Skenarët e Erion Veliajt në protestën për Zvërnecin
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Lulzim Bashës po i grihen shojet e kundrave, teksa rend nëpër Shqipëri për të kuturisur një protestë kundër qeverisë, tanimë të fiksuar për datën 27 janar. Në kushtrim, mes toneve religjioze e kërcënimit hallakatet edhe Monika Kryemadhi, kryetarja çizmehazdisur e LSI-së për të buisur mendimet e qytetarëve me vrer e shkulme kundër Edi Ramës. PD, forca opozitare kryesore e vendit, me këtë akt po bën përpjekjen e parë serioze për t?u ringritur pas humbjes së 25 qershorit.
LSI, gjithashtu, për t?u distancuar nga qeverisja e pandërprerë tetëvjeçare. Lulzim Basha po tenton të ndryshojë statusin e tij duke dalë nga qoshja ku mbrohet me synimin për të kundërsulmuar. Copëza bisedash nga dosja e ?Habilajve? e cila e bëri ?petë? Saimir Tahirin ish-superministrin e ekzekutivit rilindas, lubrifikuan tezën e mekur të verës se në zgjedhje paraja e kanabisit ka ndikuar ndjeshëm. Kjo dosje sa skandaloze, aq e turpshme dhe sjellja penguese e maxhorances ndaj heqjes së imunitetit për deputetin Tahiri, ka fermentuar retoriken opozitare të këtyre muajve.
Zgjedhja e njëanshme në një klimë tensioni e Kryeprokurores së Përgjithshme kanë rënduar komunikimin politik në vend, duke shtuar akuzat për kapje të institucioneve kryesore në vend nga Kryeministri dhe përdorim të tyre për ?të mbyllur aferat?. Kryeakuzat, me të cilat shoqëria po ndillet në përballjen e 27 janarit, janë ato të ambalazhuara bereqetshëm me dështimet e qeverisë, korrupsionin, trafikun, varfërinë, krimin, arrogancën, emigracionin e tjerë.
Tema këto të vërteta e aktuale, që pothuaj nuk ndryshojnë kurrë për asnjë opozitë, prej shumë vitesh. Ato mbesin probleme të pazgjidhura, përtej kahjes politike të mandateve. Një demonstrim i fortë civil e demokratik për këtë gjendje është i dobishëm për të gjithë. Ai i bën mirë edhe qeverisë, e cila duhet të shohë nga dritaret edhe fytyrat e murrëtyera të hallexhinjve të shumtë të kësaj republike që nuk vishen firmato dhe nuk e njohin profumin, me pak vullnet për t?i kuptuar përtej faktit se po i mobilizon opozita. Dëshpërimi i tyre ekziston i manipuluar ose jo politikisht.
Batutat tingëllonjëse ?shqip ?shqup? i shkaktojnë buzëqeshje vesh më vesh gajretliut Arben Ahmetajt, e veç kaq. Rrëfimet socrealiste plot patos të ëmbël të Manastirliut, pozat prej fotomodeleje të brengosur të Etilda Gjonajt para kamerave mallëngjejnë vetëm Kryeministrin. Premtimet si rrëke shiu të Xhafës për ta futur dreqin në shishe, thyejnë vetëm shishet një pas një! Heshtja e përjetshme si kapak ari e Senida Mesit i gëzon shkodranët më shumë se fjalimet e Romeos dhe buzëqeshjet e qashtra të Lolit të Lulit.
Këshillat atërore të Erjon Veliajt për të mbjellë ullinj në mëngjes, për të mos pëgërë nën urë si dhe për të ngrënë kos në darkë e pastaj për të veshur papuçe mallëngjejnë gjyshet tek thurin me shtiza. Pikëllimi hijerëndë i Erjon Braçes, që mban verë mbi shpinë dhe pi ujë, qyfyret patriotike me karar si hudhra në qofte të Pandeli Majkos nga Ukraina, kuvendimet bukolike të Niko Peleshit me bujqit, qetë dhe bletët, melankolia e zgjatur në shikimin e Kumbaros që edukimi nëpërmjet leximit s?e kthen në udhë të mbarë opozitën, meditimet e dëlira socio-filozofike te Ermonela Felajt, Ferhatit e Gjylametit si dhe dëshira e 32 zëvendesministrave për të takuar një herë në jetën e tyre Kryeministrin, nuk mjaftojnë aq sa njerëzia të gëzohet dhe të besojë se ?Shqipëria që duam? kjo qenka e tëra dhe e bëra dhe më e mirë s?ka ç?na duhet.
Në fakt, Shqipëria e bashkëkohësisë është një vend ku gënjehet shumë dhe besohet pak. I forti të mbyll gojën e i dobëti gëzon veç të drejtën që të mos ankohet. Si një vend që nuk e përgënjeshtron kurrë për asnjë çast thënien që, pushteti të korrupton, ndërsa pushteti absolut të korrupton në mënyrë absolute, ku zhvatësi ta përplas në fytyrë zhvatjen në një- qind mënyra, një vend ku gënjen pushteti dhe po kaq me patos opozita fotografohet në çdo pikëprerje.
Një vend ku vjedh, kush mundet dhe i ndershmi shihet si qyqar e budalla. Një vend ku karriera projektohet duke ëndërruar hajdutërinë dhe gëzimet që pikojnë prej saj. Magjitë dhe metamorfozat alternohen me shpejtësi, sepse kopuku bëhet bimbash dhe bimbashi deputet dhe deputeti një moralist që ndan të mirën nga e keqja. Këndej, pëllitja e gomarëve ofrohet për simfoni të Bethovenit. Në vitin jubilar, në nder të tij, Heroi Kombëtar Skënderbeu prozhmohet në varr e thirret ?qafir?!
Por ky është vendi ynë, të cilin siç thotë një shkrimtar, duhet ta duam edhe kur na vret. Në këtë kontekst, mbetet enigmë fjalimi i Lulzim Bashës, person që, për 11 vjet në lule të moshës, ka pasur pushtet të madh ekzekutiv e për pesë të tjera është shef i opozitës. Ai është kandidati hije për Kryeministër. Ai ka të drejtë të lëshojë shumë akuza kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Nuk bie në tepri kur i kujton kapjen e institucioneve, kanabisin, Tahirin, kryebashkiakët tribalë, koncesionet, papunësinë, katandisjen e rendit publik e shumëçka tjetër, por kaq nuk i mjafton.
Lulzim Basha ka nevojë të rishpikë Lulzim Bashën. Luli që njohim duhet të bëhet ish-Luli. Edhe Sauli u bë Pal në moshë madhore. Ai duhet të tejkalojë vetveten në disa gjera themelore e karakteriale. Njerëzve të zakonshëm, te mbështetja e të cilëve projekton postin e dëshiruar, duhet t?u lypë ndjesë për trobosatjen e shpresave e sidomos për mënyrën si i ka përfaqësuar. Falje duhet të kërkojë për kauzat e tradhtuara prej tij pas çadrës dhe drynit të ?Republikës së re?.
Falje të thërrasë për arsyet personale që e çuan te gjymtimet, prerjet dhe vragat që i ka shkaktuar PD-së dhe puçrrat që i ka mbivendosur! Falje që lejoji triumfin e banalitetit, këtë flamë që nuk i shqitet. Ai duhet t?u kërkojë falje për mungesën e koherencës dhe identitetit politik të këtyre viteve që ai është kryetar. Të kërkosh falje, nuk është dobësi. Ta përdorësh atë për të kaluar lumin, është poshtërsi. Budallenj s?ka shumë në xhiro këso kohe. Ai duhet të thërrasë derisa të ngjiret, tani jam një tjetër?
Besomëni! Basha i ka konsumuar stinët e fjalimeve të bukura, tani i duhet të hyjë në stinën e akteve të vërteta. Më 27 janar një mundësi e ka. Nëse nuk e bën, kot i mundon njerëzit e ngratë nga anë e anës. Ata, si zor se do vinin deri në Tiranë për të dëshmuar sa demokratike dhe e përkujdesur është qeveria e Edi Ramës për mbarëvajtjen e demonstratave kundër saj. Një urim mbetet? ai, që nga 27 janari opozita të japë shenja jete, përtej gënjeshtrave dhe të vërtetave që bart. Ajo i duhet vendit. Populli e do opozitën vetëm në momentin kur ajo është më e besueshme se qeveria. Është martesë me interes.
Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka bërë një paralajmërim pak ...
Artistja shqiptare me famë botërore ka drejtuar një mesazh s...
Një test për Covid-19 nga Laboratorët Abbott, i cili nxjerr ...
Covid-19 vijon të infektojë në drejtorinë e policisë së Elba...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu se bashkua me k...
Është ndarë nga jeta në moshën 72 vjeçare, Thimio Kondi.Mëso...
Sot në orën 20:00 ka startuar në “Air Albania”, përballja me...
Drejtori i RTSH Korça, gazetari Muharrem Meko mësohet se ësh...
Sot disa media po raportojnë se moderatori Arian Çani, një n...
Publikohet një dokument i panjohur arkivor i nxjerrë nga Ark...
Platforma Digitalb është në një rënie të lirë, teksa dështim...
Që prej datës 12 gusht, një familje shqiptare në Greqi ka ng...
Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër personi në Shqipëri...
Për shkak se Foti Cici, njëherë moti klerik orthodhoks në Ka...
Para një viti hyri në fuqi në Gjermani ligji për kthimin e r...
29 vjecarja nga Tropoja, Ajlin Alfredaj ka sjellë në jetë 7 ...
Nga Dashnor KaloçiPublikohet një dokument të panjohur arkivo...
Disa muaj pasi është shëruar nga Covid-19, deputeti Adriatik...
Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot Teodor Kekon, që nga të...
Deputeti i PS-së, Edmond Leka është infektuar nga Covid-19.M...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...