Protesta e 46 kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Ka një dëshpërim të tepruar dhe të papërligjur për dorëheqjen e papritur të Ben Blushit. Ata që janë të keqardhur po e quajnë atë si një aksion politik të dështuar dhe gati po thonë se kjo është prova më e mirë se ky vend nuk bëhet.
Edhe vetë teksti i Blushit që shoqëronte vendimin i ka ndihmuar ata që të arrijnë në një përfundim të nxituar.
Megjithëse i jap të drejtë në disa aspekte, nuk jam dakord me parashtrimin e tij pesimist, i cili me shumë mundësi është ushqyer nga zhgënjimi prej një pritshmërie jo vetëm personale.
Natyrisht, janë të shumtë edhe ata që janë gëzuar para kohe. I përfytyroj sa të lumtur ndjehen, jo thjesht se kanë hequr qafe një rival apo oponent të bezdisshëm, por mbi të gjitha se mund ta përdorin atë si shembull për të dekurajuar këdo tjetër që mund të mendojë të prishi rehatinë e sulltanatit. Të cilët, pa asnjë diskutim, nuk janë të gjithë nga e majta.
Ndërsa unë mendoj të kundërtën. Që LIBRA është një histori për t’u konsideruar që të besosh më fort se kjo xhungël e egër politike mund të ndryshojë. Dhe se kjo është e vetmja rrugë për të nisur një lëvizje reformatore, që ta ndalë të keqen në këtë vend. Megjithë dilemat, mëdyshjet dhe kufizimet që mund të ketë pasur ajo, si forca më e re politike në Shqipëri.
Sepse ishte e vetme kundër të gjithëve dhe në një kohë fare të shkurtër arriti të jetë parti konkurruese. Pa llogaritur këtu copëtimin e votave nga dinosaurët e komisioneve të numurimit. Por nuk po i futem fare asaj llogarie.
Nuk dua ta quaj sukses, që të ruaj sensin e realizmit, por arritje sigurisht që po. Me plot gojën madje.
Natyrisht ikja, qoftë edhe e përkohshme, e Blushit nga politika nuk është një lajm i mirë për këtë shoqëri. Por si çdo e keqe që nuk vjen vetëm për keq, ajo mund të shërbejë edhe si moment reflektimi për këdo, për të parë më mirë se ku jemi katandisur.
LIBRA ishte përpjekja e parë serioze për të goditur drejtpërdrejt sistemin tonë të kalbur politik dhe jam shumë i sigurt që nuk do të jetë e fundit.
Sipas meje, ajo meriton respekt dhe vlerësim edhe pse nuk arriti të çojë në parlament asnjë deputet. Por ndoshta më mirë, se ky parlament është më domethënës dhe më kuptimplotë pa zërin e Ben Blushit. Sepse është pasqyra më e qartë e kalbëzimit të partive tona kryesore, të cilat sot dallojnë nga njëra-tjetra vetëm nga pozicioni që kanë në raport me tepsinë.
LIBRA ishte një eksperiment i shkurtër për të provuar edhe një herë se liria funksionon edhe në kushte të rënda. /CNA.al
Anjeza Shabani, ish-drejtoresha e kopshtit “Diren” u dënua m...
Jo pak prej pronave të vetëdeklaruara nga gjyqtarët dhe prok...
Në një koment në rrjetet sociale, deputeti demokrat Myslym ...
Pak muaj më parë ai ishte shtruar në spital pas problemeve s...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në faqen e tij në r...
Pas akuzave në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ka reaguar...
Pasi kryeministri Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, E...
Pas bombardimeve një Siri, presidenti i Turqisë, Recep Tayyi...
Ka përfunduar takimi i ditës së dytë ndërmjet dy delegacione...
Ish ministri i jashtëm, historiani Paskal Milo tha në emisio...
Pasditen e sotme ka nisur aksioni dy ditor për pastrimin, re...
Gjykata Administrative e Tiranës ka pranuar padinë e kreut t...
Hoyt Brian Yee, zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për çës...
Një sulm terrorist ka ndodhur në një hotel ndërkombëtar në K...
Lëvizja Socialiste për Integrim, sekti më i korruptuar i pol...
Një i ri nga Tepelena ka rënë në prangat e policisë kufitare...
Vendimet e gabuara të gjykatave shqiptare të rrëzuara nga Gj...
Një nga destinacionet e para të vizitës së Presidentit serbm...
Sipas juristit Çlirim Gjata, emërimi i Arta Markut në krye t...
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integri...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...