web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Gjergji Thimio shpërthen në akuza në emër të ikonave shqiptare

15 Janar 2018, 17:40, Aktualitet CNA

Gjergji Thimio, mbledhësi i ikonave i cili është akuzuar për përvetësim të ikonave të cilat janë pasuri kombëtare, ka dhënë një intervistë për portalin korçalajm.com.

Në intervistën e tij, Thimio shprehet se ikonat i ka trashëgim nga i ati, dhe asnjë prej tyre nuk është përvetësuar pa të drejtë, për çka shprehet se ka të gjitha dokumentet që vërtetojnë fjalën e tij.

Ai shprehet se pasurinë e tij private dhe me vlerë kombëtare, e ka të vërtetuar me dokumentet ë mbledhura prej 15 vjetësh, dhe se vjedhja e ikonave që iu bë atij është një humbje jo vetëm për familjen e tij por për të gjithë pasurinë kombëtare.

Më tej Thimio u shpreh se ka pasur tentativa nga ata që ai i quan si sllavo-grekë-orthodhoksë, dhe është tentuar që muzeu të ngrihet në Zaroshkë, me anë të dy agjentëve serb duke i premtuar atij 3 mijë metër katrorë tokë, dhe një investim prej 600 mijë dollarë nga një grup serbësh në Ausrali, dhe se duhet të bënin një lidhje mes familjes së tij dhe origjinës sllave, gjë të cilën ai tha se e ka denoncuar. Ai hodhi akuza edhe ndaj qarqeve ekstremiste greke, ku tha se kishte bërë takim me një prift të lartë grek, Kristo Dulos, ku i ishte premtuar që të gjithë fondin do ta çonin në Greqi, kundrejt një shume prej më shumë se 200 milionë dhrami, një pashaporte greke, një pensioni të përjetshëm dhe se për së gjalli do të gëzonte që emrin e tij ta mbante një rrugë në Athinë. Thimio shprehet se edhe këtë rast e ka denoncuar tek shërbimi Informativ.

Thimio u shpreh se gjatë ekspozitave ka pasur mbështetje edhe nga ish-kryeministri Fatos Nano e të tjerë, por më pas ndryshoi.

Ai shpërtheu ndaj Kryeministrit, ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit dhe ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, lidhur me akuzat ndaj tij që e quajnë si trafikant të ikonave.

Thimio tha: “Një njeri i që bën 23 ekspozita në 23 vjet të sponsorizuara nga shteti nuk mund të dalë trafikant brenda një minute, se përse i shkrepi Kryeministrit a ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, apo Mirela Kumaros, se sot dihet dhe koha e vërtetoi se kush janë trafikantët e vërtetë.”, ndërsa shtoi se ka pasur vazhdimisht ndërhyrje nga qarqe të huaja për të përvetësuar ikonat.

Ai hodhi akuza të forta ndaj Koço Kokëdhimës, se ai kishte filluar të tentonte t’i merrte ikonat dhe i kishte ofruar herë pas herë shuma parash për ikonat e tij, sidomos për një ikonë të Onufrit. Për këtë arsye ai tha se është bërë edhe operacioni, vetëm për të marrë ikonat.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:





17:05 Aktualitet

Rinis seanca plenare

Ka rinisur seanca plenare pas një ndërprerje disa minutashe....

Lajmet e fundit nga