Protesta, "mollë sherri" në Konferencën e Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Po fabrikoni prova
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Shqipëria është një ndër vendet që ka gjenerimin më të ulët të plehrave për frymë në Europë, por edhe të procesit të ndarjes së mbeturinave në burim. Niveli i ulët i zhvillimit industria ka bërë që Shqipëria të gjeneroië 373 kg/banor mbetje në vitin 2016, SIPAS INSTAT, në një kohë që mesatarja e Bashkimit Europian është 480 kg/frymë, sipas të dhënave të fundit të Eurostat. Nivel më të ulët të gjenerimit të mbetjeve se Shqipëria kanë Serbia, me 268 kg/frymë dhe Kosova, me 220 kg/frymë.
Pavarësisht nivelit të ulët të mbetjeve të gjeneruara dhe të përpunuara, qeveria ka plane ambicioze për ndërtimin e tre inceneratorëve, me kapacitete të larta përpunuese, përmes projekteve koncesionare të formës së partneritetit publik-privat.
Koncesioni i trajtimit të mbetjeve Elbasan (Albtek Energy), me kosto totale prej 5.3 miliardë lekësh është tashmë funksional. Kapaciteti përpunues do të jetë rreth 120-140 ton/ditë, sipas deklarime zyrtare në kontratë.
Inceneratori i Trajtimi i mbetjeve Fier (?Integrated Technology Waste treatment Fier?) ka një kosto totale prej 3.97 miliardë lekë. Kapaciteti përpunues do të jetë rreth 180-200 ton/ditë. Ky projekt nuk ka nisur ende, për shkak të protestave të vazhdueshme të banorëve të fshatit Verri, të cilët nuk pranojnë ndërtimin afër zonës së tyre, teksa i tremben ndotjes së ajrit dhe produkteve bujqësore.
Projekti i tretë është Trajtimi i mbetjeve Tirane (?Integrated Energy B.V shpk?), me kosto totale 31.17 miliardë lekë dhe kapacitet përpunues do të jetë rreth 550-800 ton/ditë. Projekti nuk ka filluar ende nga ndërtimi.
Nëse të tre inceneratorët do të viheshin në punë, kosto totale në buxhet do të arrinte në rreth 40 miliardë lekë dhe kapaciteti total mesatar i përpunimit në rreth 1000 ton në ditë, ose rreth 130 kg për frymë në vit. Nëse krahasohet me të dhënat e
Eurostat për shtetet e BE-së, rezulton se vetëm vendet e zhvilluara kanë një kapacitet më të lartë. Gjermania e ka kapacitetin për frymë të përpunimit të mbetjeve përmes inceneratorëve 474 kg/frymë në vit; Franca 205 kg/frymë në vit dhe Austria me 380 kg/frymë/vit. Të tre këto shtete kanë një nivel gjenerimi të paktën dyfish të plehrave për frymë, në krahasim me Shqipërinë.
Por, nëse krahasohemi me shtet fqinjë rezulton se Shqipëria nëse i ndërton të gjithë inceneratorët që ka në plan, do të ketë një kapacitet tepër të lartë. Në Itali, sipas të dhënave të Eurostat, sasia e plehrave që përpunohet përmes procesit të incenerimit është vetëm 35 kg për frymë, pra katër herë më e ulët se në Shqipëri. Në Greqi është 12 kg për frymë. Serbia e ka akoma edhe më të ulët, në 6.3 kg për frymë.
Sipas Eurostat, në përgjithësi në BE në vitin 2016, 30% e mbetjeve u riciklua, 27% u dogjën, 25% u iceneruan dhe 17% u kompostuan. Në Shqipëri, kpaciteti i inceneratorëve, nëse do të ishin funksionalë, do të ishte sa 35% e totalit të mbetetje, pra më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian.
Por, për çfarë e do Shqipëria gjithë këtë kapacitet të lartë përpunues të inceneratorëve, kur procesi i rikuperimit të mbetjeve në burim si dhe të të gjithë procesit të menaxhimit të mbetjeve, tek ne ende nuk është eficient?!
Iljaz Mehmeti, përfaqësues i Shoqatës Shqiptare të Riciklimit, në një analizë që ka bërë për inceneratorin e Elbasanit, publikuar në Gazetën e Dhomës së Tregtisë Durrës ka marrë në krahasim Italinë një vend ku efiçenca e procesit të rikuperimit me diferencim të mbetjeve është në nivelet mesatare të BE. Autori i referohet të dhënave të entit italian ISPRA, dhe dedukton sasinë optimale të mbetjeve solide të vlefshme për inçenerim për stabilimentin e Elbasanit.
?Praktikisht, ne Itali, sipas ISPRA, vetëm 20% e mbetjeve urbane inçenerohen, ndërkohë që ketu në Shqipëri presupozohet të incenerohet (digjet) çdo gram mbetje?, thotë z.Mehmeti.
Ai shton se nga studimi rezulton qe inceneratori i Elbasanit do mund të djegë mbetje për një popullsi prej: 130,000 kg / 0.05 kg = 4,333,333 frymë, ose sa popullsia e Shqipërisë dhe e Maqedonisë të marra së bashku.
Pasi të djegin mbetjet e Ballkanit, me çfarë lënde të parë do të punonin dy inceneritorët e tjerë, në Fier dhe Tiranë, pyet Z.Mehmeti?!/ Monitor
Pjesa e parë e ditës mbetet me kthjellime në zonat Jugore dh...
Të gjitha entet shtetërore që funksionojnë me fonde publike ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Një fazë e re do të fillojë për ju, veçanërisht në një nivel...
Disa kohë më parë u përfol në media se Princ Harry dhe Megha...
Blogerja e njohur Armina Mevlani është shfaqur më e lumtur s...
Vetullat e holla ishin në modë në vitet ’90. Me siguri të gj...
Një ngjarja e rëndë e pangjarë ndonjëherë është shënuar ditë...
Ditën e djeshme u raportua se Kim Kardashian dëshiron një fë...
Keni guxuar të publikoni ndonjëherë foto nga shtrati me të b...
Oriola Marashi është një prej vajzave të showbizit shqiptar ...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Shumë media të njohura botërore kanë njoftuar ditën e sotme ...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Vijojnë denoncimet nga qytetarë të ndryshëm në adresë të ish...
Pamela Anderson ka lëshuar vilën e saj luksoze në Malibu me ...
Ikja e Haki Çakos nga posti i kryepolicit të Shqipërisë soll...
Kylie Jenner shtatzënë është parë në publik për herë të parë...
Ajo shpesh shihet duke postuar foto tërheqëse për fansat e s...
Teksa kanë vijuar me komentimin e protestës së opozitës në e...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...