FOTO/ Kokaina e shqiptarëve me “peshk të kuq” që po çmend policinë italiane
Një tjetër korrier droge bie në prangat e policisë italiane....
Në studion e emisionit ?Stop? ishte i ftuar kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, i cili foli për problemet e institucionit që drejton, pak ditë pas mbledhjes që kryeministri Rama zhvilloi me drejtorët rajonalë të ALUIZNI-t dhe Hipotekave.
Gjatë bisedës Lame përballet me një video-regjistrim të një qytetari me juristin e këtij institucioni, i cili iu drejtua qytetarit duke e pyetur ?nëse ka folur me një tjetër person? të rrjetit brenda ALUIZNI-t.
Më pas qytetari u ul e bisedoi me rojen e institucionit, nga ku mori garancinë se me 10 mijë euro hoteli i tij 5-katësh dhe me probleme, do të marrë certifikatën e legalizmit brenda 3 javësh.
Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t u shpreh se institucioni që drejton ka një emërtim të gjatë e ?të tmerrshëm?.
Në pjesën e parë të emisionit ?Stop? u trajtua rasti i Shqiponja Agalliut, e cila kishte shtëpinë në proces legalizimi, kur i shoqi u nda nga jeta. Pas odisesë për të kaluar në emrin e saj shtëpinë, emisioni ?Stop? i zgjidh problemin, që po i kushtonte shumë zvarritje dhe 5 milionë lekë të vjetra.
Artan Lame tha se Shqiponja e kishte sjellë dokumentin që i shoqi kishte ndërruar jetë, por ky dokument nuk ishte përfshirë në dosje, ndaj dhe legalizimi i pronës ishte bërë në emrin e të shoqit.
Ai pranoi që ALUIZNI e meritonte ?goditjen? që mori nga emisioni ?Stop? sepse i vonoi procedurën dhe e solli vërdallë Shqiponja Agalliun. 
Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t tha se njëri nga punonjësit që e kanë shkaktuar këtë gjë u shkarkua nga puna, ndërsa tjetri mori vërejtje me paralajmërim dhe tanimë është ?me njollë në biografi?.
Saimir Kodra u shpreh: ?Gabimet e mjekut dhe ALUIZNI-t i mbulon dheu, por kur do mbarojnë legalizimet në Shqipëri??.
Lame iu përgjigj se ato nuk do mbarojnë kurrë sepse ndërtime pa leje ka kudo, madje edhe në Zvicër.
Kodra gjithashtu e pyeti nëse në institucionin që drejton ekziston korrupsioni, çka Artan Lame e pohoi.
Ndaj, Artan Lame dhe dy moderatorët e emisionit ?Stop? ndoqën një kamera të fshehtë, të përgatitur nga kjo e fundit, ku shfaqet juristi i ALUIZNI-t duke komunikuar me një qytetar për një hotel pa leje.
Qytetari ? S?na e var fare, as s?flet fare, nuk e ke ndërmend me fol fare. Do që të pijmë kafe bashkë?
Juristi i ALUIZNI-t ? Jo! Dola me fol në telefon. Çfarë problemesh ke?
Qytetari ? Problemin e kam ? nuk e di a të kujtohet se jemi taku dhe njëherë tjetër bashkë.
Juristi i ALUIZNI-t ? Po s?i mbaj mend se njoh shumë njerëz, të mbaj mend si fytyrë, por nuk të njoha.
Qytetari ? E di, s?e kam, se s?më mban mend.
Juristi i ALUIZNI-t ? Ee?
Qytetari ? Edhe tani ? me u taku as ?
Juristi i ALUIZNI-t ? Çfarë është?
Qytetari ? Hotel pesë katësh. Fol, a mundesh me maru punë? 3 herë i kam bo matjet.
Juristi i ALUIZNI-t ? S?kam çfarë të të them. E marr naj përgjigje.
A ke fol me xxxx?
Qytetari ? Ja ku e ke! Vetëm rri tu qesh.
Roja ? Prit një sekondë, sa të vijë ai! Të tha gjë?
Pasi pa këto pamje, Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t u shpreh me humor se nuk ishte ai që po priste qytetari.
Ai tha se ka shumë denoncime nga qytetarët, të cilat ndahen në kategori.
?Një është kategoria e ?hienave? që rrrinë rreth institucionit, sekserë që rrinë dhe nuk kanë gjë në dorë, por provojnë të gjuajnë diçka dhe kategoria e të brendshmëve që është dhe më e keqja. Shkatërron të gjithë imazhin e institucionit, të gjithë besimin që kanë njerëzit, krijon perceptimin që pa lekë nuk bëhet gjë. Unë e them dhe një herë me shaka, në 140 mijë legalizime që u bënë, sikur të kisha marrë unga 1000 a 2000 euro, do kisha marrë 140 milionë euro në shtëpi. Imagjinohe sa e rëndësishmë është ndjekja e këtyre rasteve?, tha Artan Lame.
Moderatori i emisionit ?Stop? pyeti nëse ekziston ndonjë mekanizëm në institucione për të frenuar këtë fenomen korrupsioni.
?Kam treguar këtu me pamje fukarenj që s?i prek mjeku me dorë po s?i dhe 300-400-500 mijë lekësh. Po hamendësoj përsa kohë nuk i vajta deri në fund kësaj historie sepse janë shumë para, siç do e shohësh. Përsa kohë prokuroria e këtij vendi nuk na ka thyer qoftë edhe 1 lekë nga ato që ne kemi paguar. Të gjitha paratë që kemi paguar për kamerat e fshehta, janë mbyllur hetimet, kanë dalë të pafajshëm. Janë ndjekur, por ka marrë prokurori i çështjes ndonjë lekë, gjykatësi edhe i rroftë Aleksandër Frangajt dhe ?Stop?-it që paguan para për të denoncuar fenomene negative. Në këtë rast nuk mund t?i shkoja dot deri në fund sepse shuma që roja e institucionit na kërkon është ??, shtoi ai.
Roja ? E kam pa, tha ai. Tha që bëhet, por më ka dhënë një pazar ? i bie pastaj vendose vetë.
Qytetari ? Çfarë pazari?
Roja ? 10 mijë euro dhe për tre javë merr lejen. Kështu i kanë thanë ata, shefat andej.
Qytetari ? A është muhabet i sigurtë?
Roja ? I sigurt me 1 milion përqind, për tre javë e merr lejen.
Qytetari ? 10 mijë euro?
Roja ? Po! Se është me problem,a e di? Se në përgjithësi marrin 5-6, po nuk pati probleme.
Qytetari ? Nëqoftëse e kap pastaj, merr dëmshpërblim?
Roja ? Nuk diskutohet! Si të merret leja, le ta prishin ata çdo ditë ? Tha au, po mos të kishte probleme, 5, 6 (mijë euro) maksimumi e kishte bërë.
Drejtori i këtij institucioni, që u shfaq me zë e figurë që ekziston korrupsioni, tha se do të donte që emisioni ?Stop? ta kishte çuar deri në fund kamerën e fshehtë, në mënyrë që të kuptonte mekanizmin e ndarjes. Por Saimir Kodra iu përgjigj se i dhimbseshin shumë 10 mijë eurot që do të shpenzoheshin vetëm për të gjetur një emër, pasi as nuk kishte se ku t?i gjente.
Artan Lame u shpreh se ka vendosur disa kushte për ALUIZNI-n, si përshembull vendosja e drejtorive në presion për të ruajtur një ritëm të caktuar për legalizimet.
?Rregullimi numër një dhe më i rëndësishmi është heqja e kontaktit të punonjësve me qytetarët. Kjo luftë e jona në përballje me fenomenin duhet të shtohet edhe më tepër në raport me mandatin e kaluar. Për shkak se pjesa e mjaltit të legalizimeve, pra pjesa që bëhej shpejt dhe mund ta merrje medaljen shpejt e kollaj, pak a shumë ka mbaruar. Vetëm duke qenë bashkë mund ta çojmë përpara procesin. Na ndihmoni që ta bëjmë bashkë, por jo si roja që nxorrët?.
Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t e përmbylli duke thënë se përdori emisionin ?Stop? për të tërhequr vëmendjen për fenomenin e legalizimit dhe mitmarrjes dhe theskoi se është mirë të përdoresh për gjëra të tilla. Por moderatori i emisionit ?Stop? i tha se edhe ata e përdorën për të nxjerrë një kamera të fshehtë dhe e falenderoi për prezencën e tij.
Një tjetër korrier droge bie në prangat e policisë italiane....
Ndërsa Kryesia e Kuvendit të Kosovës në takimin që ka mbajtu...
Ceremonia e çmimeve Razzies ka publikuar atë që quhet lista ...
Netflix ka humbur dhjetëra e miliona dollarë për shkak të Ke...
I angazhuar në zgjidhjen sa më parë të çështjes së emrit të ...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika kryemad...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Teksa ka vijuar komentimin e vijueshmërisë politike të LIBRA...
Sytë më janë përlotur, fiks katër vite më parë, ku disa ish ...
Një punonjës i policisë kufitare në Gjirokastër është plagos...
E ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, bashkëtheme...
Monika Kryemadhi e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, është s...
Avokati dhe njëherë kryetar i PArtisë Ligj dhe Drejtësi, Spa...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Vëllezërit e Klement Balilit kanë paditur Policinë e Shtetit...
Bashkëthemeluesja e partisë LIBRA, tashmë e përjashtuar, Mim...
“Bashkëpunimi me LSI-në apo çdo grupacion, është jetike për ...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Ish-deputetja e Partisë Socialiste dhe bashkëthemeluesja e L...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë intervistës për Ora News...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...