminës të skenarit Grek. Por ne nuk jemi pjesë e BE, nuk do kemi akses në ato fonde që ka patur Greqia dhe në një rast të tillë jo vetëm do vuajmë shumë më tepër, por dhe do e kemi shumë më të vështirë në mos të pamundur që të ngrihemi në këmbë.
Pra ka arsye për të protestuar. Problemet e rreshtuara nga opozita qëndrojnë. I listuan dhe në parlament. Varfëria që sa vjen e shtohet, arsimimi i pamundur, kanabizimi i vendit, të gjitha janë tema që qëndrojnë dhe në këto kushte është detyre e çdo qytetari të protestojë. Të papunët, të varfërit të rinjtë që smund të arsimohen janë thirrur të shkojnë në protestë.
Në protestë thërriten të jenë ish-naftëtarët e ARMO. Të ngelur pa punë për të disatën herë ata vrasin mendjen se si erdhën në këtë dite. Shqipëria është një nga vendet e pakta në Europë të pasura me naftë. ARMO ishte një ndërmarrje shtetërore që ishte me fitim për sa kohë e administronte shteti, por pas privatizimit të kryer nga PD tek Taçi kjo ndërmarrje filloi vidhej në mënyrë të frikshme. Ato që deklarohen se janë borxhe në tatime në fakt janë para të futura në xhep nga pronarët e ARMO-s. Lojën e PD e vazhdoi PS dhe sot ARMO figuron me një borxh ose më saktë me një vjedhje nga xhepat e shqiptarëve të 600 milione Eurove, gjysma në kohën kur qeveriste PD dhe gjysma tjetër në kohën kur qeverisi PS. E njëjta gjë dhe me lojën e konçesioneve që e nisi me sukses PD dhe e vazhdoi me sukses PS. Në protestë therritën të varfërit po kush i krijoi këta të varfër.
Në 26 vjet demokraci 13 vjet ka qeverisur PD dhe 13 vjet ka qeverisur PS. Në protestë thërriten të vijnë ata që smund të arsimohen por a e mbani mend reformën e PD që krijoi fenomenin VItrina dhe më pas reformën e PS që studentët iu përgjigjen me sulme ndaj Ministres së Arsimit. Njerëzit thërriten të protestojnë kundër kanabizimit, por e mbani mend si nisi loja nga PD me Lazaratin dhe u vazhdua me sukses nga PS me pjesën tjetër të vendit. Kemi po të njejtën sjellje nga dy partitë kryesore. Po LSI që sot përmallohet për qytetarët çfarë roli ka patur a e kujtojnë shqiptarët. Gjatë gjithë kësaj kohe ka qënë njëherë patericë e PD dhe njëherë patericë e PS. Me deputetët që ka patur LSI e kishte në dorë që të bllokonte koncesionet si në kohën kur qeveriste me PD ashtu dhe në kohën kur qeveriste me PS. Me deputetët që ka patur LSI e kishte në dorë të mos ta linte në gjendje mizerabël arsimin në Shqipëri. Me deputetët që ka patur LSI e kishte në dorë të ndalonte Lazaratin në kohën e PD dhe kanabizimin në kohën e PS.
Deklaratat e LSI se e ka ditur këtë gjë gjatë kohës që bashkëqeveriste me PS e bëjnë edhe më të rëndë pozicionin e saj. Mjafton të dilte nga qeveria dhe me rënien e qeverisë dhe skema e lidhjes qeveri-policë-trafikantë binte. Duke mos e bërë LSI është bashkëfajtore në krim. Por LSI nuk e ka bërë këtë duke deklaruar se i ka qëndruar besnike marrëveshjes me partitë respektive në çdo moment. Kjo është LSI. Në fund të fundit, nuk ka rëndësi që siguria kombëtare cënohet, që siguria ekonomike zhduket, që vendi shkon drejt analfabetizmit. Mbi të gjitha është pazari partiak.
Na janë drejtuar dhe me arsyetime që njerëzit duhet të marrin pjesë në protestë pavarsisht partive dhe kur të vijë koha në zgjedhje të zgjjidhet sipas dëshirës. Ky arsyetim tregon një miopi politike. Për drejtuesit e protestës së 27 Janarit numri i njerëzve është thjesht një levë që të rrisin stekën e pazarit në luftën për pushtet që kanë me qeverinë. Ata luten që të ketë një Ziver Veiz mes turmës se në këtë rast steka do jetë më e lartë. Ata nuk janë zgjidhja e problemeve të shqiptarëve. Bashkë me qeverinë ata janë gjysma tjetër e problemit. Do të ishte mirë që në 27 Janar ata të mbylleshin në zyrat e Kryeministrisë bashkë me qeverinë atëherë po, qytetarët do të protestonin të lirë dhe me të drejtë. Atëherë dhe LIBRA do të jetë aty./ CNA.al
Rita Ora dhe Dua Lipa janë ndër këngëtaret më të ndjekura dh...
Nuk është hera e parë që pozon nudo, por duket se nuk ka ndë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Pogradec. Sipa...
Policia ka bërë të mundur arrestimin e një 35-vjeçari, i cil...
Prokuroria e Pëgjithshme ka nisur verifikimet për procedurat...
Pasi kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale një v...
Një ditë para protestës së opozitës, zbulohet plani i masave...
Pas daljes nga “Big Brother”, Dona ka qenë një nga ish-banor...
Pesë persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rënd...
Ish-ministri I Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
I ftuar dje në emisionin “Rudina”, ishte reperi shumë i kome...
Vetëm pak ditë më parë ajo publikoj këngën më të re, e ndërs...
Në Shqipëri nuk ndodhin vetëm çudira, por ndodhin edhe nga a...
Një 43-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Elbasanit, ...
Ashtu siç pritej, pas një jave pauze nga rrjetet sociale, Bl...
Humori i tij i kalon gjithmonë kufijtë.Megjithatë atë që bër...
Anëtari i kryesisë së FRPD-së dhe ish-kandidati për deputet ...
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisaria...
Ditën e djeshme, nëpërmjet rrjetit Instagram, Ardit Gjebrea ...
Një 15-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit pasi aku...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...