Rama i nxjerr “simpatizantes” së Iranit foton me kryeshërbëtorin famkeq të Ajatollahëve
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...
Në Shqipëri nuk ndodhin vetëm çudira, por ndodhin edhe nga ato që dikur u thoshin thagma, në fakt shteti shqiptar duket se po bie në gjunjë dhe qeveria është marrë peng dhe po keqpërdoret nga një kapobandë i përfshirë në mjaft skandale në Shqipëri.
Bëhet fjalë për Ermal Beqirin, i cili është eksperti që në Gjykatën e Lartë, rrëzoi videon e korrupsionit Meta-Prifti. Ata që nuk e njohin, le ta shikojnë tek fotoja e dytë.
Meta-Prifti, amerikanët dhe FBI përgatiten një material që e çonte pas prangave ish-kryeministrin dhe ish-kreun e LSI-së, për të shpëtuar u gjet një zgjidhje tjetër.
U bë riekspertimi i videos. Këtë herë jo nga amerikanët, por nga Ermal Beqiri, Ardian Pollo etj.
Ata që nuk e njohin le ta shikojnë. Është njeriu që shoqëronte Spartak Brahon, kur ky i fundit hynte tek tatimet në vitin 2014, kur u fshi serveri i të dhënave të tatimeve. Personi që shkon nga pas Spartak Brahos, është Ermal Beqiri.
Më pas për disa kohë, drejtor i IT-së, në hipotekë. Një shpërblim që vinte nga LSI dhe Ilir Meta. Në një investigim të bërë nga shqiptarja.com, rezultoi se Ermal Beqiri fshihej pas “Soft&Solution”, dhe i jepte tendera vetes së vet kur ishte drejtor.
Ata që nuk e njohin ndoshta janë shumica e shqiptarëve por nuk është anonim, është personi i skandaleve të firmës së byzylykëve në Ministrinë e Drejtësisë. Njeriu i cili ndodhet në hetim nga prokuroria, sepse byzylykët nuk çoheshin tek Ministria e Drejtësisë. Ish-ministri i PD, Gazmend Bardhi e kallëzoi penalisht. Dosja me ?qetësi, dashuri dhe para? u mbyll nga prokuroria, nuk ka si shpjegohet ndryshe vendimi i gjykatës i 28 dhjetorit, i cili urdhëronte prokurorinë të hapte dosjet, këtë herë jo nga një ministër i PD, por nga ministrja e re e Drejtësisë e cila kërkonte të çonte deri në fund hetimin për skandalin e korrupsionit të byzylykëve në këtë ministri.
Pa folur pastaj për faktin se nuk punonte aspak mbikqyrja dhe shërbimi i provës, prej disa kohësh u ka kërkuar gjykatave të mos japin vendime me mbikëqyrje elektronike.
Ky është një akt kriminal dhe një papërgjegjshmëri totale, abuzim financiar, korrupsion si dhe keqpërdorim i strukturave të shtetit. Mosfunskionimi i byzylykëve do të thoshte se një kriminel e vendoste atë tek këmba e një tavoline apo krevati, dilte bënte një vrasje dhe kthehej përsëri në shtëpi.
Pra mosfunksionimi ishte pa asnjë dyshim alibia më e mirë për një kriminel apo një person tjetër. Dhe këtë e garantonte vetë shteti.
Dikur mjeshtër i Ilir Metës duket se po kalon në tepsinë e Edi Ramës dhe të pushtetit socialist. Edhe pse nën hetim nga Prokuroria dhe me kaq shumë skandale, “Soft&Solutions”, firma pas të cilës fshihet Ermal Beqiri, ka mundur të sigurojë tendera me prokurim të drejtëpërdrejtë, të cilat i përkasin edhe pas informacionit të klasifikuar.
Në një investigim të bërë nga CNA (CityNewsAlbania) rezulton të jetë paguar me shuma qindra milion lekë pa kryer ende punën dhe këtë në një nga isntitucionet më të rëndësishme shtetërore, pra është shpallur fitues me prokurim të drejtpërdrejtë, të gjithë dokumentat zyrtare flasin se puna ka filluar gjashtë muaj më pas.
Skandal me serverin e tatimeve, skandal me videon Meta-Prifti, skandal si drejtor IT në Hipotekë, skandal me tenderin e byzylykëve.
Në një rast të ngjashëm, një fitues pasi siguron garën i ofrohet 100% e vlerës së tenderit vetëm për tu tërhequr dhe për të mos hyrë në rrethin dhe sistemin që e kontrollonte dikush tjetër.
Njeriu i skandaleve po kërkon të futë duart dhe të ketë nën kontroll të dhënat e shqiptarëve, gjendjen civile të tyre. A mund t’i jepen njeriut të kaq e kaq skandaleve detajet dhe të dhënat tona, të cilat janë konfidenciale dhe të pacënueshme?
Ermal Beqiri kërkon të fusë në kthetrat e tij Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, për ta vënë në shërbim të Ilir Metës, për të falsifikuar listat e zgjedhësve, dhe ashtu siç tha se video Meta-Prifti nuk ekziston, nuk do të ekzistojnë të dhënat për shqiptarët dhe për fëmijët e tyre.
Nga dje, Ermal Beqiri me disa media periferike dhe duke goditur në rrjetet sociale po kërkon të intimidojë KPP-në dhe të fusë nën kthetrat e tij me presion këtë institucion.
Për të tashmë gara është e fituar sepse ka dhënë një vlerë më të ulët, por kjo nuk mjafton pasi në ministrinë e Brendshme është zhvilluar një tender korruptiv dhe mjafton të bësh një shëtitje në korridoret e këtij institucioni dhe të gjithë të flasin me emra se kush janë personat e përfshirë në një skandal që kërkon të fshihet pas shumava të parave.
Duart e Ermal Beqirit po futen në shtëpitë tona, përtej korrupsionit, akuzave, duarve të futura në xhepa duke i mbushur apo zbrazur ato, po ndodh një skandal.
Duke u bërë palë me drejtorë të korruptuar në Policinë e Shtetit, me këshilltarë të korruptuar ministrash, drejtues të lartë të Administratës Shtetërore, deri tek njerëz besnik të Edi Ramës, njeriu i skandaleve i cili ndodhet nën hetim nga Prokuroria tani po hyn në shtëpitë e çdo shqiptari dhe po kërkon të vendosë nën kontroll dhe të ketë në duart e tij të dhënat e shqiptarëve.
Skandalet e mësipërme, në një vend europian do të mjaftotnin që prokuroria të hapte të tjera hetime dhe firma dhe drejtues të përfshirë në skandale, jo vetëm ti procedonte penalisht, por asnjëherë të mos i lejonte të bëheshin pjesë e bashkëpunimit me shtetin. Por në Shqipëri sa më shumë skandale të kesh, aq më shumë miq gjen në administratë dhe kthen përmbys me shpifje dhe propagandë të vërtetën, megjithëse kapobanda nuk mund të fshihet pas gishtit, as pas Ilir Metës, as pas atyre që i shërbejnë.
Skandalet si këto që përmendem e shumë të tjera, ashtu si me tenderin e byzylykëve do ti çohen prokurorisë, jo për të dënuar thjeshtë njeriun e skandaleve, por për të treguar se Shqipëria duhet të shpëtohet një herë e mirë nga kanceri i korruspionit./CNA.al
Drejtori i Hipotekës, Ermal Beqiri i dha katër tendera firmës afër tij
Skandali i byzylykëve/ Gjykata urdhëron të regjistrohet procedimi penal
Faktet/ Ja sa dhe si u paguan ekspertët që nxorën të pafajshëm Ilir Metën
Faktet e reja (Pjesa e dytë)/Ekspertët që shpëtuan Metën nga burgu, drejtorë të Rilindjes
Faktet e reja/Ekspertët që shpëtuan Metën nga burgu, drejtorë të Rilindjes
Një 43-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Elbasanit, ...
Ashtu siç pritej, pas një jave pauze nga rrjetet sociale, Bl...
Humori i tij i kalon gjithmonë kufijtë.Megjithatë atë që bër...
Anëtari i kryesisë së FRPD-së dhe ish-kandidati për deputet ...
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisaria...
Ditën e djeshme, nëpërmjet rrjetit Instagram, Ardit Gjebrea ...
Një 15-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit pasi aku...
Nga Zef ZEFINdotja e protestës, mision i dështuar.1. Kush do...
Bujqësia komerciale kundrejt bujqësisë tradicionale, avantaz...
Mbrëmjen e djeshme u mbajt në Paris edicioni i 41-të i “The ...
Pushtetarët shqiptarë dhe bosët e krimit kanë nxjerr jashtë ...
Një nga meshkujt më të pasur në Tiranë, që zotëron disa nga ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë Vorës...
Juristja e njohur Eni Çobani festoi dje 20-vjetorin e martes...
Kënga e Rovena Stefës, “Burrë të martuar dashurova”, duket s...
Helidon Bushati, deputeti i cili ishte i katërti në listën e...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi vijon të jetë e ashpër me ...
Bledi Strakosha është bërë nostalgjik dhe ka nxjerrë nga ark...
Ka ndërruar jetë në spital, një i moshuar i cili ditën e dje...
Mëngjesin e sotëm, kreu i qeverisë ka postuar në faqen e tij...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...