web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohen 5 shtetet ku pushtetarët shqiptarë kanë fshehur paratë e korrupsionit

26 Janar 2018, 09:18, Aktualitet CNA

Pushtetarët shqiptarë dhe bosët e krimit kanë nxjerr jashtë vendit me miliona euro. Çdo vit në raportet ndërkombëtare shihet si shqetësim pastrimi i parave, por vitet e fundit ka pasur rritje të ndjeshme të transfertave në shtete të ndryshme të botës.

Gazeta ?Sot? shkruan se Drejtoria e Pastrimit të Parave po kërkon informacione në shtete të ndryshme. Por tashmë kanë dalë dokumentet zyrtare, në të cilat tregohet se cilat vende preferojnë shqiptarët për pastrim parash. Bëhet fjalë për një sërë raportesh të publikuara nga Task Forca e Veprimit Financier, e njohur si FATF, organizata më e madhe ndërkombëtare e krimit ekonomik dhe financimit të terrorizmit. Çdo vit ajo nxjerr të dhëna për secilin shtet. Gazeta ka bërë një kërkim në raportet e vitit 2017 dhe të 2018 për disa shtete të botës dhe në 5 prej tyre përmendet Shqipëria. Sipas të dhënave të nxjerrja nga kjo organizatë, disa nga shtetet ku shqiptarët kanë fshehur para janë: Meksika, Britania e Madhe, Namibia, Nigeria dhe Saint Lucia. Në raportet e FATF thuhet se sa i takon Meksikës, së fundmi aty ka pasur një kërkesë nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, e cila ka kërkuar informacione për një rast të transfertave të dyshimta në këtë shtet. Por ajo që bie në sy është se së fundmi po shihen si destinacion dhe shtetet afrikane. Dy vendet më të përdorura janë Namibia dhe Nigeria. Sa i takon kësaj të fundit, arsyeja kryesore është sundimi i dobët i ligjit. Por përveç kësaj, gazeta ka mësuar nga Drejtoria e Pastrimit të Parave se ditët e fundit në Namibi është nisur një kërkesë për informacion mbi një pushtetar shqiptar. Një tjetër destinacion është dhe ishulli Sant Lucia, i cili ndodhet në Amerikën Jugore, ku po ashtu thuhet se ka pasur transferta nga Shqipëria.





Lajmet e fundit nga