web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia holandeze kapitullon para kriminelëve shqiptarë ndërsa persekuton fëmijë të pafajshëm shqiptarë

17 Janar 2018, 18:39, Aktualitet CNA

Bandat e strukturuara kriminale shqiptare shpesh me mbështetje politike në Shqipëri gjithnjë e më shumë po bëjnë ligjin në Amsterdam dhe në porte të tjera holandeze. Organet ligjzbatuese holandeze dhe politikanët holandëezë nga kryeminsitri te Ahmad Aboutaleb, kryebashkiaku maroken i Rotterdamit tashmë e kanë humbur betejën me kriminelët shqiptarë. Malavita shqiptare po konsolidon ?cifligjet? e veta në Holandë përsa i përket, furmizimit në sasi të mëdha të tregut holandez me kanabis cilësor ?Made in Albania?. Po ashtu në konkurencë me politikanët shqiptarë, që e sjellin  kokainën me kuintalë direkt në Durrës nga Amerika Latine, bandat shqiptare në Amsterdam dhe Rotterdam megjithë përpjekjet e policisë, doganës dhe rojes bregdetare holandeze, tashmë kanë konsoliduar pozitat e veta në ?importimin? me kuintalë të kokainës. Banda të tjera shqiptare ofrojnë infrastrukturën e nevojshme për të dërguar në Angli klandestinë me det (me tragete, me anije tip Ro-Ro, me jahte e me motorskafë) e me ajër (me avionë ultra të lehtë). Polica holandeze përgjithsisht ka dështuar suksesshëm në neutralizmin e të tilla grupeve të strukturuara kriminale.

Policia holandeze e gjendur nën presionin e partisë së ekstreemit të djathtë të liderit Geert Ëilders për të luftuar këtë valë krimi si dhe presionin e të huajve ilegalë e pa dokumentacion në tokën holandeze, po godet familjet shqiptare, që nuk kanë asnjë lidhje me bandat kriminale shqiptare.

Fati i familjes Kadrija

Familja Kadrija ka që në vitin 2011, që jeton në Holandë dhe ka kërkuar në përputhje me ligjin holandez azil. Gjithcka po shkonte mirë për familjen Kadrija, derisa pas vitit 2013 mijëra e mijëra shqiptarë shpresëhumbur ia mësynë Holandës për azil. Policia holandeze pas 7 vjetësh ia mohoi këkrkesën për azil kësaj familje. Në orën 7 të mëngjesit të së hënës 15 janar 2017 një furgon dhe dy vetura policie mbërritën në banesën e familjes Kadrija. Ata nuk u lanë kohë as të paketonin sendet personale, por futën në makina babi Arbenin, nën Linditën dhe tre fëmijët e familjes: Klejdis 11 vjec, Kejda 9 vjec dhe Sara 3 vjec. Familja u dërgua në një qendër pritje afër Amsterdamit derisa te dëbohen për në Shqipëri. Banorët e qytezës së Oudernaarde-s, u mobilizuan në mbrojtje të familjes shqiptare. Ata shprehen se kjo familje ka vite, që banon në qytezën tonë dhe nuk na ka sjellë absolutisht as edhe një shqetësim. Familja është plotësisht e integruar në komunitet dhe të dy prindërit punojnë në cfarëdolloj pune, që u ofrohet. Banorët holandezë të qytezës me makinat e tyre cdo ditë udhëtojnë 140 Km. për t?i dërguar në shkollën e qytezës fëmijët e familjes Kadrija, nga qendra e tranzitimit të personave, që dëbohen nga Holanda. Banorët kanë nënshkruar një peticion në përkrahje të familjes shqiptare dhe njëkohësisht kanë vënë në lëvizje deputetin e zonës për të mundësuar mosdëbimin e kësaj familjeje.

Në janar 2018 po përsëritet historia si në 25 shkurt 1941. Atëhere ishte kampi Westerbork tani kemi Kampin Saint-Gillis-Waas. Atëhere kishte NSB sot fatkeqësisht ka polici holandeze si ajo, që i ra për pjesë familjes Kadrija. Atëhere fatmirësisht kishte edhe Utrechtse Kindercomite, ndërsa sot ka holandezë banorë të qytezës Oudernaardse, që mendojnë për fatin e fëmijve të familjes Kadrija. Sot holandezët krenohen me Utrechtse Kindercomite dhe me Verzetskruis, neser Holanda do krenohet me banorët e Oudernaardse-s dhe do turpërohet me veprimet e policisë holandeze, që paaftësinë e saj për të neutralizuar malavitën shqiptare kërkon ta mbulojë me trimërinë e treguar kundra 3 fëmijve shqiptarë dhe prindërve të tyre. /Gjergj Thanasi/CNA.al





Lajmet e fundit nga